Misioni fetar i Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale ndaj shoqërisë është sa i madh dhe sublim. Por, që ky mision të kryhet siç duhet, kërkon: njerëz të aftë e të pajisur me një kultu- rë të shëndoshë fetaro-enciklopedike; një kler, që nuk do të kufizohet vetëm në kryerjen e shër- besave fetare, por do të bëhet ndriçues dhe udhë- rrëfyes i besimtarëve për vepra të mira dobipru- rëse; lexues dhe përhapës të të vërtetave feta- ro-morale, e pra detyra këto që janë themeli i shoqërisë sonë njerëzore.
Kisha jonë Orthodhokse, që në vitin 1929 e ndjeu nevojën e domosdoshme për formim të njerëzve të tillë, prandaj në programin e vet cak- toi çeljen e një seminari, që do t’i përgatiste asaj personelin e nevojshëm e të aftë për plotë- simin e misionit të saj të shenjtë.
Ajo e realizoi këtë më 1930, duke e çelur shkollën e parë në Durrës, i cili një vit më vo- në u vendos në Tiranë, ku vazhdoi aktivitetin e saj deri në fund të vitit 1944.
Ngritja e saj, për atë kohë nuk ishte dhe aq e lehtë për Kishën tonë, sepse kërkonte një përgatitje të gjithanshme administrative, përvojë në hartimin e programit apo në organizim, gjetjen mësuesve e ambienteve….etj., pa mënjanuar këtu faktorin ekonomik, buxhetin për funksio- nimin dhe vazhdimin e saj, një problem kryesor dhe delikat.
Në atë kohë “Kryesia i Kishës i adresoi Qeverisë Mbretnore lutjen për përkrahjen shtetërore në themelimin sa më shpejt të seminarit ” dhe ndërkohë vazhdoi edhe për- pjekjet brenda vetes e më tej. Në deklaratën e shpallur prej saj, më 15 nëntor 1930, shënohet: “….aprovoi propozimin e Kryesisë që të fillo- jë sa më parë veprimi i Seminarit të një re- ndi ; për vitin e ardhshëm u vendos të me- rren masat e duhura për plotësimin e tij….”. Kështu pra, fillimisht u hap në Durrës një kurs i shpejtë për përgatitjen e disa priftërinjve, ku mësimet zhvilloheshin sipas një programi të caktuar. Por, po më 1930, pak kohë pas kursit u ngrit dhe seminari i rregullt 4-vjeçar. Pra viti 1930 shënohet si koha e fillimit të shkollës së parë teologjike-hieratike të Kishës sonë, Semi- narit Kombëtar Orthodhoks, i cili më vonë mori emrin “Apostull Pavli”.
Hapjes së tij i bëri jehonë edhe shtypi i kohës, i cili lartësonte rolin e tij dhe jepte të dhëna të organizimit e funksionimit. Me kalimin e kohës, shkollës iu rrit vlera, u konsoliduan programet dhe u përsos organizimi. Reforma kryesore në ri- strukturimin e Seminarit u arrit në vitet 1934-35 kur ndryshoi organizimi dhe u shtuan lëndë dhe orë për të kulturuar më mirë seminaristët, në mënyrë që të ishin më të denjë në realizimin e detyrave që i prisnin.
Një kontribut të madh në ecurinë e sukses-
shme të tij dhanë klerikët e lartë e të nderuar: Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi, teologët Dhimitër Përmeti (drejtor i parë, deri më 1934) dhe Dhimitër Beduli (drejtor nga viti 1935 e deri sa u mbyll seminari, në fund të vitit 1944), Epi- skop Irineu, Prof. Sotir Papakristo e mjaft peda- gogë të tjerë të nderuar të asaj kohe.
Po kështu Kisha jonë hapi në vitin 1937 në Korçë dhe seminarin tjetër me emrin “Jovan Banka”, i cili funksionoi deri më 1941.
Pas vitit 1944, pushteti i pasluftës i ardhur në fuqi, me forma presioni nga më të ndryshmet, detyroi që Kisha jonë të mos mbajë më hapur seminare e të mos japë mësime feje. Ky regjim ateist arriti deri aty sa më 1967 të suprimojë tërë institucionet fetare e të ndalojë hapur fenë në vend.
Por me ardhjen e demokracisë, si dhe kontributin e veçantë të Kryepiskopit Anastas, më 1992 u hap, përsëri në Durrës, Seminari i Kishës Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Kjo shkollë, në vitin shkollor 1998-99, u ngrit në nivelin e një shkolle të lartë dhe u emërtua Akademia Teologjike. Sot pra në këtë Akademi përgatiten për Kishën tonë Orthodhokse, nje- rëzit, të cilët po formojnë grupin e intelektualëve, teologëve dhe klerin e zot e të aftë për të ndriçu- ar besimtarët tanë e për t’u forcuar atyre ndje- njat fetare orthodhokse.
Kristofor Beduli