E kremtja e Theofanisë në Berat
Herët në mëngjes, në Kishën katedrale filloi Shërbesa e Mëngje- sit dhe më pas Liturgjia Hyjnore e drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati. Në fund të me- shës u krye Shërbesa e “Bekimit të madh të Ujit”. Pas saj qindra be- simtarë, me në krye Mitropolitin dhe klerikët, u drejtuan për tek ura e Goricës. Aty ishin mbledhur mijë- ra vetë edhe të besimeve të tjera, siç është bërë traditë tashmë, të cilët ishin vendosur përgjatë dy anëve të lumit.
Si gjithmonë, pavarësisht nga temperaturat e ulëta, një grup të rinjsh u hodhën në ujërat e ftohta të
Osumit, për të kapur kryqin. Pastaj ata, sipas traditës, shkuan shtëpi më shtëpi në pjesën më të madhe të qytetit, duke çuar kryqin dhe be- kimin e kësaj dite dhe duke këndu- ar përlëshoren e festës “Në Jordan kur pagëzoheshe, o Zot…”.
Korresp. i “Ngjallja”