Marrëveshja ndërmjet Këshillit
të Ministrave
dhe Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
Nga Hirësi Andoni, Episkop i Krujës
(Mbajtur në Asamblenë Kleriko-Laike, më 3-4 dhjetor 2010,
në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit, Durrës)
Situata fillestare
Marrëveshja e nënshkruar ndër- mjet KM dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, më 24 tetor 2008, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, nga i ngarku- ari i qeverisë, ministri i Kulturës, Tu- rizmit, Rinisë dhe Sporteve në prani të Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, si dhe Kryepiskopit të Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit, mbetet një ngjarje e rë- ndësishme në historinë moderne të Kishës sonë.
Ajo vjen pas një mungese të gja- të ligjore e juridike në lidhje me Ko- munitetet Fetare në Shqipëri, ku shteti shqiptar nuk kishte përcak- tuar, për një kohë relativisht të gjatë, një status të veçantë për organiza- tat fetare. Edhe pse kishin kaluar dhjetë vjet nga hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nëntor të vitit 1998, e cila përcaktonte në nenin 10 në paragrafin 5 të saj se: “Marrëdhë- niet ndërmjet shtetit dhe bashkë- sive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndër- mjet përfaqësuesve të tyre dhe Kë- shillit të Ministrave. Këto marrë- veshje ratifikohen në Kuvend.”, si dhe me gjithë gatishmërinë dhe kërkesat e vazhdueshme të komu- niteteve fetare për përmbushjen e këtij detyrimi, një gjë e tillë u bë e mundur vetëm pas 17 vjet demokraci dhe pas 10 vjetësh, nga mira- timi i kushtetutës.
Për hartimin e marrëveshjes u ngrit një grup pune nga ana e qe- verisë, të cilët hartuan dhe draftin parë, që për hir të së vërtetës kishte problematikat e tij, të cilat u nego- ciuan nga ana e grupit të punës së Kishës sonë, ku kontribut të rëndë- sishëm kanë dhënë në radhë të
parë vetë Kryepiskopi Anastas, si dhe Mitropoliti Joan, avokati Stefan Komino e persona të tjerë spe- cialistë e dashamirës të ndryshëm. Pas negociatave të gjata e të lodh- shme, shpeshherë në mungesë të dashamirësisë dhe mirëkuptimit nga pala e grupit të punës qeveritar, përfundimisht u arrit hartimi i një marrëveshje të pranueshme e të kënaqshme për të dy palët.
Çështjet themelore që
trajton Marrëveshja
Përveç faktit që përmendëm më sipër, në lidhje me detyrimin ku- shtetues të nënshkrimit të Marrëve- shjes ndërmjet shtetit dhe komuni- teteve fetare, ose siç shprehet në kushtetutë bashkësive fetare, për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kjo Marrëveshje i jep asaj pas gati 18 vjetësh statusin e ligjshëm të personit juridik, e për më tepër të një organizate e ba- shkësie fetare. Kjo fakt ka një rë- ndësi të madhe për Kishën tonë, pasi ligjërisht ajo është tashmë e njohur dhe e mbrojtur nga ligjet dhe shteti demokratik si një entitet ligjor, juridik e fetar, së cilës i ga- rantohen të gjitha të drejtat civile e ligjore, si dhe i jepet mundësia e or- ganizmit dhe përcaktimit të saj si- pas parimit të lirisë, pavarësisë dhe të vetëvendosjes.
Marrëveshja është kompozuar në gjashtë kapituj kryesorë e në 25 nene. Në parim ajo shërben si rre- gullator i marrëdhënieve dhe ba- shkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy palëve. Që në nenin e dytë të saj, marrëveshja bën fjalë për Sta- tutin e Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, ku prej aty del kuptimi i vetë këtij organizmi siç përcakton neni 1 i këtij Statuti: “Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë, që ka si themelues dhe Krye të saj Zotin dhe Perë- ndinë tonë Jisu Krisht, është institucion hyjnor si prania dhe shfaqja në vend e Një Kishe të Shenjtë, Katholike dhe Apostoli- ke, e bashkuar në mënyrë të pa- ndashme me Patriarkanën Eku- menike, me të gjitha Kishat simo- tra Autoqefale dhe ruan të palu- ajtshme burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë, si dhe Kanonet e She- njta apostolike e sinodike.” Kjo në vetvete ka rëndësinë e saj, pasi Kisha Orthodhokse nuk mund të trajtohet thjesht si një organizëm i pavarur civil, ose si një shoqatë humanitare apo jofitimprurëse, por si një organizëm fetar, me theme- lues e mision hyjnor në një vend konkret.
Marrëveshja, nën frymën e Ku- shtetutës dhe të konventave ndër- kombëtare mbi të drejtat e njeriut, garanton lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit, njohjen e personit juridik të Kishës Orthodhokse dhe të or- ganizmave e strukturave të theme- luara prej saj. Ajo garanton paprek- shmërinë e institucioneve të kultit dhe njohjen vetëm të personave për- faqësues të Kishës, të autorizuar nga Sinodi i Shenjtë i saj, duke e siguruar atë nga çdo person ose grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, simbolet ose vulën e saj, duke iu referuar njëkohësisht edhe Kanoneve dhe Traditës së Shenjtë të Kishës Orthodhokse (shih nenet 3,5,7). Shteti shqiptar njeh kështu si person juridik Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë dhe të gjitha veprimet e mëpar- shme të deriatëhershme të kryera prej saj (neni 7/1), një cilësim ky shu- më i rëndësishëm për të kuptuar njohjen që shteti i bën të gjitha ve-
primeve për ringritjen dhe riorgani- zimin e Kishës, si dhe të gjithë ve- prës ndërtuese të ndërmarrë prej saj gjatë këtyre 18 viteve. Në bazë të Marrëveshjes gjithsesi, statusi i Kishës dhe organizmave të saj ësh- të ai i personit juridik jofitimprurës.
Me rinjohjen dhe rikonfirmimin e saj Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë regjistrohet tashmë si e tillë me vendim të Gjy- katës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke paraqitur pranë saj vetëm kër- kesën nga Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë si dhe të Statutit të saj. Në ndry- shim nga organizata të tjera që regjistrohen asaj nuk iu kërkua Akti i Themelimit për arsye të shpjegu- ara më lart (neni 8). Tashmë Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë është njohur nga kjo gjykatë me vendim të saj të datës 20 mars 2009, ku njëkohësisht është depozi- tuar dhe miratuar edhe Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë miratuar me vendim të Sinodit të Shenjtë, më 6 nëntor 2006, të pranuar njëzëri më parë nga Asambleja Kleriko-Laike këtu në Manastirin e Shën Vlashit në Durrës. Tashmë, Kisha jonë ligjë- risht ka dhe funksionon në bazë të Statutit të saj të ri, i cili është tre- gues i frymës gjithëpërfshirëse dhe të pavarur e për më tepër bazuar në normat dhe Kononet e Kishës Or- thodhokse. Referimet për statute të mëparshme si dhe të vlefshmë- risë së tyre, tashmë janë të pabaza e për më tepër të kota, ato me kohë e kishin humbur funksionin e tyre de jure dhe de facto.
Pavarësia e Kishës Orthodho- kse Autoqefale të Shqipërisë pas- qyrohet dhe garantohet qartë në ma- rrëveshje përmes neneve 10 dhe 11, (vijon në faqen 14)
Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave
dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
(vijon nga faqja 13) ku asaj i garantohet pavarësia në organizim, veprimtari dhe administrim si dhe në zgjedhjen dhe përfaqësimin e saj në bazë të rregullave dhe Statutit të saj. Gjithashtu, përcaktohetqartë se Kisha zgjedh kreun e saj sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në Statutin e saj, ku më pas ajo vetëm njofton Komitetin Shtetë- ror të Kulteve për zgjedhjen e tij, strukturë përfa- qësuese kjo e shtetit në marrëdhënie me Komu- nitetet Fetare.
Një çështje me interes që trajton Marrëve- shja është dhe ajo ekonomike e financiare. Tash- më me ligj shteti ka mundësi, ashtu siç edhe ka filluar të zbatohet për këtë vit, të bëjë financimin e Komuniteteve Fetare financiarisht dhe mate- rialisht. Me Vendim të Këshillit të Ministrave mbi financimin nga buxheti i shtetit, më 15.05.2009, siç parashikonte edhe marrëveshja, Kishës i jepet nga fondi i shtetit subvencion për një pjesë të pagave të administratës dhe të ar- simtarëve të institucioneve të saj. Në të njëjtën kohë, Kishës i garantohet pavarësia në administri- min e buxhetit të saj financiar (neni 12 & 13).
Një pikë tjetër e rëndësishme, edhe pse deri diku modeste, është përjashtimi i Kishës nga të gjitha llojet e taksave, por jo nga tatimet dhe tarifat (neni 15). Këto përjashtime përfshijnë rastet e subvencioneve financiare ndaj saj, ndër- timit të objekteve të reja, si dhe taksës së tra- shëgimisë dhe kalimit të pasurisë. Njëkohësisht, përjashtohen nga detyrimi i derdhjes së kon- tributeve për sigurimin shoqëror e shëndetësor misionarët e huaj që shërbejnë pranë Kishës Orthodhokse. Ndërkohë, marrëveshja hap rrugë për një trajtim të diferencuar të nivelit të pagave, për efekt të kontributeve shoqërore e shëndetë- sore dhe tatimit mbi të ardhurat të personelit të saj. Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe përcak- timi i përjashtimit nga paraqitja e bilancit kontabël vjetor për një sërë organizmash të Kishës me karakter fetar e bamirës.
Në fushën e arsimit (neni 17), siç përme- ndëm edhe më sipër, Kishës i jepet liri e plotë për ngritjen e strukturave për edukim dhe arsi- mim në të gjitha nivelet, si dhe njohjen e vlef- shmërisë së dokumenteve të lëshuara prej tyre. Këtu bëjnë pjesë edhe shkollat fetare, ku për nivelin e lartë universitar të tyre janë duke u bërë përpjekje për përfshirjen edhe të kësaj dege krahas atyre të tjerave. Në kuadrin e propaga- ndistikës dhe të komunikimit me masën Kishës i sigurohet e drejta e përdorimit të mediave të të gjitha formave, si dhe të ngritjes së struktu- rave të saj për komunikimin publik (neni 20).
Një çështje tjetër e rëndësishme që trajton Marrëveshja është edhe ajo e pronës dhe e
objekteve të kultit (neni 22,23). Shteti angazho- het në kthimin dhe kompensimin e të gjitha pronave si dhe me përparësi e objekteve të kul- tit, duke cilësuar edhe rëndësinë shpirtërore e kulturore që përmbajnë ato për këtë komunitet. Këtu gjithashtu bëhet fjalë edhe për kthimin e shumë pasurive të konfiskuara prej saj në kohën e regjimit komunist. Kishës i jepet mundësi që të drejtën e pronësisë vetëm për objektet e kultit ta sigurojë edhe përmes dokumenteve arkivore, jo vetëm ato kadastralë ose të hipotekuar, duke përjashtuar pronat e tjera, si truall, tokë arë, ku- llotë ose pyll. Njëkohësisht, bëhet fjalë për kthi- min e të gjitha objekteve monumente të kulturës të Kishës Orthodhokse, gjë që mbetet për t’u ndje- kur në të ardhmen, me gjithë vështirësitë dhe përgjegjësitë që përmban një operacion i tillë.
Disa konkluzione
Nga sa pamë më lart, Marrëveshja siguron një bazë të mirë dhe të rëndësishme ligjore e juridike në rinjohjen dhe konfirmimin e personit juridik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe të të gjitha veprimeve e akteve të mëparshme të ndërmarra prej saj.
Njëkohësisht, Kisha Orthodhokse Autoqe- fale e Shqipërisë iu dha mundësia e regjistrimit si person juridik përmes vendimit të Gjykatës së Rrethit, Tiranë në të cilën u paraqit dhe u njoh zyrtarisht edhe ligjërisht Statuti i ri i saj i vitit 2006, i cili vë themele të sigurta në mbarështimin dhe përparimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Gjithashtu, Marrëveshja garanton pavarësinë e plotë të Kishës, si dhe të drejtën e vetë admi- nistrimit, zgjedhjes dhe përfaqësimit të saj për- mes të zgjedhurve në bazë të rregullave, kanone- ve dhe statutit të saj. Njëkohësisht, ajo rrit garan- citë nga ndërhyrjet dhe abuzimet e personave të mundshëm që venë në dyshim ose mund të keq- përdorin emrin, autoritetin dhe pavarësinë e saj.
Gjithashtu, rëndësi kanë edhe nenet që në tërësi i japin Kishës mundësinë e kontributit në jetën shoqërore në Shqipëri, kjo përmes ngritjes së institucioneve të saj në arsim, shëndetësi, ekonomi, zhvillim e bamirësi. Ajo gjithashtu gë- zon të drejtën e plotë të pavarësisë në menaxhi- min e burimeve të saj ekonomike, qofshin këto të brendshme apo të jashtme.
Kështu, Marrëveshja bën një hap pozitiv edhe në çështjen e ndjeshme dhe ende të pazgji- dhur të pronës, duke dhënë mundësinë e kthimit të objekteve dhe monumenteve, si dhe të mate- rialeve të konfiskuara nga regjimi komunist. Gjithashtu është mirëpritur edhe kontributi fi- nanciar që shteti ka filluar të japë ndaj Kishës, si shenjë e mirëkuptimit dhe kontributit ndaj
dëmeve dhe padrejtësive që i janë bërë asaj për vite me radhë.
Duke përfunduar do të thosha se ajo që mbetet për t’u ndjekur nga afër është implementimi në vazhdim i Marrëveshjes në disa pika të rë- ndësishme të saj, siç është ajo e pronës, për të cilën presim të bëhet më shumë dhe nga ana e strukturave qeveritare dhe nga krahu tjetër kërkohet më tepër angazhim e punë nga ana jonë për të arritur këto objektiva.
3 dhjetor 2010