Fillon restaurimi i shumëpritur i kishës së Shën e Premtes
në fshatin Çetë të Kavajës
VLERAT E MONUMENTIT
Kisha e Shën e Premtes në fshatin Çetë të Kavajës është një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë së Mesme. Shumë besimtarë orthodhoksë në Kavajë, Durrës dhe më gjerë e njohin këtë kishë me rëndësi të madhe shpirtërore, si dhe vend pelegrinazhi.
Por ndërsa për rindërtimin e kishës kemi të dhëna të sakta, për ndërtimin fillestar të saj nuk ekziston ndonjë e dhënë dokumentare. A. Meksi, duke u bazuar në tiparet arkitektonike të kishës dhe në analogji me monumente të tjera, e daton kishën e Shën e Premtes në Çetë të Kavajës në fundin e shekullit XIII (A. Meksi, “Kishat e Shqi- përisë së Mesme e të Veriut”, Monumentet 1, 1984, fq. 105-107).
Piktura murale, e cila vesh gjithë interierin e kishës, e realizuar nga faza të hershme deri në faza të vona, ruan vlera të larta artistike, ndërsa ikonostasi me dru të gdhendur cekët dhe me ngjyrë ari e ngjyra të tjera, dhe në tërësi me një pamje që krijon harmoni me pjesën tjetër të interierit, përmbante ikona të mjeshtrit të njohur të shekullit XVIII, Konstandin Shpatarakut.
Gjatë viteve 1977-1988 janë kryer disa ndër- hyrje restauruese nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, si në arkitekturë, ashtu dhe në pikturën murale. Por si rezultat i një periudhe të gjatë kohore, që nga ndërhyrjet e fundit e deri më sot, pa mirëmbajtjet e nevojshme, mo- numenti ka pësuar dëmtime, të cilat kanë prekur elementet konstruktive të tij dhe, si pasojë, edhe pikturën murale.
Duke konsideruar në mënyrë të veçantë vlerat e monumentit dhe gjendjen e tij, Kryepi- skopi Anastas kërkoi nga Bërthama e Trashëgi- misë Kulturore realizimin e një projekti restauri- mi dhe shpëtimi. Këtë projekt e përshpejtoi dhe një zjarr i rënë në mënyrë të pashpjegueshme, i
cili më shumë se të tjerat dëmtoi çatinë dhe afres- kun në pjesën veriperëndimore të kishës.
NDËRHYRJET KONSOLIDUESE
Ndërhyrje për shëndoshjen e
konstruksionit ekzistues.
Gjendja statike relativisht e mirë e ndërtesës të imponon ndërmarrjen e ndërhyrjeve të për- mbajtura, për të shmangur dëmtimet e shkaktua- ra deri më sot. Këto ndërhyrje do të konsistojnë kryesisht në ndërhyrje lokale, tashmë të njohura dhe të zbatuara gjerësisht në praktikën restauru- ese, siç janë qepjet, injektimet, fugatimet dhe ri- ndërtimet e pjesëve të degraduara.
Qepjet. Qepjet e çarjeve të mëdha, mbi 2 cm, do të realizohen me material të njëjtë me atë ek- zistues, duke hequr gurët e dëmtuar dhe duke i zëvendësuar ata me gurë të rinj
Fugatimet. Fugatimet do të jenë të kufizua- ra dhe vetëm në ato pjesë të muraturës, ku llaçi është krejtësisht i degraduar.
Injektimet. Injektimet do të shoqërojnë krye- sisht qepjet e muraturës, në mënyrë që të kri- johet një lidhje e qëndrueshme e materialit të ri, gurëve dhe llaçit, me materialet ekzistuese.
Ndërhyrje përforcuese. Vendosja e tiranta- ve të reja çelik inoksidabël nikelkrom.
Rikonstruksioni i çatisë. Mbulesa e çati- së me tjegulla vendi është krejtësisht e dëmtuar. Si rrjedhim reshjet e shiut depërtojnë në interie- rin e kishës, duke shkaktuar dëmtime serioze në konstruksionin e çatisë, si dhe lagien e pikturës murale.
Rikonstruksioni i çatisë do të konsistojë në:
Zbulimin nga tjegullat dhe pastrimin e ha- pësirës nën to. Mbas zbulimit nga tjegullat dhe mbeturinat do të bëhet kontrolli i gjendjes së
konstruksionit të çatisë, petavrave dhe kapria- tave.
Do të zëvendësohen elementet e degraduara të konstruksionit të çatisë, si dhe mbulesa me tjegulla. Mbi petavra do të shtrohet letër katra- mat 3 mm dhe mbi të do të shtrohen tjegullat të fiksuara me llaç në të gjithë sipërfaqen e çatisë, si ullukët, ashtu dhe kapakët.
Drenazhimi. Eliminimi i lagështisë nga kapilariteti do të arrihet me ndërtimin e drenazhit gjatë gjithë gjatësisë së mureve perimetralë, i cili do të ketë kuotën fundore 30-50 cm nën kuotën e dyshemesë së kishës.
Ndërhyrje të karakterit morfologjik. Plo- tësimi dhe, vende-vende, ripërtëritja e kornizës ekzistuese do të realizohet me pllaka guri gjatë gjithë perimetrit të muraturës.
Punime pastrimi. Muraturat, sidomos ajo perëndimore, do të pastrohen nga llaçi dhe bojërat e mbetura nga ndërtimet e mëvonshme. Pastrimi do të bëhet në mënyrë mekanike me dorë.
Vendosje dyersh e dritaresh. Dyert e dri- taret ekzistuese janë dëmtuar me kalimin e ko- hës. Ato do të zëvendësohen me të reja.
Punime rindërtimi. Hajati do të rindërtohet dhe do të përsërisë pak a shumë formulimin e dikurshëm, d.m.th. do të ndërtohet me lëndë druri, kolonat dhe trarët dhe do të mbulohet me tjegulla.
Fondi i akorduar nga Kryepiskopi Anastas për këto ndërhyrje është 4,250,000 lekë.
Me këtë ndërhyrje të plotë restauruese ky monument shpëtohet nga degradimi dhe i shtohet listës së gjatë të monumenteve të restauruara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Përgatiti Ark. Rest.
Gentian Stratobërdha