Kryeredaktorit të GAZETA SHQIPTARE
Protestë
Të mërkurën, më 17 nëntor 2010, në mjediset e Hotel
Tirana International Bashkia e Tiranës paraqiti projektin
për një muze të bashkëjetesës fetare. Në ketë takim mo-
rën pjesë dhe përshëndetën edhe përfaqësuesit e të katër
Komuniteteve Fetare tradicionale. Vumë re me keqardhje
se në gazetën tuaj të datës 18 nëntor, në shkrimin përkatës,
nga gazetarja Ermelinda Hoxhaj ishte bërë një paraqitje
e deformuar e veprimtarisë. Në asnjë rresht të tij nuk
përmendej pjesëmarrja dhe përshëndetja e përfaqësuesit
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa
Komunitetet e tjera Fetare jo vetëm përmendeshin, por në
tri kolona të veçanta ishin vendosur emrat, funksionet, si
dhe citime nga përshëndetjet e tyre. Edhe më i çuditshëm
e tendencioz ishte përcaktimi i priftit katolik Dom Gjergj
Meta si përfaqësues edhe i Komunitetit Orthodhoks!
Kjo mënyrë paraqitjeje dhe diskriminimi e njërit nga
Komunitetet Fetare tradicionale cenon harmoninë dhe
barazinë fetare, për të cilën vendi ynë krenohet e për të
cilën flitet nga të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, si edhe
nga gazeta juaj, siç ishte edhe qëllimi i aktivitetit në fjalë.
Gjithashtu, mendojmë se, kjo mënyrë paraqitjeje nuk pas-
qyron standardet e një media korrekte, të lirë, të emanci-
puar dhe të pavarur që pretendon të pasqyrojë frymën
dhe kulturën evropiane në Shqipëri.
Mbetemi me shpresën se gabime të tilla nuk do të
përsëriten më në të ardhmen.
Tiranë, 25. 11. 2010
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë