“Bir izgjedhur dhe ipërkushtuar i Kishës…”
Në datën 16 janar u bënë 15 vjet që u nda nga ne i paharruari profesor Beduli. Është një boshllëk që ndiejmë në zemrat tona, por në radhë të parë që ndien Kisha jonë, për të cilën ai dha një
kontribut të shquar gjatë gjithë jetës së tij. Në këtë përvjetor duam ta kujtojmë me fjalët e Kryepiskopit Anastas, që e përshkruajnë më së miri figurën dhe ndihmesën e tij të palodhur.
Nga fjala përkujtimore e Kryepiskopit Anastas në ceremoninë e përmortshme
“Lum ai njeri që duron ngasje; sepse pasi të provohet, do të marrë kurorën e jetës, të cilën ua ka prem- tuar Zoti atyre që e duan” (Jak. 1:12). Mes provash të mundimshme jetoi Dhimitër Beduli, të cilit sot i themi lamtumirë. Duroi ngasje, u provua, mori kurorën e jetës, të cilën Perë- ndia u premtoi atyre që e duan.
Para së gjithash, ishte njeri me besim të patundur dhe përkushtim të thellë te Krishti. Që nga mosha e tij rinore vendosi t’i përkushtohej Kishës. Në vitet e provës së madhe, të persekutimit të frikshëm, besimi
i tij jo vetëm që rezistoi, por u bë edhe më i ndritshëm, porsi floriri në fonderi. Sapo lindi liria e besimit,
shpalli me gjithë fuqinë e shpirtit të tij sigurinë, se Krishti është shpresa edhe për Shqipërinë. “Edhe në ec-
sha në luginën e hijes së vdekjes, nga asnjë e keqe s’do të kem frikë, se ti me mua je” (Ps. 22:4).
Këto vargje, të cilat ai psalte në mënyrë melodioze në Kishë, përcaktonin sjelljen e tij dhe e mbështesnin në udhën e tij të vështirë. Besimin e tij të thellë, të kthjellët dhe të fortë e përcillte, gjithashtu, me predikimin e tij në këtë kishë, me fjalën e shkruar, por edhe kur heshtte, me shembu- llin e tij. Me gjithë jetën e tij, rreza- tonte besimin e mirëfilltë që e karakterizonte …