Turqi
Qeveria ndalon ashpër nismën e
shoqatës nga SHBA “Free Aghia Sofia”
Siç u njoftua nga shtypi, shoqata nga SHBA “Free
Aghia Sofia” (Shën Sofia e lirë), u bëri një kërkesë autori-
teteve turke, që ditën kur kremtonte kisha e njohur botë-
risht, më 17 shtator, të mund të bëhej një lutje brenda saj.
Kjo kërkesë u refuzua ashpër nga autoritetet turke,
që deklaruan se nuk do ta lejonin atë në asnjë mënyrë.