Tiranë – 2 nëntor
Simpoziumi “Kontributi i Harmonisë Ndërfetare
në Integrimin Evropian të Shqipërisë”
Në datën 2 nëntor, në një nga mjediset e Hotel “Tirana International”, u zhvillua Simpoziumi “Kontributi i Harmo- nisë Ndërfetare në Integrimin Evropian të Shqipërisë”, organizuar nga komunitetet fetare tradicionale në Shqipëri. Kjo veprimtari u organizua nën kujdesin e Presidentit të Republikës, prof. dr. Bamir Topi. Në këtë aktivitet merrnin pjesë, kryetarët e komuniteteve fetare, Fortlumturia e Tij Anastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi- përisë, Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore romanokatolike, Imzot Rrok Mirdita dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi. Merrnin pjesë përfaqësues të komu- niteteve fetare, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, Kryetari i Komitetit të Kulteve Rasim Hasanaj, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, studiues etj.
Pas përshëndetjes së krerëve të katër kryetarëve të komuniteteve fetare, ku Kryepiskopi Anastas mbajti temën: “Vlera shpirtërore që përbëjnë bërthamën e qytetërimit evropian” e mori fjalën edhe Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, i cili, duke vlerësuar lart harmoninë dhe tole- rancën që kanë karakterizuar në shekuj bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe kontributin e çmuar që kanë dhënë drejtuesit e tyre në vazhdimësi, u shpreh ndër të tjera: “Unë jam shumë i lumtur që dhe ne shqiptarët, kemi një gjë shpirtërore kaq të veçantë e përfaqësuese të qytetë- rimit tonë, që mund ta bashkëndajmë me familjen tonë evropiane – modelin e të jetuarit në harmoni të plotë si vëllezër mes besimeve dhe feve të ndryshme.”
Pjesa e dytë e Simpoziumit u drejtua nga z. Besnik Mustafaj dhe kishte edhe 4 referime të tjera, nga secili komunitet, ku Hirësia e Tij Andoni, foli mbi kontributin e komuniteteve fetare për harmoninë mes besimeve dhe të gjithë shoqërisë shqiptare.