Traditë e veçantë e Ujit të Bekuar
në Mitropolinë e Korçës
Uji i Bekuar u festua edhe në Mitropolinë e Korçës me bukurinë dhe madhështinë e ceremonive që shoqërojnë këtë ditë. Me qindra be- simtarë morën pjesë më 6 Janar. Shërbesa e Mëngjesores filloi në orën 730, duke vazhduar me Liturgjinë Hyjnore dhe më tej me Shërbesën e Ujit të Bekuar. Shërbesat u krye- suan nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Pas përfundimit të shërbesa- ve, sipas një tradite të vjetër të kësaj zone, u zhvillua ankandi i ikonave. Çdo besimtar, në mënyrë simbolike merr një ikonë për një periudhë 40-
ditore dhe më pas e rikthen atë në kishë. Hedhja e Kryqit në ujë ishte një bekim për të gjithë besimtarët, disa prej të cilëve sfiduan edhe ujë- rat e ftohta për ta kapur atë. Pas kë- saj ceremonie, klerikët e Korçës u shpërndanë nëpër fshatrat për të kryer këtë ceremoni edhe te banorët e këtyre zonave.
Rreth orës 1200, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mbërriti Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani. I gjithë populli orthodhoks, me ikona në duar, kishte dalë në breg të liqenit. Imzot Joani hodhi kryqin nga lindja e liqenit dhe disa djem, pavarësisht
temperaturës së ulët u krodhën në ujë për të kapur kryqin. I riu 18 vjeçar, Nikolla Petrit Gjika, kapi kryqin dhe u pasi e puthi u drejtua për tek Mitropoliti për të marrë bekimin, ndërsa i gjithë populli këndoi tropa- rin: “Sa u pagëzuam me Krishtin, me Krishtin u veshëm…”.
Besimtarët uruan njëri-tjetrin për këtë ditë kaq të bekuar, që Pe- rëndia i ka falur popullit të tij. Si bekim të kësaj dite besimtarët mo- rën me vete me shumë shpresëtari dhuratën e veçantë të kësaj dite, ujin e bekuar për bekim në familjet e tyre.
Atë Ilia Kotnani, Vasil Jovan