EmailFacebookKontakt

Deklaratë – Lëreni diellin të shkëlqejë!

Me shqetësim kemi lexuar ko- hët e fundit në gazeta disa artikuj jo seriozë dhe të gënjeshtërt mbi figurën e nderuar të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, nga njerëz që nuk kanë dijeni për ato që shkruajnë. Ndaj po parashtrojmë disa fakte reale të kontributit të tij të çmuar shumëvjeçar në ndihmë të komunitetit besimtar dhe njerëzve në nevojë.

Ai ringjalli nga themelet besimin e krishterë në zemrat e besimtarë- ve të tronditur shumë rëndë nga regjimi ateist.

U restauruan dhe u ngritën nga fillimi dhjetëra e qindra kisha e disa manastire ku besimtarët ushtrojnë jetën e tyre shpirtërore, bëjnë pe- legrinazhe etj.

U hapën shkolla të të gjitha ni- veleve, që brenda vendit të përgati- ten klerikë e teologë për t’i shërbyer

sa më mirë komunitetit besimtar në gjuhën amtare.

U përgatit dhe vazhdon të për- gatitet një literaturë e pasur fetare si gazeta, revista e libra me të cilat besimtarët ushqejnë shpirtrat për të mbajtur gjallë në breza besimin e tyre të shenjtë etj.

Kështu, Kryepiskopi Anastas ka ndikuar dhe ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e emancipimit shpirtëror të një pjese të madhe të shoqërisë sonë, e cila reflekton vlera të larta morale e shpirtërore në mbarë shoqërinë.

Që në vitin 1992 me bekimin e tij, u krijua në Kishë Grupi i Grave Orthodhokse, i cili prej fillimit ka zhvilluar një aktivitet të madh në njerëzit në nevojë, duke shpërndarë pako me ushqime e veshmbathje nga ndihmat e shumta. Grupi ushtron veprimtari të larmishme në familje

të varfra, në burgje dhe azile, në fëmijë jetimë e gra të veja, të pa- strehë e persona të braktisur, të sëmurë në spitale dhe në shtëpi, të mo-shuar dhe persona të vetmuar, lypsa etj. Këto shërbime drejtohen nga një zyrë, e cila shpeshherë ko- operon me zyra sociale shtetërore, duke shkëmbyer përvoja në dobi të nevojtarëve

Për të gjitha këto që parashtru- am a mund ta quajmë të huaj për Shqipërinë këtë personalitet që ka kontribuar për 18 vjet radhazi për përparimin, qytetërimin dhe transformimin shpirtëror, kulturor e social të shoqërisë shqiptare?

A nuk e meriton me të vërtetë titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, që e gëzon prej disa vjetësh, ky për- hapës i një paqeje të vërtetë? Dihet se misionarët fetarë zhvillojnë misionin e tyre apostolik, të lirë në të

gjithë botën, sepse besimi nuk njeh kufij.

Gratë e Lidhjes

Orthodhokse të Tiranës

Rajmonda Shqevi, Tefta Kuqe, Tefta Karakosta, Violeta Skënderi, Leonora Koço, Mimoza Ndoni, Joana Bagaviki, Joana Rrapo, Panajota Qirjako, Eli Perdhiku, Marina Skendi, Leonora Terezi, Fania Hamlla, Vasilika Bellani, Zoica Bellani, Efthimia Zaharia, Sofia Bici, Florika Leka, Drita Papajani, Martha Dede, Hajganush Paçma, Antigoni Buçka, Ana Dodbiba, Kristulla Dhima, Petrina Pashko, Donika Haxhinasta, Vita Kita, Eftali Thanasi, Karmena Hidra, Katerina Gjika, Marika Vllahu, Merita Prifti, Anamaria Bukaçi, Kristina Kristo, Panajota Qirjako, Afroviti Shehi, Fotini Zana, Maria Kuka, Zhaneta Anastasi, Emanuela Zana, Shpresa Hoda, Eleni Korçari.

22/10/2010