Kryepiskopi gjithë Liturgjinë
e kryen në gjuhën shqipe
– Nga intervista në TV KOHA me Hirësi Andonin,
Episkop i Krujës –
Gazetari – Kemi të ftuar këtu në studio Imzot Andonin, Episkop i Krujës dhe ndihmës i Kryepiskopit Anastas… Do të doja ta filloja me një pyetje pak direkte. Pse duhet që një shtetas me kombësi greke të vendoset në krye të Ki- shës Autoqefale shqiptare? Ky është dhe thelbi në fakt, i debatit të rishfaqur së fundmi në media.
Hirësi Andoni – Në kushte normale nuk kishte pse të ishte Kryepi- skop një person me origjinë joshqip- tare dhe me kombësi jo-shqiptare. Por ne e dimë që fillimet e besimit fetar, pas viteve ‘90 ishin të vështi- ra. Të gjitha komunitetet, jo vetëm komuniteti orthodhoks, u ndodhën përpara një situate tepër dramatike. Të gjithë peshkopët e para viteve ’67 kishin ndërruarjetë. Gjithashtu nga klerikët kishin mbetur pak vetë, shumica ishin në moshë të thyer, që nuk mund të kryenin më shërbesa fetare. Ata që kishin sadopak mu- ndësi u aktivizuan që në shërbesa. Kështu që në këtë situatë, ku ki- shat ishin të gjitha të shkatërruara edhe ato që kishin mbetur si godina ishin tërësisht të amortizuara u desh që të fillohej të bëhej diçka, të paktën të hapeshin. Në këtë situatë tepër të vështirë në mungesë të kle- rit, në mungesë të infrastrukturës vetëkuptueshëm që ishte e pamundur të kishim edhe një kryepiskop, aq më tepër shqiptar.
…Gazetari – Ka qenë edhe Ki- sha Ortodokse Shqiptare në tran- zicion në këtë kohë?
Hirësi Andoni – Po. Sepse siç e thashë, puna për ringritjen e insti- tucionit dhe të organizimit e të struk- turave nuk ishte një punë e lehtë. Perspektiva e ndërtimit të Kishës është që ajo të mbetet Autoqefale.
Gazetari – Që do të thotë?
Hirësi Andoni – Kuptimi i fjalës autoqefale është që të jetë e pava- rur jo vetin në Kryepiskopin që ta ketë të tijin, ta vendosë vetë Kisha, por të jetë e pavarur edhe nga ana ekonomike. Ajo duhet të ketë stru- kturat e saj, të ketë mënyrën për të edukuar, për të rritur klerikët bre-
nda Kishës; të ketë mundësi të ndër- tojë kishat, për një funksion edhe një shërbesë të plotë në të gjitha drejtimet. Kjo është autoqefalia e vërtetë. Ne jemi drejt kësaj rruge. Kisha ka pësuar një zhvillim shumë të madh gjatë këtyre 20 viteve, një transformim të madh, ashtu si e gji- thë shoqëria shqiptare, dhe ky ësh- të një zhvillim i vazhdueshëm.
Gazetari – Cili është roli që ka Kryepiskopi, për të qëndruar në krye të një Kishe?
Hirësi Andoni – Në kuptimin ka- nonik të Kishës Orthodhokse, nuk ka kishë orthodhokse pa peshkop dhe kjo ishte arsyeja që me ringritjen e kishave, me hapjen e besimit u pa e domosdoshme nga ana kanonike ardhja e një peshkopi, i cili do përfa- qësonte këtë grigjë. Peshkopi është shumë i domosdoshëm në drejtimin e një kishe, mungesa e një peshkopi vë në dyshim mungesën e kishës.
Gazetari – Si ka ardhur Krye- piskopi Anastas në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare?
Hirësi Andoni – Në vitet ‘90 kur u lejua besimi, u pa se ishte e nevoj- shme për një udhëheqës. Kështu të krishterët në atë kohë i kërkuan Pa- triarkanës Ekumenike, nga e cila kemi marrë autoqefalinë, që të dërgo- hej një person, përfaqësues i saj për të ndihmuar Kishën Shqiptare. Pa- triarkana zgjodhi një person i cili ki- shte eksperiencën e duhur, kishte ka- pacitetet e duhura intelektuale, por dhe shoqërore e gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për të filluar një vepër ringritëse në Shqipëri.
Gazetari – Cilat janë kriteret që duhet të përmbushë dikush për tu vendosur në krye të një kishe?
Hirësi Andoni – Që dikush të jetë peshkop dhe kryepeshkop, në radhë të parë duhet të jetë nga radha e murgjve. Ai duhet të jetë një person që nuk është i martuar, që ka zgjedhur të jetë murg
Kusht tjetër është formimi i tyre teologjik. Në statutet e Kishës Shqiptare që në vitet ‘29, ‘50 edhe më vonë është përcaktuar që klerikët që do jenë peshkopë duhet të jenë
me formim të lartë teologjik, të ke- në edhe cilësi të tjera, baritore, pi- mantike, ato që parashikojnë edhe kanunet e Kishës. Gjithashtu të ketë edhe përkrahje në popull.
Gazetari – Cilat janë kriteretpra që përmbushi Kryepiskopi Anastas dhe pse u zgjodh pikërisht ai?
Hirësi Andoni – Siç po shpjegoja u zgjodh një person që ka eksperie- ncë në fushën misionare, d.m.th. në ringritjen e kishave. Kryepiskopi Anastas para se të vinte në Shqi- përi, ka qenë për shumë vite në Afrikë. Aty është marrë me organi- zimin e kishave të Afrikës Lindore në Kenia, Uganda, Tanzani. Ka shkuar atje që nga fillimet e tij, kur ai u bë klerik dhe vazhdoi edhe për- para se të vinte në Shqipëri. Krye- piskopi Anastas ka qenë i dërguar nga Patriarkana në këto vende të Afrikës dhe u kërkua që të vinte në Shqipëri, pikërisht se kishte këtë përvojë në ringritjen dhe ristru- kturimin, e cila edhe u vërtetua.
Gazetari – Le të mbetemi pak në përzgjedhjen e tij, si përzgjidhet një Kryepeshkop? Cila është mënyra.
Hirësi Andoni – Në kushte normale, propozohen ata që janë nga radha e murgjve, ata që janë pri- ftërinj të pamartuar… Gjithashtupër t’u bërë Kryepiskop propozohen peshkopë. Në rastin tonë ne nuk kishim të tillë. Kështu që ishim në të tjera kushte. Kryepiskopi në fi- llim erdhi si eksark, do të thotë si i dërguar i Patriarkanës.
Gazetari – Do të thotë që nuk ka pasur një votim për përzgjedhje dhe për qenien e tij në krye të Kishës.
Hirësi Andoni – Në rastin e parë jo, sepse thjesht u kërkua që të vijë një përfaqësues që të shikojë gjen- djen. Misioni i Kryepiskopit në fillim në vitin 1991 ka qenë për të parë si- tuatën e Kishës Shqiptare. Dhe gjatë kësaj periudhe nga viti 91-92 pra
për gjatë gjithë vitit ai ka qenë duke parë situatën, duke raportuar çfarë gjendje ishte Kisha. Siç dihet, gjendja ishte me të vërtetë për të ardhur keq. Më pas ai u mor me ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëri- së. Filluan hirotonisjet e para, dorëzi- met e para të klerikëve, filloi të funk- sionojë Seminari i parë Teologjik për priftërinjtë, që ata të edukohen këtu në Shqipëri. Që mënyra e vetme për të studiuar të mos ishte jashtë vendit. Kë- shtu filloi ringritja e kishave dhe e orga- nizmave të tjerë të Kishës. Kjo ishte për periudhën kur Kryepiskopi ishte në rolin e eksarkut (viti 1991-1992).
Gazetari – Më pas vitit 1992?
Hirësi Andoni – Pas vitit 1992 situata nuk mund të vazhdonte më me një eksark. Për Kishën tonë ishte në dilemë autoqefalia e saj.
Gazetari – Pra, pavarësia e Kishës?
Hirësi Andoni – Pavarësia dhe shpeshherë edhe ekzistenca e saj. Thashë, pa një peshkop ne nuk mund të përfaqësoheshim dot. Ne asnjëherë nuk ishim ftuar në mble- dhjet e Kishave Orthodhokse, për shkak se ne nuk përfaqësoheshim. Kështu në këtë rast u kërkua nga vetë besimtarët e Shqipërisë, që Pa- triarkana të vendosë një përfaqë- sues, i cili do të ishte edhe Kryepi- skopi i Kishës. Ai do ishte, por edhe Sinodi, sepse dhe Kryepiskopi nuk punon vetëm, duhet të ketë edhe anëtarët e Sinodit, siç janë kushtet normale. Sot jemi kthyer në gjen- djen normale.
Gazetari – A ka pasur grup personash që e kanë kundërshtuar ar- dhjen e Kryepiskopit Anastas?
Hirësi Andoni – Një farë incide- nti ka ndodhur në datën 2 gusht të vitit 1992, data ku Kryepiskopi fro- nëzohej. Mbasi mbaron Liturgjia, të cilën ai e drejtonte, në prani të dy për- faqësuesve nga Patriarkana Eku-
(Vijon në faqen 16)
Kryepiskopi gjithë Liturgjinë e kryen në gjuhën shqipe
(vijon nga faqja 15)
menike të shumë klerikëve shqip- tarë dhe shumë besimtarë nga gji- thë vendi. Në këtë ceremoni u krye edhe fronëzimi i tij. Në këtë moment një deputet jo orthodhoks, që udhëhiqte një turmë prej 20 vetash, të cilët kundërshtuan në një formë aspak të respektueshme këtë cere- moni. Shumë besimtarë të prani- shëm dhe klerikë u munduan të qetë- sojnë këta njerëz. Atyre iu tha se kë- tu është kishë, nuk bërtitet dhe as nuk demonstrohet në këtë formë, aq më tepër kur këta njerëz nuk i për- kasin komunitetit orthodhoks dhe kryesorja nukjanë praktikantë ortho- dhoksë. Praktikant, do të thotë një besimtar i rregullt në kishë. Dikush tjetër, që ndoshta as nuk është pa- gëzuar, por edhe kur është pagëzuar, nuk ka ardhur asnjëherë në kishë, ka dallim midis këtyre.
Por ceremonia është përfunduar, sipas rregullave. Madje në Hotel Tirana është bërë një drekë për nder të të ftuarve dhe të pjesëmarrësve.
Gazetari – A ka ende edhe sot e kësaj dite njerëz të cilët me- ndojnë ndryshe drejtimin e kësaj Kishe, dhe për të qenunit e Anastas Janullatosit në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare?
Hirësi Andoni – Nëse dikush e sheh realitetin e Kishës Orthodhokse, pranon që kishat janë të mbushura me besimtarë dhe jo vetëm një ditë. Lavdi Zotit kishat u hapën, njerëzit e të gjitha moshave vijnë. Kjo u bën përshtypje shumë njerëzve që vijnë në Shqipëri. Ata shikojnë se ka edhe shumë fëmijë e të rinj që vijnë në ki- shë. Të gjithë këta janë pjesëtarë ak- tivë të Kishës, të gjithë këta mbësh- tesinjo vetëm Kryepiskopin Anastas dhe klerin e lartë, por edhe klerin e mesëm, edhe klerin e ulët të Kishës Orthodhokse, pa asnjë ekuivok.
Gazetari – Çfarë e pengon sot një, po e themi dikë, një besimtar ose një peshkop që të bëhet kryepeshkop i Kishës Autoqefale Shqiptare, një shtetas shqiptar që të bëhet sot Kryepeshkop i Ki- shës Autoqefale Shqiptare?
Hirësi Andoni – S’e pengon asgjë…
Gazetari – Atëherë pse edhe sot e kësaj dite, kemi ende një njeri
me kombësi greke në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare. A mund të kemi një shqiptar?
Hirësi Andoni – Po, patjetër mund të kemi një shqiptar. Dhe kjo është pavarësia e Kishës, pjekuria e Ki- shës, kur ajo vetë nga njerëzit që ka- në lindur, rritur e banuar në Shqipë- ri do kenë mundësi të drejtojnë Ki- shën. Por pyetja tjetër është që pse është akoma Kryepiskopi Anastas?
Duhet të dimë se në Kishën Ortho- dhokse, Kryepiskopët edhe pesh- kopët nuk zgjidhen 4 ose 5 vjet. Ata duhet të rivotohen nëpërmjet asa- mbleve. Në Kishën Orthodhokse, ashtu siç është dhe në Kishën Ka- tolike, ne kemi hierarki, dhe hierar- kia supozon që ti e ke këtë hir dhe këtë detyrë për gjithë jetën. Priftë- rinjtë edhe në pension mund të vazhdojnë të shërbejnë. Në Kishat Orthodhokse zakonisht nuk ka moshë të përcaktuar pensioni, si rrjedhim peshkopët dhe Kryepisko- pi qëndrojnë në postin e tyre derisa të jenë të aftë ta kryejnë atë.
Gazetari – Deri në ato momente Kryepiskopi Anastas Janullatos do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare?
Hirësi Andoni – Po.
Gazetari – Një çështje që ka ngjallur pak debat është edhe zhvillimi i meshave, të paktën kë- tu në Tiranë. Pse duhet që mesha të zhvillohet kryesisht në gjuhën greke. Dihet se shumë mesha ja- në zhvilluar në gjuhën greke.
Hirësi Andoni – Nuk e di, ku e keni marrë këtë informacion që meshat, sidomos në Shqipëri, edhe në Tiranë aq më tepër, u bëkan në gjuhën greke.
…Gazetari – D.m.th. në qoftë se do të flasim për pjesën që lexohet nga pasazhi që dikush ka për të ndarë në ato momente, është bërë në gjuhën greke.
Hirësi Andoni – Prandaj ka një dallim, dhe ju si gazetar është mirë që të mësoni disa terma pak feta- rë. Kur flasim për kryerjen e me- shës në gjuhën greke, kjo nuk është e saktë. Ajo bëhet në gjuhën shqipe. Edhe sot e kësaj dite që flasim ba- shkë, Kryepiskopi Anastas i kryen meshimet në gjuhën shqipe. Për këtë arsye, shikoni gjithë festat e mëdha, për Pashkë, për Krishtli-
ndje, Kryepiskopi gjithë Liturgjinë dhe gjithë meshën e kryen në gju- hën shqipe.
Gazetari – Është shoqëruar me përkthyes.
Hirësi Andoni – Ai i bën në shqip shërbesat. Kjo konstatohet shumë lehtë. Një të diel të shkoni në kishë kur meshon ai, do ta dëgjoni. Por siç thashë, edhe në festat kryesore, siç janë Pashkë, Krishtlindje, Krye- piskopi Anastas, i kryen shërbesat në gjuhën shqipe. Të vetmen gjë që ai e bën në anglisht, greqisht, etj., ndonjë rast në ndonjë gjuhë tjetër, varet nga të pranishmit që ka. Kjo është ajo që ai e bën në gjuhën e tij. Kur është mundësia ai mesazhet e urimit i ka transmetuar në gjuhën shqipe; Por ajo që është më e rëndësishme, është se Krye- piskopi i bën në gjuhën shqipe Litur- gjitë. Në të gjitha kishat e Shqipëri- së, përveç vendeve ku ka minorite- te, Liturgjia bëhet në gjuhën e tyre.
Gazetari – A është e vërtetë se Kryepiskopi Anastas ka deklaruar se Himara është një tokë greke?
Hirësi Andoni – Nuk është ab- solutisht e vërtetë.
Gazetari – Kryepiskopi Anastas në deklaratën mbi aksidentin e Aristotel Gumas, unë do të citoj një pasazh të deklaratës që kam për- zgjedhur, dhe nëse ju do keni diçka për të shtuar mund ta shto- ni, ka deklaruar (citon deklara- tën e Kryepiskopit…)
Hirësi Andoni – Kryepiskopi u bën thirrje gjithashtu edhe për për- gjegjshmëri, gjakftohtësi, shmangie të akteve të hakmarrjes, investigim për të vërtetën dhe impenjim të drej- tësisë. Kjo është një thirrje që ai i drejtohet edhe personave që kanë dalë në rrugë, të cilët kishin dalë në rrugë që një orë pas ngjarjes, dhe kishin bllokuar rreth 4000 vetë, në një kohë që ishte gusht, mesi i periu- dhës së plazhit. Situata ishte shumë e nderë. Qëlloi që Kryepiskopi u ndodh për një vizitë baritore në zo- nën e minoritetit grek në Shqipëri. Duke qenë pranë tyre, patjetër ai ndiente këtë presion, ndiente nevo- jën për të reaguar dhe për të shpre- hur diçka. E rëndësishme është që Kryepiskopi i drejtohet edhe hima- riotëve, që ata të tregohen gjak- ftohtë, të mos marrin ligjin në duart
e tyre, por nga krahu tjetër, i drejto- het organeve kompetente që të zbardhin situatën, të sqarohet sa më shpejt ajo që ka ndodhur.
Gazetari – Ishte, hera e parë në fakt që dëgjoj Kryepiskopin që pro- noncohet për një ngjarje të tillë.
Hirësi Andoni – Ngjarja ishte e pazakontë, dhe reagimi për këtë arsye ndodhi. Dhe aq më tepër që ndodhej në atë zonë ku ishin greqishtfolës. Dhe duke qenë pranë tyre ndiente këtë angazhim. Madje në këtë periudhë, mbaj mend se kryeministri ka qenë në Himarë dhe reagimi i tij ndaj ngjarjes ka qenë shumë i ashpër. Kryepiskopi Anastas ka folur vazhdimisht për të drejtat e njeriut, dhe më konkre- tisht për të drejtat e shqiptarëve. Në vitet ’93-’94 kur një pjesë e mirë e shqiptarëve ishin në Greqi, në mënyrë të ligjshme, të paligj- shme, qëndronin atje, dhe pati një incident politik, diplomatik midis Shqipërisë edhe Greqisë. Në Greqi pati një fushatë të dëbimit të shqip- tarëve. Kryepiskopi Anastas në radhë të parë ka dënuar frazën e këtij operacioni që u quajt “fshesa”, si një term përbuzës për ata njerëz që shkonin atje nga nevoja. Në me- diat e Greqisë, në artikuj të botuar ato ditë, Kryepiskopi shprehet shu- më qartë për qëndrimin e matur dhe të kujdesshëm që duhet të kenë politika greke, organet kompetente për të gjitha rastet që po flasim. Një herë tjetër shkoi në burgun e Kori- dhalosë, ku ka edhe të burgosur shqiptarë. Ai u qëndroi pranë, duke dëgjuar rastet e keqtrajtimit të tyre. Pra Kryepiskopi nuk ka dalë vetëm në mbrojtje të orthodhoksëve.
Gazetari – Nëse kishit diçka juve vetë për të shtuar në fund?
Hirësi Andoni – Unë ju falë- nderoj për ftesën e hapur, sepse kemi mundësi t’u drejtohemi nje- rëzve, besimtarëve, por dhe opinio- nit shqiptar, që të dëgjojnë edhe nga vetë Kisha Orthodhokse të vërte- tën dhe jo vetëm nga mediat, ose nga njerëz të ndryshëm, të cilët mund të marrin përsipër të shpje- gojnë gjëra që nuk i njohin mirë, dhe aq më tepër flasin në emrin e një institucioni të cilin nuk e përfa- qësojnë.