EmailFacebookKontakt

Pritje në Kryepiskopatën e Shenjtë në të Kremten e Krishtlindjeve

Pritje në Kryepiskopatën e Shenjtë
në të Kremten e Krishtlindjeve

Me rastin e Krishtlind- jes, në paraditen e datës 25 Dhjetor, në selinë e Kryepi- skopatës së Shenjtë, erdhën për të uruar Komunitetin Or- thodhoks dhe Kryepisko- pin Anastas drejtues të ko- muniteteve fetare, autorite- tet më të larta shtetërore dhe politikanë, përfaqësues di- plomatikë, personalitete të njohura, besimtarë ortho- dhoksë etj.

Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, i shoqëruar nga zonja Teuta Topi, u prit nga Kryepiskopi Anastas, me të cilin shkëmbyen uri- me të ngrohta… Duke u lar- guar z. Topi u shpreh: “Një festë shumë e bukur sikurse është Festa e Krishtlindje- ve! Një festë që të inspiron më shumë paqe, më shumë dashuri, më shumë harmo- ni. Por dëshiroj që në të njëj- tën kohë të përshëndes të gjithë popullin shqiptar, i cili në shekuj ka ditur të ushqejë me shumë respekt e dashuri atë që është ndoshta ele- menti më i vyer i shoqërisë sonë – harmoninë fetare!”

Kryeministri, z. Sali Berisha, së bashku me bash- këshorten, znj. Liri Berisha, u pritën nga Kryepiskopi Anastas. Z. Berisha shprehu vlerësime maksimale për punën e bërë nga Kisha Orthodhokse dhe për veprën e Kryepiskopit Anastas, të cilën e quajti historike. Krye- ministri tha: “Do të doja t’Ju shpreh vlerësimin tim të madh për veprën tuaj të ja- shtëzakonshme dhe për kon- tributin tuaj historik dhe të bashkëpunëtorëve tuaj në rigjallërimin e vlerave tona shpirtërore, të cilat janë krej- tësisht hyjnore, por njëkohë- sisht edhe vlera njerëzore”.

Së bashku me bashkë- shorten erdhi në Kryepi- skopatë për të uruar besim- tarët orthodhoksë edhe kry- etari i opozitës z. Edi Rama,

i cili u shpreh se “Krishtli- ndjet^ sjellin mesazhin e dashurisë dhe të forcës që dashuria jep për të përba- lluar të gjitha vështirësitë.” Kryepiskopatën e She- njtë e vizituan edhe Kryeta- rja e Parlamentit, znj. Jozefi- na Topalli, ish-Zëvendëskrye- ministri, z. Ilir Meta, Ministri i Jashtëm z. Haxhina- sto, Ministri i Kulturës, z. Xhaferri, Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Dho- ri Kule dhe i atij Politeknik, prof. Jorgaq Kaçani, politi- kanë të njohur, diplomatë, personalitete të tjera shtetë- rore dhe të jetës publike etj.

Korresp. i “Ngjallja”