..Pse nuk e lënë të qetë të punojë? Kjo është pyetja që besimtarët orthodhoksë shqiptarë bëjnë herë pas here me thjeshtësinë dhe urtësinë karakteristike, sa herë lexojnë kryeartikujt e gazetave në këtë histori përndjekjesh mediatike. Ata përjetojnë ringritjen e Kishës, rritjen e shpej- të të saj dhe s’ka si të ndodhë ndryshe që kishat, shkollat, spitalet, ndihmat e shumta që jep Kisha Orthodhokse dhe sigurisht Kryepiskopi Anastas për mbarë komunitetin pa dallim feje, kanë ver- buar sytë e këtyre njerëzve që merren me majën e ajsbergut që kanë ngritur në oqeanin e konfu- zionit të imagjinatave të tyre. Ajo çka është për- cjellë publikisht është diçka e thashethemuar prej kohësh nëpër rrethe të ngushta tipash e prototipash, të cilët e gjejnë median si arenë idesh personale dhe përpiqen të nxjerrin në pah moralin e përrallave që fantazojnë. Duke e përdhosur me paturpësi ndërgjegjen publike të këtyre nje- rëzve të thjeshtë, të cilët e shikojnë Kishën si shtëpinë e Zotit, luftëtarët e ringjallur të Trojës harrojnë se askush nuk i merr në konsideratë
tezat e tyre mediokre në Shqipërinë e Nato-s dhe në Shqipërinë shumë të afërt evropiane.
… Kryepiskopi Anastas e ka udhëhequr Kishën në kohë paqeje dhe në kohë trazirash, gjithmonë me mençuri dhe urtësi, aq sa Kisha është një fak- tor i rëndësishëm zhvillimi në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe një institucion i nderuar dhe i njo- hur në mbarë botën. Ungjilli lexohet shqip, shër- besat kryhen shqip, madje gjuha shqipe është dë- gjuar në shumë shtete të botës, në Kishat lindore dhe perëndimore. Emri dhe personaliteti i Kryepi- skopit Anastas e kanë bërë të njohur vendin to- në edhe në vise të largëta, jo sepse ai është grek, por sepse ka ditur të ringrejë një Kishë të rrënuar dhe ta çojë në piedestal falë sakrificave të panu- mërta, një ndër të cilat ka qenë pa mëdyshje edhe përballimi i luftës me përndjekësit historikë. Për- gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka vazhduar të ndje- kë të njëjtin orientim ekuilibrues në marrëdhë- niet shqiptaro-greke, pa u shfaqur si shovinist, por si personalitet kishtar që ka ndihmuar në har- monizimin e marrëdhënieve mes njerëzve të
kombeve të ndryshme, sikurse ka bërë kudo që ka qenë në periudha të ndryshme të jetës së tij.
Kisha Orthodhokse dhe kreu i saj e kanë të përcaktuar misionin e tyre nga Zoti dhe jo nga fryma nacionaliste, siç pretendohet nga opinionbë- rësit. Nëse ata do të jetonin nga afër apo do të in- teresoheshin me dashamirësi për punën që ka bë- rë dhe po bën Kisha në vendin tonë, do ta kupto- nin qartazi veprimtarinë e vërtetë të misionarëve të Perëndisë. Vlen të theksohet dhe të përsëritet se Kryepiskopi “grek” e ka shpallur publikisht dhe e ka treguar veten si “lypësi ndërkombëtar i shqiptarëve”, duke menduar për të tashmen dhe të ardhmen që ndërton Kisha Orthodhokse e Shqipërisë në botën e qytetëruar. Por fatmirësisht njerëzit e ndershëm dhe të paanshëm e dinë tashmë historinë dhe të vërtetën e kontributit të Kishës dhe Kryepiskopit në këto 18 vitet e fundit të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Tek e fundit, historinë nuk e bëjnë historianët apo politikanët, por njerëzit që ndryshojnë rrjedhat historike.
Tekstet e plota dhe shkrime të tjera mund t’i lexoni në WWW.orthodoxalbania.org