EmailFacebookKontakt

Nga paragjykimi te shpifja

Besimtarë nga i gjithë vendi i përgjigjen të revoltuar akuzave të gënjeshtërta
kundër Kryepiskopit Anastas

Nga intelektualë të Korçës

Nga paragjykimi te shpifja

Gjatë viteve ‘90, gazeta të ndryshme të shty- pit shqiptar dhe masmedias, përgjithësisht, kanë qenë tejet të mbushura me artikuj, prononcime e deklarata që në qendër të tyre kishin Kryepisko- pin Anastas të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, artikuj me tema tërësisht bajate deri të neveritshme, me autorë shpesh pseudoin- telektualë, pseudopatriotë dhe mbi të gjitha da- shakeqë ndaj Besimit Orthodhoks

….Paralelisht me këta zëra në mbrojtje të veprës së Hirësisë së Tij Anastasit, u ngritën mijëra besimtarë, intelektualë dhe njerëz të thje- shtë pavarësisht përkatësisë fetare. Me kalimin e kohës kur gjykatësi më i drejtë, koha, me dësh- mitarë veprat e Hirësisë së Tij, iu dhanë atyre të drejtë, konsiderohet keqdashëse pa asnjë jus- tifikim risjellja e temave të tilla në vëmendje të publikut shqiptar. Të vjen vërtet çudi kur lexon artikujt e botuar në “Gazeta Shqiptare”në më- nyrë të njëpasnjëshme të zotit Kristo Frashëri, kundër Kryepiskopit Anastas. Nuk kemi ndër mend të ndalemi tek akuzat që u botuan në to, pasi në mënyrë përmbledhëse, tepër të sinqertë dhe me vërtetësi, morën një përgjigje ekselente nga Kryepiskopi. Ajo që na bën përshtypje dhe na fyen ne si besimtarë orthodhoksë të një Kishe tepër të konsoliduar, inekzistente më parë dhe tashmë me autoritet e reputacion ndërkombëtar, falë Kryepiskopit, është fakti se megjithëse faza

e parë e mosnjohjes dhe e paragjykimit, deri diku ndoshta të justifikuar për Kryepiskopin Anastas, ka kaluar dhe veprat kanë treguar të kundërtën e atyre që u shkruan për vite me ra- dhë, përsëri vërejmë të gëlojë prirja për të deni- gruar figurën e Kryebariut tonë.

Shumë prej nesh u ndodhëm në kishën e Tira- nës, atë ditë të madhe të 2 gushtit 1992, të Fro- nëzimit të Hirësisë së Tij. Kishim shkuar atje të gjithë ne korçarët që për dhjetëvjeçarë të tërë, kishim mbajtur të gjallë besimin, duke përfaqë- suar ata qindra gjyshër, gjyshe e prindër, që ditën ta ruanin të gjallë besimin te Kisha Orthodhokse dhe që fshehurazi na e kishin përcjellë duke kri- juar gjithmonë gjatë viteve të egra të diktaturës shoqërinë e të krishterëve në qytetin e Korçës. Të gjithë ne atje njëzëri bërtitëm “Aksios” dhe

mbytëm britmën e ngathët dhe djallëzore të disa njerëzve të papërgjegjshëm që vetëm atë ditë ndoshta panë derën e kishës, pasi as më përpara nuk e kishin parë dhe as besoj ta kenë parë më që atë ditë, për faktin e thjeshtë se ose i përkisnin besimeve të tjera, dhe janë pinjollë të atyre që realisht kanë fituar titullin me bëmat e tyre të luftonjësve të Orthodhoksisë, ose ishin ateistë që asnjëherë nuk kishin treguar ndonjë interes për besimin. …

Koha tregoi se ata kishin të drejtë në këtë pi- kë, tashmë kur kanë kaluar kaq vjet qysh atëherë dhe Institucioni i Kishës Orthodhokse Autoqefa- le ka qenë në vend një faktor paqeje, mirëkupti- mi, ndihme dhe shprese për të gjithë popullin tonë, dhe kjo falë Kryepiskopit Anastas….

…Për ta përmbyllur na lejoni të përdorim fjalët e një kleriku orthodhoks të Amerikës më parë mosbesues ndaj misionit dhe figurës së Kryepiskopit Anastas, i cili mbasi pa veprën e ndërtuar prej tij në Shqipëri tha se po të ishte gjallë Fan Noli do të thoshte se në personin e Kryepiskopit Anastas, Kisha jonë Orthodhokse Autoqefale Shqiptare përjetoi dëshirat dhe aspiratat e saj.

Dr. Vasil Tushi, Dr. Pirro Gjançi,
Vangjush Themeli. Pr. Jonela Spaho,

Pr. Ilda Lubonja.

dt. 16 tetor 2010