Krishti lindet, lavdërojeni! Krishti vjen nga qiejt, shkoni ta takoni. Krishti është në tokë, ngrihuni. Gjithë bota, këndojini Zotit. Le të ngazëllohen qiejt dhe le të gëzohet toka. Errësira kaloi dhe u bë drita. Njerëzit që rrinin në errësirë le të shohin dritën e madhërishme të njohurisë së plotë. Ai që ishte pa trup, u trupëzua. Biri i Perëndisë u bë Biri i njeriut. Jisu Krishti i njëjtë dje, sot dhe përjetë.(*)
Le të flasim në festivalin që quhet Lindja e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Këtë kremtojmë sot, ardhjen e Perëndisë te njerëzimi, që njerëzimi të mund të kthehet te Perëndia. Le të heqim natyrën e vjetër, që të mund të veshim të renë. Le të vdesim tek Adami, që të jetojmë në Krishtin. Le të lindemi me Krishtin, si dhe të kryqëzohemi dhe varrosemi me Të, që të mund të ngjallemi me Të. Sepse ai që është i pasur, bëhet i varfër. Ai merr varfërinë e trupit tim, që unë të marr pasuritë e Hyjnisë së Tij, sepse Ai zbraz vetveten, nga lavdia e Tij për një kohë të shkurtër, që unë të mund të marr pjesë në plotësinë e Tij.
(*) Nga Homelia e Shën Grigor Theologut për Krishtlindjet