EmailFacebookKontakt

Një fushatë që fsheh qëllimin dhe autorët

dhe autorët

Muajin e fundit, kryesisht në “Gazeta shqiptare”, e cila për ar- syet e saj bëhet herë pas here pro- motore e fushatave ciklike kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ka nisur me sponsori- zimin e z. Kristo Frashëri një fu- shatë shpifjesh kundër Kryepisko- pit Anastas.

E mbushur me të pavërteta, ajo të habit jo vetëm për tendenciozi- tetin e spikatur, por veçanërisht me pasaktësitë historike të emrave, datave dhe dokumenteve, që bëhet edhe më e çuditshme po të marrësh parasysh figurën akademike të shkruesit. Të kujtojnë pak këto shkrime një historian tjetër, që merrte pjesë në diskutimin kritik të një libri, i cili pranoi se nuk e kishte lexuar atë…

Nga ana tjetër, më të habitshme bëhen këto qëndrime për ne që për një periudhë shumë të gjatë e kemi parë z. Frashëri të vijë në Kryepisko- patën e Shenjtë, për të uruar perso- nalisht Kryepiskopin në raste festash. A thua se befas, me kalimin e viteve iu kthye kujtesa dhe ndërroi qëndrimin pozitiv, në mllef të pa- shpjegueshëm.

Kisha menduar gabimisht se edhe z. Frashëri, ishte nga ata ku- ndërshtarë të momenteve të para të ardhjes së Kryepiskopit, të cilët më vonë e kuptuan sinqeritetin dhe madhështinë e punës së Tij dhe e (vijon në faqen 2)

dhe autorët

(vijon nga faqja 1) kanë shprehur këtë publikisht apo edhe në vizitat e takimet me Fort- lumturinë Tij.

Të bën përshtypje veçanërisht këmbëngulja e z. Frashëri për të ri- kthyer shtrembërimet e përgënjesh- truara qartë në vite për 2 gushtin, Fro- nëzimin e Kryepiskopit. Megjithëse e pranon që nuk ka qenë i pranishëm, ai këmbëngul se gjërat janë zhvillu- ar si ia do qejfi atij. Por, si i bëhet dëshmitarëve?! Si i bëhet faktit se kjo zgjedhje u quajt e rregullt nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Si i bë- het atyre dhjetëra mijëra firmave të besimtarëve, që nënshkruan peticio- ne në mbështetje të Kryepiskopit të ri, përballë vetëm pak zërave ku- ndërshtues brenda komunitetit tonë, shumica e të cilëve, siç thamë, më pas ndryshuan qëndrim…

Si nuk e shqetëson për asnjë çast historianin e nderuar nga familje orthodhokse fakti që ne të gjithë që ishim të pranishëm, i pamë zotërinj- të Butka, Baleta, Reso e ndonjë tje- tër joorthodhoks, që drejtonin e nxis- nin “protestuesit”. Si nuk e shqe- tëson fakti se ata përdhosën vendin e shenjtë? Apo fakti se pas disa pro- testuesve me origjinë orthodhokse (të cilët në publik deklaroheshin shqip- tarë të flaktë dhe të revoltuar dhe në ambasadë si minoritet), qëndro- nte një diplomat lindor, i cili vetëm pak vite më vonë do t’i bënte Kryepi- skopit Anastas nderimet maksima- le në emër të shtetit të vet?…

Mbase këto pyetje i bëjmë kot, se ato mund të jenë të pakuptimta për një ateist, por në gjithë këto vite kam pasur të fuqishme ndjesinë se arsyeja kryesore e armiqësisë ndaj Kryepiskopit nga këto qarqe është pikërisht suksesi i punës së Tij. Fakti se arriti të ringjallte Orthodhoksinë në Shqipëri, ku kishte qenë në lën- gim gjatë gjithë shekullit të XX-të, e veçanërisht pësoi gjatë viteve të regjimit ateist komunist, i nervozon ato qarqe që shpresonin në një shpërbërje të Komunitetit tonë Or- thodhoks dhe madje asimilimin e tij.

Th. Dh.

Një fushatë
që fsheh qëllimin

Njëfushatë
që fsheh qëllimin