Të rinj orthodhoksë kryejnë vizita te njerëzit në nevojë
Është bërë tashmë traditë që nën kujdesin Imzot
Anastasit të organizohen vizita të tilla nëpër burgje,
azile, familje në nevojë, për të ndarë me ta dhe lehtë-
suar disi momentet e vështira që kalojnë, duke u dhënë
atyre kurajë dhe shpresë për një rehabilitim sa më të
shpejtë.
Joan Meni
Në kuadër të festave të fundvitit, të rinj ortho-
dhoksë në bashkëpunim me organizatorë të Lidhjes
së Grave Orthodhokse të Tiranës, organizuan vizita në-
për azile, në shtëpi besimtarësh që jetojnë të vetmuar
dhe në burgje.
Më 18 dhjetor, vizitat e para u bënë në 2 azile, të
grave dhe të burrave.
Më 24 dhjetor në mbrëmje disa studentë ortho-
dhoksë, në vazhdim të vizitave dhe përhapjes së
mesazhit të ardhjes së Krishtlindjes (kolendrave) që
kishin organizuar më 23 dhjetor, vizituan edhe disa fa-
milje të krishtera që ndodheshin në vështirësi dhe të
vetmuar. Me këngët e Krishtlindjes ata përcollën dhe
ndanë me ta dashuri, momente gëzimi dhe shprese.
Më 29 dhjetor organizuan vizita në Institutin e
Riedukimit (në burgun 325) në Tiranë. Në këtë burg
vuajnë dënimin rreth 90 burra e 60 gra. Nën drejtimin
e atë Viktor Bërdufit u kryen vizita në burgun e burrave
dhe të grave. Gjatë kësaj vizite u organizua kokteil
dhe këngë me mesazhin e Krishtlindjes.