EmailFacebookKontakt

Sqarime historike të nevojshme

Redaksisë së “Gazetës Shqiptare”, Tiranë

SQARIME HISTORIKE TË NEVOJSHME

Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqipta- rëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komen- teve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike, deklaroj se pohimet e tij janë të pavërteta.

Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbaj- në mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të bes- nikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solem- nitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:

Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipë- ria, Mesha Hyjnore u krye rregu- llisht bashkë me tipikonë e fronëzi- mit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drej-

timin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra

të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shu- më nga pjesëmarrësit – z. Frashëri nuk ndodhej aty – i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Ti-

rana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi.

Është e habitshme, se si z. Fra- shëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanoneve të Ki-

shës, të cilët me sa duket i njeh shu- më pak. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështi- rësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.

Shkak për artikullin e z. Fra- shëri janë ngjarjet e kohëve të fundit në Himarë. Deklarata që bëra, në një moment kur shumë banorë kishin bllokuar rrugët e zonës, ishte “për ruajtjen e gjakftohtësisë dhe shmangien e vetëgjyqësisë”, me qëllim të vetëm ruajtjen e paqes dhe të qetësisë. Pas pak, sigurisht, foli Kryeministri, në të njëjtën fry- më me deklaratën time. Z. Frashëri më shtron pyetjen nëse në raste të

tjera “kam ngritur zërin tim” ose jo. E vë në dijeni, se nga shumë herët, që nga viti 1993 dhe 1994, me shu- më qartësi, kisha protestuar kundër veprimeve të dhunshme të kryera në Greqi. Thirrjet që unë bëra, si edhe kontaktet e mia me faktorë kompetentë qeveritarë kontribuuan në ndalimin e dëbimit nga Greqia të emigrantëve shqiptarë.

Po parashtroj një ndërhyrje që kam bërë me rastin e ngjarjeve të Peshkëpisë: “Marrim pjesë në dhimbjen e thellë që shkaktoi sulmi terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm në Peshkëpinë e Sipërme dhe i shprehim me gjithë shpirt ngushë- llimet tona, familjeve të viktimave. Ndërgjegjja e krishterë është ve- ndosmërisht kundër veprimeve terroriste dhe i dënon ato. Shpre- sojmë dhe lutemi që e vërteta të dalë sa më shpejt dhe plotësisht në dritë, të zbulohen fajtorët, të ngarkohen përgjegjësitë siç e impo- non e drejta, por edhe të intensifi- kohen përpjekjet për stabilizimin e paqes” (Tiranë, 11 prill 1994).

Siç edhe kam deklaruar në një intervistë timen në gazetën e për- javshme ABC (më 11 dhjetor 2005 për z. M. Nazarko), nga vitet e para të dhjetëvjeçarit të 1990, kam ngri- tur zërin në mënyrë të vazhdue- shme dhe kam bërë përpjekje e deklarata në intervistat e mia në Greqi për nevojën e respektimit të emigrantëve dhe të mbështetjes së tyre. P.sh. kur gjatë vitit 1993, pas dëbimit të një bashkëpunëtorit tim, qeveria greke kishte vendosur të ndërmerrte masa ndëshkuese, ngrita zërin dhe protestova fuqi- shëm, duke theksuar se, nëse ve- primi i parë ishte një gabim nga ana e palës shqiptare, veprimi i dytë nga ana e qeverisë greke, për të dëbuar nga Greqia shqiptarët që punonin atje, do të ishte një gabim shumë herë më i madh. Më vonë kur filloi të përdoret në masmedian greke, fjala “fshesë” për dëbimin e qyte-

tarëve shqiptarë, bëra udhëtime dhe vizita të posaçme në udhëhe- qësit politikë kompetentë dhe në drejtorët e gazetave të mëdha për të protestuar për terminologjinë që kishin përdorur. Siç edhe shkruajnë analistë të shquar, këto përpjekje pajtuese influencuan seriozisht në opinionin publik dhe në qeverinë greke. Në mënyrë karakteristike, gazeta “Kathimerini” një nga gaze- tat më serioze të Greqisë shkru- ante: “Ndërhyrja e Kryepiskopit të Shqipërisë Anastas kontribuoi qar- tazi, në mënyrë decizive, që të ule- shin tonet nga ana e palës greke në kundërshtinë që lindi me qeverinë shqiptare” (8.7.1993). Dhe në një rast tjetër: “Iniciativat e Anastasit në zbutjen e krizës kanë qenë ve- ndimtare” (11.7.1993). Madje edhe Parlamenti Evropian, në një dekla- ratë të votuar me votim unanim të tij, theksoi se “mbështet veprën e Kryepiskopit Orthodhoks të Tiranës Anastas Janullatosit, i cili ka bërë përpjekje të shumta për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve”. Në vitin 1996 vizitova shqiptarët që vuanin dënimin në burgjet e Koridhalosë, për t’u shprehur mbështetjen time. I vënë në dijeni për raste të ndry- shme sjelljesh të papranueshme të nëpunësve grekë në pikat e kalimit kufitar, i kam denoncuar ato në shka- llë të ndryshme. Janë të shumta ato raste kur duhet vepruar me dallu- eshmëri e takt, pa zëvendësuar or- ganet kompetente qeveritare dhe kornizat ndërkombëtare që janë sanksionuar. Gjithashtu, në mënyrë të përsëritur, në intervista të mia

në Greqi kam dënuar ksenofobinë dhe kam theksuar detyrimin e drej- tësisë dhe të respektimit të personalitetit të emigrantëve, si dhe ne- vojën e bashkëpunimit dhe të ndih- mës reciproke të popujve tanë. Kjo e fundit ka qenë për mua qëllimi kryesor i përpjekjeve të mia dhe shpreh kundërshtinë time sa herë që shikoj të minohet ky parim.

Z. Frashëri e konsideron si të dyshimtë faktin se shumë nga zyr- tarët që vijnë nga Greqia, vizitojnë Kryepiskopin. Pikësëpari, në Krye- piskopatë vijnë e më vizitojnë edhe shumë personalitete të jetës po- litike, akademike, shoqërore, qyte- tarë të thjeshtë nga vende të ndry- shme të botës. Së dyti, ai nuk e njeh faktin se jo vetëm gjatë vizitave në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, p.sh. kur vizitojnë qytete ku ekzi- stojnë patriarkana orthodhokse ose

kisha autoqefale, shumë zyrtarë grekë e kanë zakon të vizitojnë jo vetëm personalitetet politike të vendit, por edhe ato fetare. Përveç kësaj, në Greqi, ku kam jetuar derisa erdha në Shqipëri, për 62 vite, kam pasur shumë pozita të rëndësishme në Universitet, në Akademi, në Kishë, në organizma fetarë botërorë, si Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca Evropiane e Kishave, kam pasur shumë nxë- nës, studentë, kolegë, të njohur, qytetarë të shquar që dëshirojnë të takohen me mua. Nga ana tjetër, vizitorët që vijnë këtu, zyrtarë ose jo, nuk vijnë si spiunë ose si armiq. Greqia është vend mik dhe të gjithë atje e dinë se Kryepiskopi Anastas beson në përafrimin, në bashkëpu- nimin dhe progresin e përbashkët të popujve dhe jetën e tij ia ka për- kushtuar këtij ideali. Fraza e tij nënçmuese “tani e ka zbuluar veten

se prapa petrahilit kishtar, ai është një militant grek”, rikujton mentali- tetin e vjetër të epokës së Hoxhës, që shikonte kudo armiq dhe ko- mplote. Vetëm besimi në Perëndinë, dashuria e sinqertë për popullin, dëshira për zhvillimin e Kishës dhe vendimi për të kontribuar në pajti- min dhe në bashkekzistencën paqësore të popujve, i japin Krye- piskopit fuqinë për të shërbyer Ki- shën për 19 vite, në mes të mijëra vështirësive. Shtysat e tjera që fan- tazon z. Frashëri nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën historike.

Në ato që përdor kundër meje, z. Frashëri thotë: “Për të rri-tur pretendimet e Greqisë ndaj Shqi- përisë së Jugut, ai bekoi si ush-tarë grekë edhe arkivolet me eshtrat e fshatarëve shqiptarë, midis tyre edhe fëmijë të vdekur para dhe pas luftës italo-greke”. E ftoj të thotë se kur dhe ku e kam kryer një ve- prim të tillë. Bëhet fjalë për një informacion krejt të pabazë dhe të gënjeshtërt.

Për sa i takon nderimit për të vdekurit, për ata që respektojnë di- njitetin njerëzor, përbën një detyrim themeltar, duke nisur nga vitet e Homerit. Madje edhe të vdekurit e palës armike, çdo shoqëri e qytetë- ruar i respekton dhe kujdeset për ata, pa urrejtje dhe fobi. Nga ana tjetër këtë gjë bëri edhe qeveria shqiptare, kur ofroi vend për një varrezë gjermane në parkun e Tiranës, ndërsa të gjithë e njohin se

(vijon në faqen 8)

SQARIME HISTORIKE TË NEVOJSHME

(vijon nga faqja 6-7)

në Luftën e Dytë Botërore, gjerma- nët ishin pushtues.

Sa i takon çështjes së kishës së Shën Marisë së Përmetit, të gji-tha fotografitë e vjetra të bëra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore tregojnë praninë në sheshin qendror të qytetit, të kishës orthodhokse. Në periudhën komuniste u shkatë- rrua streha e kishës së vjetër, u për- dorën muret e vjetra, u bënë ripa- rime dhe u vendos aty shtëpia e kul- turës. Pas 19 vitesh, ky vend i shenjtë adhurimi për besimtarët nuk është kthyer tek Kisha Ortho- dhokse, me gjithë thirrjet e bëra, jo vetëm nga orthodhoksët e Shqipë- risë, por edhe nga Konferenca Evropiane e Kishave (19.12.2009). Nga ana tjetër, kishat janë mbarë- botërisht bërthama kulture e qy- tetërimi. Përbën një detyrim the- meltar të qeverisë shqiptare, të rikthehen të gjitha vendet e kultit në përdorimin e tyre të hershëm. Ne nuk jemi kundër shtëpisë së kulturës. U treguam të gatshëm të kontribuojmë financiarisht për ngritjen e një ndërtese tjetër të madhe në vendin që është caktuar për t’u vendosur qendra kulturore. Ndërsa nga z. Frashëri, si persona- litet i kulturës shqiptare, prisnim të interesohej dhe të bënte thirrje për kthimin në përdorimin e mëparshëm të vendeve të shenjta.

Z. Frashëri, duke vazhduar argumentet e tij të gënjeshtra, shkruan: “Megjithatë ai i qetësoi kundërshtarët e tij kur mësuan se ishte një personalitet akademik, i ndryshëm nga dhespotët e fanati- zuar grekë, se premtoi që do të pu- nonte për të respektuar Autoqefali- në e Kishës Orthodhokse Shqiptare dhe se do të kujdesej për ndërtimin e faltoreve të krishtera në Shqipëri. Por, ka kohë që besnikët kanë dalë të zhgënjyer”. Të gjithë sa janë njohës të këtij problemi si në Shqi- përi, ashtu edhe në mbarë Kishën

Orthodhokse dhe në botën e kri- shterë, e dinë se ai që siguroi Auto- qefalinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, pas shpërbërjes së plotë të saj, është Kryepiskopi Anastas. Sa për faktin nëse ndërtoi apo jo kisha në Shqipëri, z. Frashëri nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse një udhëtim të shkurtër nëpër Shqipëri: në Durrës, në Korçë, në Shkodër, në Fier, në Sarandë etj., ose në qe- ndër të Tiranës. Gjithashtu mund të njihet me ekspoze dhe raporte zyrtare që janë botuar në organet e Kishës së Shqipërisë, veçanërisht në gazetën “Ngjallja”, në faqen e saj të internetit, por edhe në studime të posaçme si të Linette Hoppe (Resurrection. The Orthodox Autocephalous Church of Albania, 19912003), të Jim Forest, praktikën zyr- tare të Simpoziumit “2000 vjet Krishterim në Shqipëri” etj. Por, nëse ka vështirësi për një gjë të tillë, po bëjmë shkurt një referim të disave nga ato që janë bërë:

Realizuam ndërtimin e 150 kishave të reja, restaurimin e 60 ki- shave-monumente të kulturës dhe riparuam mbi 160 kisha të tjera. Gjithashtu ndërtuam shumë objekte për strehimin e selive metropolita- ne, shkollave, klinikave, atelieve, konvikteve. Me këtë vepër ndërtu- ese që numëron 450 ndërtesa, iu ofrua mundësi punësimi mijëra njerëzve. U përkujdesëm për arsi- mimin e brezit të ri të priftërinjve

shqiptarë. Themeluam Akademinë Orthodhokse Theologjike dhe arsimuam e dorëzuam 3 episkopë dhe 140 klerikë të shtetësisë shqip- tare. U krijua shtypshkronjë, puni- shte qirinjsh, punishte për punime druri, atelie të ikonografisë dhe restaurimit të ikonave, u bë një përpjekje intensive në fushën e përkthimit dhe të botimit me një gazetë mujore, revista për të rritur, fëmijë dhe të rinj dhe me dhjetëra libra. Në periudha krizash politiko- sociale në vend, ndihmuam në mbledhjen dhe shpërndarjen e mijëra tonëve ushqime, ilaçesh dhe veshmbathjeje për lehtësimin e familjeve të varfra dhe të refugja- tëve. Në fushën e shëndetit, një rë- ndësi të veçantë ka Qendra Mjekë- sore Diagnostike në Tiranë, me 24 specialitete, me një personel të shkëlqyer mjekësor, me aparatura mjekësore krejtësisht moderne dhe që ka realizuar brenda dhjetëvje- çarit të parë të funksionimit të saj

900.000 vizita. Poliklinika të tjera janë hapur në Kavajë, Korçë, Lushnje dhe në Jorgucat. Në fu- shën e arsimit, përveç tri shkollave të mesme (dy kishtare dhe një tek- nike), themeluam 17 kopshte në qytete të ndryshme, 3 shkolla nëntëvjeçare dhe dy Institute të Formimit Profesional. Kur Shqipë- ria hapi dyert për të pritur valën e refugjatëve nga Kosova, Kisha Or- thodhokse, në bashkëpunim me

organizma ndërkombëtarë, zhvilloi një program të gjerë ndihme që kapërceu shumën e 12 milion do- llarëve dhe kështu u erdhëm në ndihmë më tepër se 33.000 refu- gjatëve.

Kultivuam marrëdhënie harmo- nike me komunitetet e tjera fetare, duke mbështetur tolerancën fetare dhe bashkekzistencën harmoni- ke. Kisha jonë u bë anëtare e Kon- ferencës së Kishave Evropiane, e Këshillit Botëror të Kishave, e Konferencës Botërore për Fenë dhe Paqen (World Conference on Religion and Peace), dhe është aktive si ambasadore shpirtërore e Shqipërisë në ambiente fetare ndërkombëtare, të cilat deri tani nuk kishin kurrfarë njohje për atë. Me të gjitha këto, Kisha Orthodhokse u shfaq një faktor shpirtëror dhe zhvillimi në Shqipëri.

Z. Frashëri e përfundon paragrafin e tij të pabazuar në histori dhe denigrues ndaj meje, duke nxje- rrë nga myku i historisë ngjarje dhe ndodhi të fillimeve të shekullit të 20-të, të ndodhura para Luftës së Parë Botërore, duke propozuar ve- prime të dhunshme të ngjashme me ato që kanë ndodhur në atë kohë. Por për fatin e mirë, jetojmë në she- kullin e 21-të, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është e formuar dhe e bashkuar, Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie harmonike. Të dy vendet bëjnë pje- së në të njëjtën aleancë, në NATO, me perspektivë që edhe Shqipëria të jetë pas pak kohe, së bashku, në Bashkimin Evropian. Në këtë më- nyrë, vetëm ata sa punojnë për mi- rëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpu- nimin sa më të ngushtë dhe ndih- mën reciproke midis popujve kontri- buojnë thelbësisht në progresin e rajonit tonë.

Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Prof. Dr. Anastasi

Tiranë 23.9.2010