EmailFacebookKontakt

“Shko tek ati me besim dhe do të marrësh parajsën”

“Çfarë do të dëshironim më shumë se një atë të vërtetë, një atë në Zotin, në Perëndinë?”, pyet Shën Theodhor Studiti (759-826). Kjo lidhje personale mes atit shpir- tëror dhe fëmijës së tij në Zotin është thelbësore për jetën e krishte- rë. Funksioni i atit shpirtëror është skicuar në Dhiatën e Re: “… sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jisu me anë të Ungjillit” (I Kor. 4.15). Shën Pavli ishte një shpallës i Ungjillit, por ndërkohë kishte për- gjegjësi konstante kundrejt atyre që ai ka “lindur” në jetën e krishterë; ai ndihej i përfshirë në luftërat që fëmijët e tij kryenin. Duke kaluar nga një imazh atëror në një imazh nënor shën Pavli shkruan tek Galatianët: “Fëmijët e mi që unë ju lind përsëri derisa të formohet Krishti në ju” (Gal. 4.19). Ai

nuk kufizohet vetëm në predikimin e Fjalës, por mban barrët e tyre duke i bërë mundimet dhe gëzimet e tyre të tijat: “Kush është i dobët që të mos jem edhe unë? Kush ra dhe nuk më dogji zjarri?” (II Kor. 11.19). E gjitha kjo vlen për atin në çdo epokë. Funksioni i tij është për- shkruar në Aleksandri gjatë she- kujve të dytë dhe të tretë. Roli i më- suesit ashtu siç e kanë kuptuar Pan- teni, Klementi dhe Origjeni, nuk ku- fizohet vetëm të japë një mësim në kuptimin akademik, por ai është një drejtues shpirtëror për nxënësit e tij, një model i gjallë shembullor. Nuk Iu jep vetëm informacion, por i inte- gron në lidhjen personale që përfa- qëson gjithçka. Kështu, Klementi e krahason lidhjen mësues-nxënës me atë të atë-bir. Ai përmend se kate- kistët në Aleksandri quheshin “etër”.

Fjalët që i kushtohen shën An- donit në fillim të Apoftegmave (histori të shkurtra nga Urtësia e Etërve) nënvizojnë karakterin qe- ndror të atit shpirtëror. Njoh murgj që pasi duruan shumë mundime ra- në dhe arritën në krenari, sepse kishin vendosur shpresën në për- pjekjet e tyre dhe kishin neglizhuar urdhërimin e atij që thotë: “Pyet atin tënd dhe ai do të mësojë”. Le të shohim një shembull tjetër. Këshilla e mëposhtme është dhënë në një tekst rus të shekullit të 11-të. “Do të tregoj biri im strehë të vër- tetë: shtëpitë e shenjtorëve. Kër- koju atyre ndihmë, dhe do të të ngushëllojnë; lëri mundimet e tua në këmbët e tua, dhe do të lehtë- sohesh. Pasi ata janë bij të pa- pasionshmërisë dhe dinë si të të ngushëllojnë. Në qytetin ku jeton

apo përreth kërko një njeri që i ka frikë Perëndisë dhe i shërben me gjithë fuqitë. Gjete një njeri të tillë, nuk do të jesh më i hidhë- ruar, sepse do kesh gjetur çelë- sin e mbretërisë së qiejve. Jep trupin dhe shpirtin tek ato që thotë. Vëzhgo jetën e tij, si ecën, si ulet, si shikon, si ha dhe studio zakonet. Mbi të gjitha biri im, ruaji fjalët e tij. Mos lejo të bjerë asnjë. Fjalët e shenjtorëve janë më të çmuara se perlat”.

Stareci nuk i jep dishepullit vetëm këshilla, por i ofron atij modelin e gjithë jetës. Shën Joani i Shkallës dhe shën Simeon Theolo- gu i Ri përcaktojnë pesë kritere themelore që karakterizojnë atin shpir- tëror: mjek, këshillues, ndërmjetues dhe kumbar.

(vijon në faqen 10)

(vijon nga faqja 9)

Ati shpirtëror shëron jo vetëm me fjalë e këshilla, por edhe me lu- tje. Lutja ndërmjetuese e atit për fëmijën e tij është një temë kyç dhe e gjejmë në përgjigjet e Varsanufit dhe të Joan profetit: “Natë e ditë i lutem Perëndisë pa pushim për ty”. Shkalla e Joanit afirmon: “Bari i vërtetë është ai që nga mirësia, zelli dhe lutja e tij është i aftë të kërkojë dhe t’i vendosë në udhë të drejtë delet që kanë humbur”. Ati shpirtë- ror është miku i mbretit, sepse ka hyrje të lirë në praninë mbretërore, mund të mbrojë me forcë e kurajë të tjerët: “Ata që panë fytyrën e mbretit dhe që fituan miqësinë e tij mund të pajtojnë me Të ofice- rët e tij, madje dhe të huaj apo armiq, dhe t’i bëjë të fitojnë nga lavdia e Tij, mendoj se kështu është me shenjtorët” – thotë Joani i Shkallës. Gjithashtu ai propozon: “Mësues i vërtetë është ai që mbart librin shpirtëror të njohjes shkruar me gishtin e Perëndisë, d.m.th. nga veprimi dhe ndriçimi që vjen prej Tij, dhe që s’ka më nevojë për libër tjetër. ”

Një herë, ava Loti i tha një vëllai që nuk mund të gjente paqen në ndërgjegjen e tij: “Rrëfema mëkatin dhe unë do ta mbaj”; gjithashtu Varsanufi i shkruan këto fjalë njërit prej fëmijëve të tij shpirtërorë: “Si- pas imazhit të Krishtit shtriva krahët e mi mbi ty deri në këtë ditë, mbaj barrën dhe gabimet e tua. I pashë dhe i mbulova të gji-

tha ashtu si Perëndia shikon dhe mbulon gabimet tona. […] Në emër të Zotit po të jap një urdhë- rim për shpëtimin tënd; nëse e ruan do ta marr mbi vete dënimin tënd dhe nuk do të të braktis as në këtë botë, as në tjetrën, nga hiri i Krishtit. […] E mora barrën, peshën dhe borxhin tënd, dhe ja, të shikoj të jesh i ri, i pafajshëm, i pastër”. Ati shpirtëror është ve- çanërisht një ikonë e Krishtit, si ba- riu i mirë që mban delen e humbur në supe dhe jep jetën për to. Pa mbajtur këtë barrë dhe pa sakrifi- kuar, askush nuk mund të jetë një atë. Karakteristikë për atin është vuajtja me dhe për tjetrin. Ai mund t’i bëjë të tijat gëzimet dhe mundi- met e tyre. Dashuria sakrifikuese dhe dhembshuria është shenjë thel- bësore e atit të vërtetë. Shën Sime- oni ndihej i lidhur ngushtë me fëmi- jët shpirtërorë, aq saqë shpëtimin e tij e konsideronte të pandashëm prej tyre. Ja sesi shkruan: “Kam parë një njëri që donte me zell të madh shpëtimin e vëllezërve, saqë shpesh kërkonte me gjithë shpirt e me lot te Perëndia, miku i njerëzve ose t’i shpëtonte bashkë me të ose ta dënonte me ta, duke refuzuar të shpëtohej i vetëm, sepse i lidhur shpirtërisht me ta nëpërmjet dashurisë së shenjtë në Shpirtin e Shenjtë nuk donte të hynte në mbretërinë e qiejve i ndarë nga ata.” Varsanufi ofron të njëjtën lutje: “Mësues, ose futi me mua fëmijët e mi në mbretërinë tënde, ose më fshi nga libri Yt”.

“Si një pishtar i ndezur, thotë shën Grigori i Nisës, flaka jepet në llambat që i afrohen, kështu dhe jeta shpirtërore jepet tek ai që e je- toi me saktësi për ata që i afrohen”.

Kisha Orthodhokse e ruan këtë thesar që është marrëdhënia atë- bir. Nëse Kisha është pak a shumë si një gjerdan i stolisur nga shumë gurë të çmuar të formave të ndry- shme e me ngjyra, roli i atit është të ndihmojë çdo gur të gjejë vendin që i përket që i tëri të jetë në ima- zhin e bukurisë hyjnore.

Shën Benedikti thotë se ai që merr emrin atë duhet t’u tregojë nxënësve të tij çfarë është e mirë dhe e shenjtë nëpërmjet veprave të tij t’u mësojë të evitojnë gjithçka që është në kundërshtim me Perë- ndinë. Atë Sofroni mendonte se është “e domosdoshme që ati të njo- hë nga përvoja personale nëse ësh- të e mundur gjithë gamën e gjendje- ve shpirtërore, që të mund t’u flasë të tjerëve”. E gjejmë të njëjtën bindje te shën Pais Veliçkovski në Moldavi (shek. 18): “Është e vë- shtirë të drejtosh dikë në udhët që nuk i njohim vetë. Vetëm ai që ka bërë një luftë të gjatë ku- ndër pasioneve dhe mundi me ndihmën e Krishtit dëshirat tru- pore, zemërimin, kotësinë dhe ko- prracinë, që shëroi shpirtin e tij falë përulësisë dhe lutjes, dhe që me dashuri e ndoqi në gjithçka Zotin, ky njeri mund të tregojë ur- dhërimet dhe virtytet e Krishtit”.

Përktheu Eleni Pani