Pakistan, Indi
Digjen kishat nga ekstremistët
Pas deklaratave delirante të kryetarit të një sekti të quaj-
tur të krishterë në SHBA, se do digjte një kopje të Kuranit
më 11 shtator, pati reagime sa të papritura aq dhe të papra-
nueshme për logjikën dhe bashkëjetesën fetare.
Ndërsa mediat i jepnin përçartjeve të pastorit Xhons
një jehonë të paimagjinueshme dhe të pabazë, ekstremistët
islamikë e shfrytëzonin nga ana tjetër për ta paraqitur si
një “sulm nga të krishterët” kundër Islamit. Rezultat i
kësaj ishin manifestime të dhunshme në Indonezi, Paki
stan, Indi etj., që çuan deri në djegie kishash. Ngjarjet më
të rënda ndodhën në Kashmir, Indi, ku u dogj një shkollë
e krishterë dhe u tentua djegia e shkollave dhe e kishave
të tjera, ngjarje që sollën edhe 22 të vdekur në përleshjet
që pasuan.