“Kozmai, stolia dhe bukuria e botës, pasi braktisi botën e përkohshme, jeton nëpërjetësi”.
Me këto fjalë, biografi i hirshëm, karakterizon personalitetin e shenjtë
dhe punën e hierodëshmorit shën Kozma, i cili kremtohet çdo 24 gusht.
Me qindra besimtarë u mblodhën dhe sivjet në Manastirin e hirshëm të Shën Kozmait në Kolkondas të Fierit, të cilët ndoqën dhe morën pjesë
në Liturgjinë e Shenjtë, të drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati.
Shën Kozmai zbukuron botën me jetën e tij të shenjtë, me mësim- dhëniet e tij të frymëzuara nga Shpirti i Shenjtë, me përfundimin e tij martirik të lavdëruar. Figura, si shën Kozmai i Etolisë, rrallë shfa- qen në skenën e historisë njerëzore.
Joan Qako