Ne besimtarët e Dioqezës së Beratit jemi të indinjuar dhe ofenduar për akuzat që z. Kristo Frashëri drejton kundër Mitropolitit të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë. Ato nuk kanë asnjë bazë të vërtetë, por shprehin mllefin personal që ka autori ndaj Kishës dhe Mitro- politit. Sipas përgënjeshtrimit, në Gazeta Shqiptare të datës 18.10.2010, del qartë se Hirësia e Tij nuk ka dhënë asnjë intervistë për shtyp dhe prononcim publik…
…Na indinjon shprehja e z. Frashëri: “Cili është ai prelat kishtar, i cili nuk e ngre zërin të mbrojë, ashtu siç mëson Krishti në katër Ungjijtë e vet, jetën e njerëzve të çfarëdo race, kombi dhe gjuhe kur këta përdhuno- hen, torturohen dhe masakrohen nga kush- doqoftë”. I përgjigjemi me kompetencë dhe për- gjegjësi të plotë, si dëshmitarë okularë, se, që me ardhjen e refugjatëve të parë kosovarë në Berat, ishte vetë ky prelat i lartë i Mitropolisë së Hirshme ndër të parët që u ofroi ndihma të shumta e të pakursyera në ushqime, vesh- mbathje e medikamente dhe u bëri vizita në spi- talin rajonal të Beratit. Këto ndihma u dhanë në kampet e refugjatëve kosovarë në Kuçovë e Moravë, duke marrë urimet e përzemërta e të sinqerta të vëllezërve tanë dhe duke zbatuar, një për një, të gjitha mësimet e katër Ungjijve të shenjtë.
Mitropoliti ynë i nderuar, Imzot Ignati, qysh në ditët e para që shkeli në qytetin tonë të Beratit, më 18 korrik 1998, me përkushtim dhe bujari u dhuroi nxënësve të shkollave të Beratit çanta dhe mjete të tjera shkollore; ndihmoi me bujari familje që u përmbytën nga lumi Osum, pa dallim feje dhe race; u qëndroi afër familjeve të policëve të vrarë, duke i ndihmuar shpirtërisht dhe materialisht; ngushëlloi dhe ndihmoi
familjarët e viktimave të mbytura në kanalin e Otrantos; ka bërë dhe vazhdon të bëjë vizita të panumërta tek të sëmurët në spital dhe në famil- je të ndryshme, duke u ofruar me modesti zarfe me sasi të konsiderueshme të hollash, nën jastëkun e të sëmurit, me udhërrëfyes fjalën e Zotit: “Të mos dijë e majta çfarë bën e djathta”; ka bërë vizita të herëpashershme tek të burgo- surit në Kosovë të Lushnjës.
U ka ofruar vazhdimisht ndihma në ushqime dhe veshmbathje të sëmurëve në Spitalin Psi- kiatrik Vlorë, fëmijëve jetimë në Jetimoren e Vlorës; Qendrës Rezidenciale të Zhvillimit të Fëmijëve në Berat e Vlorë; Qendrës së të Mo- shuarve në Fier; Qendrës së Fëmijëve të Ngu- juar nga Gjakmarrja në Poliçan të Skraparit; Shoqatës së të Verbërve në Berat dhe Lushnjë; Shoqatës së Dhuruesve të Gjakut, Berat; Shoqatës së Kryqit të Kuq, Berat; ndihma në veshmbathje në kampin e ngritur për familjet e dëmtuara në Gërdec, si dhe për familjet e për- mbytura para një viti në Lezhë. Ka ndihmuar disa familje të varfra, duke marrë përsipër riparimin e shtëpive të tyre. Nuk mund të lëmë pa përmendur ndihmën e vazhdueshme që jep Hirësia e Tij për njerëzit e sëmurë, duke i ndih- muar në të holla që të kurohen si në spitalet shqiptare, ashtu edhe jashtë vendit si në Rusi, Turqi, Itali, Greqi. Një kujdes të veçantë dhe dhembshuri të madhe Hirësia u ka kushtuar nje- rëzve që lëngojnë nga sëmundje të rënda, duke ma- rrë përsipër shpenzimet e kimioterapisë së tyre….
Duke qenë vazhdimisht i shqetësuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ia arriti qëllimit të tij humanitar për hapjen e një mense, ku të ofron- te ushqim për njerëzit në nevojë. Dhe kjo u bë e mundur në janar të vitit 2010. Kjo mensë, e quaj- tur “Shën Joan Përdëllimtari”, ofron ushqim
të gatuar, fillimisht dy herë në javë, për 80-100 persona
…Nuk e kuptojmë se nga i ka marrë të dhënat z. Frashëri, duke u shprehur: “Ai është me origji- në nga Çamëria”, kur vetë Hirësi Ignati ka thek- suar se “jam me origjinë shqiptare-arvanitase”.
Indinjohemi pa masë nga shprehjet dasha- keqe, të veshura me një urrejtje patologjike, ndaj figurës së ndritur të Mitropolitit tonë,… Nuk kemi dëgjuar gjatë këtyre 20 vjetëve epitete të tilla fyese për klerikët tanë…
z. Kristo Frashëri nuk mjaftohet vetëm me kaq, por vazhdon të kalojë deri në marrëzi kur kërkon largimin e Mitropolitit nga Shqipëria, duke e quajtur person “non grata”.
Ne besimtarët Orthodhoksë të Dioqezës së Beratit e kemi ndjekur dhe e ndjekim ditë për ditë gjatë këtyre 12 vjetëve të misionit të tij apostolik dhe, jo vetëm që nuk kemi konstatuar as dyshimin më të vogël lidhur me qëndrimin e tij në krye të Mitropolisë, por jemi dëshmitarë të urtësisë së tij, të dashamirësisë së tij, të fisni- kërisë së tij, të bujarisë së tij, të zemërgjerësisë së tij, të diturisë së tij, të mirëkuptimit së tij, të mirësisë së tij, të thjeshtësisë së tij, jo vetëm me besimtarët Orthodhoksë, por me të gjithë qyte- tarët e Mitropolisë sonë, si edhe më gjerë.
Për të gjitha këto virtyte Imzot Ignati është shpallur “Qytetar Nderi i Beratit” nga këshilli bashkiak dhe “Qytetar Nderi i Selenicës” nga bashkia e këtij qyteti.
Për këto fakte ne jemi krenarë që e kemi Imzot Ignatin në krye të Mitropolisë sonë të Shenjtë dhe urojmë, me gjithë shpirt, ta kemi sa më gjatë si udhëheqësin dhe bariun tonë shpirtëror.
Qytetarët Orthodhoksë të Beratit
dt. 25 tetor 2010