Nga Teodor Papapavli
Botuar mëparë te “Rilindja
Demokratike”, 16 shtator 1992, faqe 4.
Më 2 gusht 1992, në Kishën e
Ungjillëzimit të Tiranës, u zhvillua
ceremonia e fronëzimit të Kryepe-
shkopit Anastas Janullatos. Por, më
parë, pak retrospektivë.
Rivendosja e besimeve fetare
nga demokracia e gjeti Kishën Orto-
dokse Autoqefale të Shqipërisë të
shkatërruar tërësisht, pa lokale kul-
ti dhe pa kler. Për ringjalljen e besi-
meve fetare në vendin tonë, në ku-
shtet e varfërisë së përgjithshme
postkomuniste, u desh ndihma e qe-
ndrave botërore të Islamizmit, Ka-
tolicizmit dhe Ortodoksisë. Patri-
arkana Ekumenike e Kostandino-
polit, e preokupuar për ringjalljen
Kishës Ortodokse Shqiptare, caktoi
për këtë qëllim, në fillim të vitit 1991,
si përfaqësues të saj në Shqipëri
(eksark) prof. dr. Hirësinë e Tij,
Anastas Janullatos, i cili atë kohë
ndodhej në Afrikën Lindore, i ngar-
kuar me detyrën e Kryepeshkopit
aktiv, për rimëkëmbjen e Kishës
Ortodokse të Kenias, Ugandës dhe
Tanzanisë, me qendër në Nairobi.
Caktimi i tij u miratua nga presidenti
i mëparshëm i Republikës.
Hirësia e Tij, kur erdhi në Shqi-
përi, u prit me interes të veçantë dhe
u rrethua me dashuri e respekt nga
besimtarët ortodoksë, jo vetëm në
Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. I
frymëzuar nga idealet e larta të Or-
todoksisë, që e kishin çuar aq larg
vendit të tij me ndihmën e bashkë-
punëtorëve shqiptarë dhe të akti-
vistëve të kishës iu përvesh punës
me përkushtim, veprës së vështirë
për ringjalljen e Kishës Ortodokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Në fillim eksarku thirri Konfe-
rencën Kombëtare të Kishës Orto-
dokse Autoqefale të Shqipërisë në
Tiranë, në të cilën morën pjesë 15
klerikë dhe 30 laikë, përfaqësues
të katër Mitropolive të Shqipërisë.
Konferenca zgjodhi Këshillin e
Përgjithshëm të Kishës, të përbërë
nga 9 vetë, që të gjithë shqiptarë,
përveç eksarkut. Gjithashtu u kriju-
an këshillat kishtare në qytetet krye-
sore të vendit. Në vazhdim eksarku
nisi punën për restaurimin e Kishës
së Ungjillëzimit në Tiranë dhe më
vonë hapi Seminarin Teologjik për
përgatitjen e kuadrove të parë prif-
tërinj, dhjakonë e psaltë. Porositi
jashtë shtetit kisha të parafabriku-
ara, montimi i të cilave ka përfu-
nduar si në Fier, Sarandë etj., mori
masa për restaurimin e kishave dhe
manastireve të dëmtuara, solli ndih-
ma në medikamente, ushqime dhe
veshmbathje. Dhe të gjitha këto u
bënë e po bëhen falas, vetëm me
subvencionet e Patriarkanës së Kon-
standinopolit, me donacionet e ki-
shave të tjera Ortodokse dhe të miq-
ve të eksarkut në botë. Si rezultat i
këtyre masave të para, brenda vitit
u ringjall shërbimi fetar ortodoks në
tërë vendin, pas një nate të gjatë
ateiste. Kjo është në radhë të parë,
merita e eksarkut.
Por, pas këtyre rezultateve të
mira, procesi i ringjalljes së Kishës
Ortodokse të Shqipërisë kishte ne-
vojë të domosdoshme të plotësohej
në planin organizativ, sepse asaj i mu-
ngonte hierarkia, kryepeshkopi, epi-
skopët, dhe sinodhi i shenjtë, që ja-
në atributet (veti të pandara) të çdo
kishe ortodokse autoqefale. Pa dy-
shim më e mira e të mirave, zgjidh-
ja ideale do të ishte që në krye të Ki-
shës Ortodokse Shqiptare të ishte
një kryepeshkop shqiptar. Për këtë
qëllim Patriarkana e Konstandino-
polit, me propozimin e kryesisë së
Kishës Ortodokse Shqiptare, bëri
të gjitha përpjekjet për të gjetur në
diasporën shqiptare në botë një ka-
ndidat të mundshëm. Nga kërkimet
rezultoi se klerikët me origjinë shqip-
tare, ndonëse të pakët, që meshonin
në gjuhën shqipe dhe ishin me ar-
sim të lartë teologjik, të gjithë ishin
të martuar. Në bazë të kanoneve të
Ortodoksisë, të aprovuar nga sino-
det ekumenikë episkopët dhe krye-
peshkopët, zgjidhen vetëm nga ra-
dhët e klerit murg.
Në këto kushte, në mungesë të
ndonjë alternative tjetër, Sinodhi
Ekumenik i Konstandinopolit, në
bazë të kanoneve të Kishës, zgjo-
dhi eksarkun në postin e Kryepe-
shkopit të Shqipërisë. Për t’ua pa-
rashtruar zgjedhjen e tij autoritete-
ve të larta shqiptare erdhi në vendin
tonë një delegacion i nivelit të lartë
nga Patriarkana e Konstandinopo-
lit. Pas bisedimeve paraprake në
Sekretariatin e Fesë në Ministrinë
e Kulturës, delegacioni u takua me
Presidentin e Republikës. Në përfu-
ndim të bisedimeve u dha pëlqimi.
Gjatë më tepër se një viti, eksarku
kishte dhënë prova si organizator i
zoti dhe me përvojë, kishte arritur
rezultate konkrete në drejtimet
kryesore dhe në plotësimin e kërke-
save imediate, njihte zakonet, tradi-
tat, kishte nisur të mësonte dhe të me-
shonte shqip. Me një fjalë e kishte
justifikuar plotësisht veten….
Më 2 gusht 1992, mbi bazën e
marrëveshjes së arritur midis Pre-
sidentit të Republikës dhe delega-
cionit të Patriarkanës së Konsta-
ndinopolit, u bë fronëzimi i eksarkut
në kryepeshkop i Shqipërisë nga
hirësitë e tyre, mitropolitët e Pergit
Evangjellos dhe Meliton i Filadel-
fias, në prani të episkopëve orto-
doksë të vendeve të tjera të ftuar në
këtë ceremoni, të klerikëve shqip-
tarë, përfaqësues të këshillave ki-
shtare të rretheve dhe të një publiku
që mbushte Kishën e Ungjillëzimit
plot e përplot, si kurrë ndonjëherë.
Në këtë ceremoni isha vetë prezent….
Në ceremoninë e fronëzimit
merrnin pjesë qindra besimtarë.
Ajo u zhvillua në mes të thirrjeve,
brohoritjeve dhe duartrokitjeve të
pandërprera për Kryepeshkopin
Anastas. Këtë atmosferë u përpoq
ta prishë një grup i vogël njerëzish,
ku bënin pjesë edhe disa myslima-
në, përfshirë edhe një deputet të kë-
tij besimi. Prandaj, protesta e këtij
grupi të vogël, e cila mendoj se nuk
qe spontane po ta gjykosh nga për-
bërja e tij, nuk mund të ketë preva-
lencë mbi vullnetin e shumicës dërr-
muese që aprovonte si një kor gji-
gant fronëzimin e Kryepeshkopit.
Hirësia e Tij, nuk është një prift
i thjeshtë, por një klerik i rangut të
lartë, mitropolit i Dioqezës së Andru-
sës, profesor doktor në shkencat
teologjike, pedagog i Historisë Uni
versale të Fesë në Universitetin e
Athinës. Ai bën pjesë në plejadën
e teologëve më të mëdhenj të Ki-
shës Ortodokse Greke dhe është
anëtar i Akademisë së Shkencave
të Athinës. Është autor i shumë ve-
prave dhe shkrimeve në fushën e
teologjisë. Njëkohësisht është autor
i një studimi voluminoz dhe intere
sant mbi islamizmin. Ka qenë Presi
dent i Këshillit Botëror të Kishave
për ungjillëzimin dhe siç u theksua
në fillim edhe Kryepeshkop aktiv i
Kishës Ortodokse të Afrikës me
qendër në Nairobi.
Hirësia e Tij është figurë e ndri-
tur e mbarë Ortodoksisë, i nderuar
dhe i respektuar nga kleri i lartë
mbarëkristian i gjithë botës.