Deklaratë e Rinisë Orthodhokse të Tiranës
kundër akuzave dhe shpifjeve ndaj Kishës
dhe Kryepiskopit Anastas
Ne, të rinjtë orthodhoksë të Tiranës, shprehim soli- darizimin tonë në mbrojtje të Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe Kryepiskopit Anastas, duke kundërshtuar sulmet dashakeqe dhe akuzat e pa- vërteta që janë publikuar ditët e fundit në media.
Habitemi se si disa nje- rëz publikë që na kanë më- suar historinë e vendit tonë, shfaqen kaq sipërfaqësorë me realitetin e këtyre 20 viteve të Kishës Orthodho- kse, duke u përpjekur të he- dhin baltë mbi Kryebariun tonë shpirtëror që përcjell dashuri, paqe dhe na frymë- zon në çdo veprimtari. Për- pjekja për të nëpërkëmbur emrin dhe personalitetin e Kryepeshkopit Anastas dhe Kishës në përgjithësi, është një akt i shëmtuar dhe i dë- shtuar që jo vetëm na zhgë- njen, por na kujton të kalua- rën e hidhur komuniste dhe ateiste, e cila censuronte li- rinë dhe të vërtetën.
Ne jemi dëshmitarë okularë të ringritjes së Ki- shës dhe zhvillimit të jashtë- zakonshëm të saj, e njohim, duke e përjetuar nga afër ndihmën dhe kontributin shumë të çmuar të Kryepi- skopit, i cili i ka qëndruar pranë në çdo moment ko- munitetit dhe veçanërisht rinisë orthodhokse.
Ndonëse mes shumë sfidave dhe vështirësive, Ai na ka dhënë mundësi të organizojmë aktivitete në qendrat rinore në të katër cepat e Shqipërisë, ka dhë- në kontributin e tij shpirtë- ror dhe financiar në aktivi-
tete të larmishme dhe ve- primtari shpirtërore, sociale, edukative, kulturore, sportive etj, të cilat nuk i kemi parë dhe nuk i kemi provuar në mjediset e tjera. Ai na ka dhënë mundësi të njohim më shumë besimin, Krishtin dhe njëri-tjetrin, na ka më- suar të ndihmojmë të varfrit dhe të kryejmë vepra bami- rëse, të vizitojmë të sëmurët dhe të burgosurit, të japim dashuri aty ku ajo nuk ek- ziston…Vepra dhe puna e Tij janë një model i pakraha- sueshëm për të ardhmen e Kishës dhe për ne brezin e ri.
Në fund të kësaj dekla- rate, ne kërkojmë të ndalet fushata e akuzave dhe shpi- fjeve dhe shprehim gatish- mërinë të dëshmojmë të vërtetën dhe ta mbrojmë atë, në emër të dashurisë për Perëndinë dhe njerëzit që e përfaqësojnë atë me dinjitet.
Rinia Orthodhokse e Tiranës, nëntor 2010