Ditën e parë, 11 tetor, në aeroportin e Tbilisit ose Tiflis (kryeqytetit të Gjeorgjisë), delegacioni i Kishës sonë u prit nga vetë Patriarku Ilia me një grup mitropolitësh dhe klerikësh të tjerë gjeorgjianë, të shoqëruar edhe nga kanalet televizive ku edhe bënë përshëndetjet dhe intervistat e rastit.
Më pas u bë pritja në selinë e Patriarkanës, në prani të delegacioneve të Kishave Orthodhokse Autoqefale, ku të dy primatët shprehën gëzimin e madh për këtë vizitë të parë zyrtare të Kishës së Shqipërisë në Kishën e Gjeorgjisë, për pjesëmarrjen në këtë përvjetor historik të Kishës së Gjeorgjisë duke folur në vazhdim për të dy Kishat në fjalë, duke prezan- tuar dhe vlerësuarjetën, veprimtarinë, përpjekjet e punës dhe udhëheqjes
së primatëve përkatës në drejtimin e kishave përkatëse dhe fjalët lavdë- ruese ndaj tyre etj. Patriarku theksoi ndër të tjera: “Sot për herë të parë viziton Gjeorgjinë Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë Anastasi, i cili është figurë shumë e njohur kudo, Atë e njohin në Orthodhoksi e më gjerë, e njohim si figurë shumë aktive dhe njeri me formim të madh… Dimë që Kisha e Shqipërisë u sprovua egërsisht, dimë që nuk gjetët asgjë në të, por dimë që keni bërë vepër të madhe dhe keni ofruar shumë, si në Kishën tuaj lokale ashtu edhe botërisht në Kishën Orthodhokse… Ju urojmë jetë të gjatë, sepse keni akoma për të ofruar shumë… Perëndia të bekojë Kishën e Shqipërisë dhe vendin tuaj
Shqipërinë”. Kryepiskopi Anastas theksoi ndër të tjera: “Me shumë nga- zëllim dhe emocion ndodhemi sot në Gjeorgjinë heroike që për 2000 vjet jeton misterin e Ekonomisë Hyjnore në Krishtin nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë… Ju falënderojmë për ndjesitë tuaja të dashura e vëllazërore ndaj nesh dhe Kishës së Shqipërisë… Me shumë mburrje në Zotin ndjekim përpjekjen, durimin dhe përparimin krijues të popullit gjeorgjian dhe admi- rojmë gjallërinë e mbështetjen që i jep Kisha e Shenjtë e Gjeorgjisë popullit të saj edhe në situatat e vështira… Ashtu si edhe ju e përmendët
Kisha e Shqipërisë upersekutua totalisht nga regjimi komunist… por, me ndihmën e Perëndisë arriti të ngrihet më këmbë krah Kishave të tjera… Gëzohemi Fortlumturi dhe vëlla i shenjtë që me ecurinë dhe veprën tuaj lutjesore i keni dhënë një tjetër ton jetës së popullit… Jemi të sigurt që populli juaj shpresëtar me talandat e shumta që i ka dhënë Perëndia do të vazhdojë ecurinë tij krijuese në të gjitha fushat e jetës dhe do kontri- buojë në rrezatimin e Orthodhoksisë në të gjithë botën…”
Ditën e dytë, 12 tetor, Kryepiskopi Anastas mori pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar me rastin e 1000-vjetorit të ndërtimit të katedra- les historike të Svetitskhovelit, në Universitetin e Patriarkanës “Apostull Andrea i Parëthirruri”. Ky simpozium u ndërthur me vlerësimin drejtuar Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë Anastas, me dhënien e titullit “DoktorNderi”. Pas fjalës lavdëruese drejtuar Kryepiskopit Anastas, si udhëheqës shpirtëror që ringjalli Kishën e Shqipërisë, që ka ofruar edhe ofron shumë në organizimin dhe veprimtarinë e gjerë sociale e arsimore të saj, dhe njëkohësisht si figurë shkencore e njohur botërisht nga shumë universitete, titulli i nderit iu dorëzua Fortlumturisë së Tij nga Kryetari i
Këshillit Akademik të Universitetit z. S. Vardosanidze, me motivacionin “Për veprimtari arsimore e shkencore dhe kontributin e jashtëzakonshëm në sistemin arsimor teologjik”, shoqëruar edhe me simbolin “Luani i artë”.
Më pas Kryepiskopi mbajti përpara trupit akademik, të ftuarve dhe studentëve referatin e tij shkencor “Vlerat shpirtërore të Evropës dhe përgjegjësia e të krishterëve”. Në fund Kryepiskopi Anastas i dhuroi universitetit disa libra të tij.
Kjo ditë u mbyll me mbrëmjen festive që u organizua në mjediset e Parlamentit për nder të delegacioneve të Kishave Orthodhokse nga Kryetari Parlamentit të Gjeorgjisë z. David Bakradze, ku ishin të ftuar deputetë dhe trupi diplomatik në vend. Edhe këtu u prezantua vizita zyrtare e Kryepiskopit të Shqipërisë z. Anastas, ringjallja e Kishës së Shqipërisë. Në vazhdim edhe Kryepiskopi përshëndeti të gjithë të pranishmit.
Dita e tretë, 13 tetor, delegacioni i kryesuar nga Kryepiskopi vizitoi Muzeun e Artit dhe Thesareve të Gjeorgjisë, si dhe Qendrën Kombëtare të Dorëshkrimeve. Këtu Kryepiskopit iu dhuruan edhe dy vëllime studi- more (përgatitur nga një grup studiuesish) të gjuhës së lashtë albane të Kaukzait (me shkrim gjeorgjian), që doli në pah nga studimi i një kodiku të plotë, dorëshkrim, i gjetur në Malin Sinai të Egjiptit. Më pas vizituam dy kisha historike të rëndësishme të kryeqytetit, Sion dhe Metekhi, e në vazhdim Akademinë Teologjike, në të cilën studiojnë 600 studentë, ku edhe u prit nga pedagogët dhe studentët. Në to e ftuan Kryepiskopin t’u fliste të pranishmëve, ku mes të tjerave prezantoi vitet e vështira ateiste (vijon në faqen 14)
(vijon nga faqja 13)
që kaloi Kisha e Shqipërisë dhe tani
gëzimin e ushtrimit dhe përjetimit
të besimit, dhe duke i uruar të pra-
nishmit “…të ecin në gjurmët e be-
simtarëve, shenjtorëve, udhëheqës-
ve shpirtërorë, etërve e patriarkë-
ve, duke filluar nga shenjtoret gra
si Shën Nina, Shën Thamara e duke
vazhduar deri në ditët e sotme, të
cilët e mbajtën prej shekujsh këtë
shenjtërim, duke shenjtëruar veten,
duke ngritur me shumë durim dhe
vetësakrificë kryqin e tyre dhe je-
tuan e rrezatojnë ngjalljen… Ne
orthodhoksët në shek. XXI kemi
detyrë të dëshmojmë Orthodho-
ksinë ku të mundemi, të gjithë së bashku, sepse jemi Një Kishë, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike si edhe të përçojmë gëzimin e Un- gjillit dhe të jetës ku të mundemi…”. Në këtë zonë ata ruanin mjaft qar- të në kujtesën e tyre edhe martirizi- min për hir të besimit të tyre të kri- shterë orthodhoks të disa mijëra besimtarëve në kohën e pushtimit osman në lumin e madh Mtvari, që përshkon kryeqytetin.
Pasdite programi kishte rezer- vuar një pritje madhështore të të gjitha delegacioneve të Kishave Orthodhokse, të shoqëruar nga Pa- triarku i Gjeorgjisë Ilia, në Ka- tedralen e re madhështore “Trinia e Shenjtë” të sapondërtuar në qe- ndër të kryeqytetit. Mijëra besim- tarë kishin mbushur rrugët dhe sheshet hyrëse të katedrales, jo nga kureshtja, por nga përkushtimi dhe shpresëtaria, nga shprehja e besimit dhe e dashurisë ndaj Patriarkut Ilia, ku shumica e të cilëve ishin të rinj.
Dita e katërt, 14 tetor, shtoi më tepër emocionet dhe gëzimin e të gjithëve, duke kryer Liturgjinë Hyj- nore në katedralen historike 1000- vjeçare, katedralen simbol të kri- shterimit gjeorgjian, katedralen e shumë e shumë mrekullive dhe fro- nëzimeve të patriarkëve dhe krez- mimit të mbretërve gjeorgjianë. Sot do t’i shtohej edhe një tjetërkarak- teristikë historike: do të meshonin së bashku të gjitha delegacionet e Kishave Orthodhokse të botës, në gjuhën e tyre, me përfaqësitë e tyre. Për herë të parë edhe këtu u dëgju- an në shqip thirrjet liturgjike të pri- matit të Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë “O Zot, o Zot, shtjer sy- rin tënd prej qiellit, edhe shiko dhe vizito dhe rregullo këtë vresht që e ka mbjellë dora jote e djathtë”. Pjesëmarrja e besimtarëve ishte e jashtëzakonshme si brenda, ashtu edhe jashtë katedrales, me besim- tarë të ardhur nga të gjitha krahinat e Gjeorgjisë.
Patriarku Ilia në fund të Litur- gjisë prezantoi Kryepiskopin Anastas, si primatin e Kishës së Shqipërisë, e një Kishe motër Orthodhokse, e cila ka ngjashmëri me atë Gjeorgji- ane, sepse vuajti për shumë kohë nën regjimin komunist, duke u rrënu- ar tërësisht dhe tashmë u ngrit nga gërmadhat, duke u ngjallur. Kjo u arrit nën drejtimin e udhëheqësit të tyre, Kryepiskopit Anastas, figurë e njohurjo vetëm në botën kristiane e fetare, por edhe në atë shkencore e universitare. Pas tij foli Kryepi- skopi ynë, i cili shprehu “gëzimin e veçantë që ndiejmë ne të gjithë anëtarët e delegacionit të Kishës
së Shqipërisë, që e vizitojmë për herë të parë Kishën e Gjeorgjisë…, nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë të Kishave Orthodhokse Autoqefale dhe mbështetjes esenciale të tyre si edhe të theksimit të unitetit të Orthodhoksisë dhe dësh- minë e përbashkët në botën e sotme…”. Në vazhdim Kryepiskopi në fjalimin e tij predikoi për ripër- tëritjen e shpresës sonë për të tash- men dhe të ardhmen, si edhe për fuqizimin e sigurisë së prezencës së Krishtit në jetën tonë të përdit- shme. Së fundi ai uroi që “prezenca e vazhdueshme e Krishtit të ngja- llur në jetën dhe veprën tonë le të mbajë gjallë optimizmin tonë për ecurinë e Orthodhoksisë, për të ardhmen e popujve tanë, për të ardhmen e njerëzimit”.
Pasdite u zhvillua një koncert festiv madhështor Gala ku merrnin pjesë të gjithë personalitet e larta të vendit, midis tyre edhe Presidenti Mihail Saakashvil. Më vonë u shtrua një darkë nga Patriarkana dhe Parlamenti për të gjitha dele- gacionet kishtare, për trupin diplo- matik dhe personalitete të jetës shoqërore të vendit.
Dita e pestë, 15 tetor, delega- cioni shqiptar, vizitoi në krahinën Signa manastirin e Bodbes, ku ndodhet edhe varri e trupi i Shën Ninës, e barabartë me apostujt, e cila është ndriçuesja e Gjeorgjisë. Ky manastir motrash është jo larg maleve të Kaukazit. Gjatë gjithë këtyre ditëve delegacioni shoqëro- hej nga Mitropoliti i Zugdidit dhe Caishit, Hirësia e Tij, Gjerasimi, i cili është edhe Përgjegjësi i Depar- tamentit të Marrëdhënieve me ja- shtë të Patriarkanës së Gjeorgjisë.
Me mjaft gëzim, dashuri e miqë- si në Krishtin u mbyll kjo vizitë e bukur dhe e pasur me emocione në Kishën Orthodhokse të Gjeorgjisë, “e cila vazhdon përmes gjithë këty- re shekujve me frymën dhe gëzimin e kryqit dhe të ngjalljes… Kishë e cila ka shumë të vërtetë, shumë bu- kuri dhe shumë dashuri të cilat do të duhet t’i rrezatojë në të gjithë rruzullin” siç theksoi edhe Krye- piskopi në një nga intervistë në kanalin televiziv të Patriarkanës “Ertsulevneba TV”.
Atë Asti