Faza e parë e ndërhyrjeve të emergjencës në kishën e Shën Dhimitrit
në Fikas – Elbasan
G
j atë dy viteve të fundit u mbajt nën kontroll ecuria e proble- meve të shfaqura në këtë kishë. Së pari, ishte një njoftim nga grupi i katekistëve për çarje vertikale të mureve të saj. Punimet e rrugës që bëheshin në pjesën jugore të kishës, sollën një lëvizje të të gjithë struk- turës së saj. Nga kjo kohë, rezulton se çarjet vertikale nga ana e perë- ndimit nuk vazhduan të zgjerohen. Kjo tregon se rrëshqitja e dherave në pjesën nga jugu ishte e kufizuar. Këtë lloj rrëshqitjeje na e tregonte dhe më qartë një çarje shumë e madhe në murin jugor të rrethimit të kishës, si dhe të tjera. Siç u duk edhe nga vëzhgimet e bëra, kisha arriti në një gjendje statike të që- ndrueshme.
Përveç dëmtimeve që thamë më sipër, edhe më e rëndësishme ishte fakti se, si pasojë e mosfunksi- onimit të mirë të çatisë, kishte rrje- dhje të ujërave brenda, pothuajse në të gjithë sipërfaqen e saj. Njëko- hësisht, kishte futje të lagështirës në pjesët e poshtme të mureve pe- rimetralë të saj, gjë që vinte si pa- sojë e kullimit të ujërave nga dherat që gjendeshin në pjesën veriore. Kjo ndihej më shumë në pjesën e ajodhimës (lindore), ku kuota e dhe- rave ishte më e lartë se 1.5 m. Për rrjedhojë sipërfaqja harkore e absidës ishte e tëra me lagështirë të theksuar. Në hajat ishte po i njëj- ti problem, por këtu, për shkak të lagështirës së madhe, ishin kalbur edhe disa trarë gjatësorë e tërtho- rë, të cilët duheshin zëvendësuar.
Nga jashtë, çatia dhe tjegullat janë pothuaj të rregullta, gjë që të bënte të mendoje se defekti që e sjell fut- jen e ujërave në brendësi ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të izoli- mit (katramasë).
Duke parë të gjitha dëmtimet e mësipërme u arrit në përfundimin se kisha kishte nevojë për një ndër- hyrje, e cila si fazë të parë do të kon- sistonte në ndërhyrjen urgjente për të eliminuar plotësisht lagështinë dhe ujërat që hynin në pjesën e brendshme të kishës dhe një fazë të dytë, në riparimet e pjesëve të prishura.
Kryepiskopi Anastas miratoi menjëherë për këtë ndërhyrje res- tauruese dhe shpëtuese të fazës së parë, një fondprej 743,960 lekë, me të cilët u bënë këto punime:
Çmontimi i çatisë ekzistuese, shtrimi me izolim të ri (katrama) dhe montimi përsëri i tjegullave, të cilat u ripërdorën pothuajse në ma- sën 100%, me ndonjë zëvendësim të vogël.
Qepjen e çarjeve vertikale nga brenda dhe jashtë në pjesën perë- ndimore e lindore të kishës..
Zbankimi i dherave në pjesën lindore të kishës (ajodhima), si dhe rishtrimi i po kësaj pjese me pllakat e gurit, të cilat po ashtu u ripërdorën.
Fugatimi i pjesës së poshtme të murit nga veriu i kishës, nga e cila futej një pjesë e lagështirës.
Riparimi i të gjithë trotuarit nga veriu (çmontim, shtresë e armuar betoni, dhe montim pllakash guri), që kishte sjellë si pasojë filtrimin e ujërave në kishë.
Krijimi i një kunete shkarkimi të ujërave sipërfaqësore dhe shkarki- mi i saj në kanalin e rrugës afër ki- shës.
Ndërsa në hajat, përveç ripa- rimit të çatisë si në të gjithë pjesën tjetër të kishës, u zëvendësuan dy trarë gjatësorë dhe katër trarë tër- thorë, të cilët qenë kalbur.
Si fazë e mëtejshme, e cila mund të kryhet dhe më vonë, është propo- zuar suvatimi, stukimi dhe lyerja e kishës në interier, rishikimi i të gjithë rrjetit elektrik, riparime estetike të murit rrethues, si dhe një përfor- cim i mundshëm i tij nga ana jugore.
Ark. Rest. Gentian Stratobërdha
Bërthama e Trashëgimisë
Kulturore