EmailFacebookKontakt

Gazeta “Mapo” shtrembëron realitetin

Besimtarët e klerikët e enorisë së Ka- vajës, të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u shqetësuan dhe u indinjuan nga një artikull i botuar në gazetën “MAPO”, të datës 9 dhjetor 2010, që flet për gjetjen e disa eshtrave në kufirin e pronës së ma- nastirit të Shën e Premtes, në fshatin Çetë.

Që në faqen e parë të gazetës, nisej me titullin “Dhunim i ri varresh, Kisha Ortodokse nën hetim”. Një deformim total i së vërtetës. Së pari: jo vetëm klerikët e famullisë së Kavajës, por edhe gjithë banorët e fshatit dhe banorët e qytetit të Kavajës që vizitojnë manastirin e Shën e Premtes, e dinë se në pronën e saj rreth kishës nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë varr. Duhet që gazetarët të thonë se ku i kanë parë dhe ku i kanë gjetur këto varre! Së dyti, kalohet në shpifje kur thuhet se “Kisha Ortodokse nën hetim”. Po të ishin intere- suar në organet kompetente do të kishin mësuar të vërtetën, e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruhet.

Në kufirin jugor të pronës së manastirit, ku kalon një rrugë fshati dhe ka një skar- patë, po bëheshin disa punime për ta mbroj- tur nga rrëshqitja e dheut. Gjatë tyre u gje- tën nga punëtorët në thellësi disa eshtra. Menjëherë pas kësaj u informuan organet

shtetërore, të cilat erdhën për të bërë shqyr- timet e rastit. Nga ana jonë u tha në këto organe, se nuk dimë se kujt i përkasin, pasi në këtë vend, por edhe në gjithë pronën e manastirit nuk ka asnjë shenjë varri apo varreze. Për këtë gjë autoritetet shtetërore po bëjnë kërkimet dhe analizat përkatëse për të parë se kujt i përkasin këto eshtra dhe kur janë vendosur aty. Përfundimisht këto eshtra janë mbledhur nga ana jonë dhe janë vendosur brenda në kishë, pasi kemi bërë dhe një lutje përkatëse, deri sa autoritetet shtetërore të na thonë se çfarë do të bëjmë me to. Kjo është e gjithë e vërteta.

Nëse nga gazetari do kishte dashur të mësohej e vërteta, ne kemi qenë gjith- monë të gatshëm dhe të hapur dhe nuk do të shkruheshim gjëra kaq të pavërteta, madje tendencioze, që na fyejnë ne si kle- rikë, por edhe gjithë Komunitetin Ortho- dhoks.

Nuk kemi parë ndonjë reagim për të kërkuar ndjesë nga ana e gazetës edhe pasi e vërteta u bë e qartë për të gjithë.

Klerikët e enorisë, Kavajë atë Petro Thanasi, atë Kristo

Sharko, atë Jani Tereziu