EmailFacebookKontakt

Vlera shpirtërore që përbëjnë bërthamën e qytetërimit evropian

Vlera shpirtërore qëpërbëjnë bërthamën e
qytetërimit evropian

Fjala në Simpozium e
Fortlumturisë së Tij Prof. Dr. Anastasit

I bekuar qoftë emri i Perëndisë, që na dha përsëri mundësinë të realizojmë këtë Simpozium në të njëjtën frymë të përba- shkët. Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përshëndes nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, si dhe organizatorët e këtij eventi.

1. Me ardhjen e demokracisë në Shqi- përi, nuk munguan disa qarqe të caktuara që prisnin konflikte midis komuniteteve fetare, me pasojë lindjen e trazirave sho- qërore. Teorikisht, fanatizmi fetar nuk ishte diçka e pamundur që të mos shfaqej brenda grupimeve të komuniteteve fetare, sikundër u vu re në vende të tjera të Ball- kanit, por edhe gjetkë, kur mbizotëruan ide dhe prirje ekstremiste. Ndjenja fetare është një funksion njerëzor tepër delikat dhe anomalia më e vogël mund të krijojë

shpërthime të ndryshme. Fatmirësisht, këtu në Shqipëri, me Hirin e Perëndisë, qysh në vitet e para, të gjithë drejtuesit fetarë kulti- vuam me përgjegjësi respektin e ndërsjellë dhe marrëdhënie të bashkëpunimit të sin- qertë. Në përgjithësi, pranohet kontributi i rëndësishëm i komuniteteve fetare në kohe- zionin social të Shqipërisë dhe siç pohohet nga të gjithë, përbën shembull edhe për for- ca të tjera sociale të vendit. Për më tepër, është nder për Shqipërinë, kur flitet jashtë saj se si është gjendja fetare në botë.

2. Por ky fakt kërkon një vëmendje dhe vigjilencë të vazhdueshme. Mikrobet dhe viruset shpeshherë mund të minojnë shëndetin. Sot mbushet një vit nga krijimi i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe, ky është nj ë rast për të falënderuar Perëndinë (vijon në faqen 2)

Vlera shpirtërore që përbëjnë bërthamën e qytetërimit evropian

(vijon nga faqja 1) për frymën e paqes dhe të harmonisë, që na ka dhuruar. Por, njëkohësisht, është një mundësi për të ripërtërirë obligimin e të gjithëve ne, për ta for- cuar më tej këtë bashkekzistencë paqësore kaq të domosdoshme në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës. Dhe së treti, të trashëgojmë këtë frymë bashkëpunimi te brezi i ri.

Populli, bashkë me zhvillimin ekonomik, ka nevojë për stabilizimin dhe fuqizimin e vlerave shpirtërore. Elementët themelorë për fuqinë dhe përparimin e shoqërisë, janë besimi, dashuria, shpresa. Besim në Perëndinë dhe në vlerën unikale të personit njerëzor, që Ai e ka krijuar. Dashuri për Perëndinë dhe ndaj çdo njeriu, pa- varësisht edukimit, origjinës, bindjeve. Shpresë në praninë e Perëndisë të drejtësisë, të paqes dhe të dashurisë, në historinë e botës, në histori- në e popullit tonë, në historinë tonë personale. Shpresë edhe kur kushtet duken të vështira dhe jo të favorshme. Komunitetet fetare i kultivojnë këto vlera dhe i transmetojnë ato nga brezi në brez, me anë të doktrinës, veprës dhe gjithë pra- nisë së tyre.

3. Bashkimi Evropian, drejt të cilit po shkoj- më, është një kompleks ku ekzistojnë prirje të ndryshme. Vlera e madhe e këtij entiteti është se ka arritur të bashkojë në një sintezë antitezat që e përbëjnë. Por ekzistojnë disa vlera të cilat përbëjnë nyjën lidhëse për çdo popull që dë-

shiron të integrohet aty, si theksimi i dinjitetit të çdo personi njerëzor, që u bë themel i legjisla- cionit të shteteve evropiane.

Në rrugëtimin historik të Evropës, kanë ek- zistuar dhe vazhdojnë të shfaqen, antiteza, kon- flikte interesash, padrejtësi, ngjarje që krijojnë plagë të thella midis shteteve e popujve. Falja dhe pajtimi, që ndërgjegjja fetare e shëndoshë i frymëzon në mënyrë të veçantë, mbeten antidoti kryesor ndaj mbajtjes gjallë të armiqësisë. Me gjithë progresin dhe shumë zhvillime të qytetëri- mit evropian, disa prirje negative të njeriut nuk reshtin së mbijetuari si: lakmia, dhuna, arrogan- ca, hipokrizia, pra, në përgjithësi mëkati. Veçanë- risht në epokën tonë, në jetën tonë të përditshme, janë shtuar shqetësimet individuale dhe shoqë- rore të shkaktuara nga narkotikët, Sida, vetmia

etj. Njeriu modern ka nevojë për rezistencë shpir- tërore dhe vlerat fetare, të cilat do t’i japin kup- tim jetës së tij. Të gjithë, sa jemi anëtarë të ndër- gjegjshëm të komuniteteve tradicionale të Shqi- përisë, duhet t’i kultivojmë këto vlera shpirtërore në popullin tonë, duke e parapërgatitur shpirtë- risht për integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane.

Pra, si rrjedhojë, rigjallërimi dhe jo lënia në periferi e besimit fetar, përjetimi i esencës, i fu- qisë dhe i bukurisë së këtij besimi, do të ndih- mojnë shoqëritë evropiane të ruajnë vitalitetin e tyre dhe të zhvillojnë vlera shpirtërore që për- bëjnë bërthamën e qytetërimit evropian, si edhe dinamizmin e tyre krijues. Uroj që edhe ky Sim- pozium të kontribuojë në këtë drejtim.

Faleminderit!