Qipro
Takim i primatëve orthodhoksë
të Lindjes së Mesme
Në Kryepiskopatën e Qipros, më 16 shtator, u zhvillua
një takim ku morën pjesë Patriarku i Aleksandrisë
Theodhori, Patriarku i Antiokisë Ignati, Patriarku i
Jerusalemit Theofili dhe Kryepiskopi i Qipros Krisostomi.
Në të u diskutua për gjendjen e të krishterëve në zonën e
Lindjes së Mesme, si dhe masat që duhen marrë për të
përballuar këtë gjendje. Ky takim u mbajt para mbledhjes
së të gjitha kishave të krishtera të rajonit dhe i shërbeu
edhe mbajtjes së një qëndrimi të përbashkët për të gjitha
problemet që do të diskutohen.