EmailFacebookKontakt

Rusi – Patriarku Kirill flet për dorëzimet e klerikëve

Rusi
Patriarku Kirill flet për dorëzimet e klerikëve

P

atriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, dënoi am- bicien e gabuar të disa kle- rikëve për të ngjitur shkallët e karrierës kishtare. “Ne kemi nevojë që të elimi- nojmë karrierizmin në kishë dhe me ndihmën e Perë- ndisë, shpresojmë se do t’ia arrijmë”. Kjo deklaratë u bë me rastin e vizitës që bëri Patriarku në manastirin e Solovjetskit, “Trinia e Tërë- shenjtë”. Patriarku Kirill tha për më tepër se “të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen episkopë për hir të karrierës, ka pak mundësi të bëhen dhe ne do të për- zgjedhim episkopët nga ra- dhët e atyre klerikëve që nuk kanë synime karrieriste dhe nuk kërkojnë të grado- hen në poste të tilla me për- gjegjësi”. Ai shprehu gëzi- min e tij mbi faktin se gjatë vizitës së tij në Solovki, ai bëri dy dorëzime episkopa- le, ku personat që u dorëzu- an kishin bërë shërbime të mëdha në Kishë, duke mos rendur pas karrierës dhe posteve, por dhanë tërë je- tën e tyre “në shërbimin e painteres dhe të përulur ndaj Zotit”.

Mbi të gjitha, përpara Perë- ndisë nuk vlerësohemi sipas

rangut që kemi, ose nga sa kryqe mbajmë ose nëse mbajmë një mitër episko- pale ose një kalimaf. Ndo- shta, një patriark duhet t’i hapë udhën një punonjëseje pastrimi, ta shikojë në sy dhe t’i thotë: “Maria Ivanovna, më mirë lutu ti për mua”.

Patriarku Kirill i nxiti priftë- rinjtë të kujtojnë se një ka- rrierë kishtare, “është diçka

relative, nuk ka një lidhje di- rekte me shpëtimin. Perë- ndia të dhuron fuqi dhe kup- tim, që ti të kesh mundësi të ruash pikëpamjen tënde sipas mendjes së përgjith- shme të Kishës dhe kjo ka vlerë si për episkopët, mi- tropolitët, ashtu dhe për patriarkun. Në çdo pozicion ku tije, duhet të kryesh shër- bimin tënd me devocion. Bë- je këtë me guxim, në dashu- ri dhe në lutje”.