“Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t‘i shërbejnë, por për të shërbyer …” (Math. 20:28)
Nga Mitropoliti i Korçës,
Hirësi Joani
S
ot mbushen 50 vjet kur Kryepiskopi Anastas u dorëzua dhjak më 7 gusht të vitit 1960. Në këtë përvjetor gjysmëshekullor dëshiroj të ndalemi e të flisnim pak përjetën dhe veprën e Kryepiskopit Anastas në shërbim të Perëndisë dhe të njerëzve. Sepse ashtu siç ai thotë vazhdimisht se “të gjithë ne duhet të jemi gjithmonë dhjakonë”, ky përvjetor simbolik tregon se jeta e tij ka qenë një dhjakoni në shërbim të Perëndisë dhe njerëzve. Do të doja të flisnim për këtë shërbim pesëdhjetëvjeçar si një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ne, sepse shembujt e gjallë janë shembujt më të fuqishëm dhe më mbresëlë- nës, sidomos në kohën e sotme kur këta shembuj nuk janë të shumtë. Shërbimi i tij në Kishë ka qenë një shembull i gjallë i kombinimit të “orthodhoksisë” dhe “orthopraksi- së”, një jetë e cila ka realizuar në vepra atë që ka predikuar me fjalë.
Pa dyshim një gjysmë ore është shumë pak dhe pothuaj e pamundur për të folur për një vepër gjysmë- shekullore, por megjithatë përsëri ne mund të përfitojmë edhe duke përmendur pak. Ashtu sikurse të lodhur ndalemi pranë një lumi të kthjellët dhe të pastër, ku edhe pak pika ujë mund të na freskojnë dhe të na çlodhin, po ashtu edhe nga kjo jetë e gjatë dhe plot fruta, edhe sikur një fryt i vetëm të shijohet nga
ne do të na ndihmojë për të kuptuar se në krishterim shërbimi është rruga mbretërore për të përmbu- shur vetveten. Sepse vetëm duke iu shërbyer të tjerëve dhe duke i ndih- muar ata në shpëtim ne ndihmojmë dhe shpëtojmë edhe veten tonë (I Tim. 4:16).
Në këtë mbledhje me klerikët me rastin e 50-vjetorit të dorëzimit si dhjakon të Kryepiskopit, unë ndi- hem i nderuar dhe i privilegjuar që më jepet rasti të flas për veprën e Kryepiskopit Anastas, sepse duke nderuar veprën e këtij njeriu të madh, ne nderojmë veten tonë. Dhe unë besoj se jeta dhe vepra e tij janë një shembull i gjallë jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat që do të vij- në. Kjo ka qenë një vepër kolosale, e cila gati duket e pamundur të jetë bërë nga një njeri i vetëm. Kur pu- nën e bëjnë të tjerët shpesh duket si e lehtë. Madje jo vetëm që nuk vlerësohet shumë, por njerëzit mu-
ndohen të gjejnë edhe ndonjë të metë. Një njeri i shquar ka thënë: “Ata që nuk bëjnë asgjë i kritikojnë të tjerët përse nuk i bëjnë të gjitha”. Por kur përfshihesh vetë për të bërë diçka, qoftë ajo edhe një punë e vogël, atëherë e kupton se sa e vë- shtirë është dhe se sa pengesa të panumërta, të vogla e të mëdha, du- het të kapërcesh për ta realizuar. Dhe vetëm atëherë mund të vlerë- sosh dhe të nderosh në masën e vërtetë njeriun ose njerëzit, të cilët kanë kryer vepra të mëdha. Në punën time si mitropolit has vësh- tirësi të ndryshme dhe përballemi me probleme e sfida të vazhdue- shme. Dhe sa më shumë që shto- hen punët e problemet, aq më shu- më jam i vetëdijshëm se sa e vësh- tirë është që të gjesh zgjidhjet e du- hura dhe të gjesh forcën e diturinë për të realizuar këtë detyrë sa të shenjtë po aq edhe të vështirë. Ni- sur nga kjo përvojë personale, sa
më shumë kohë kalon, aq më e qar- të bëhet tek unë madhështia e ve- prës së Kryepiskopit Anastas dhe shpesh habitem e mrekullohem se si ka mundur të realizojë një vepër në këto dimensione. Si përgjigje mund të kem vetëm këtë: një besim i madh dhe një dashuri e madhe për Zotin e njerëzit, një talent i jashtë- zakonshëm dhe një hir i madh nga Perëndia, vetëm këto mund ta bëjnë këtë të mundur. Prandaj, le të jenë këto një shembull edhe për ne. Sa herë që do të hasim probleme dhe ngasje të ndryshme, le të mos an- kohemi e le të mos qahemi, por të gjejmë forcë për t’u përballur me to, duke pasur parasysh se si Kryepisko- pi Anastas është përballur me pro- bleme njëqindfish më të mëdha se- sa ato që ne hasim dhe ka arritur t’i kapërcejë me besim e me dashuri.
Jeta e një njeriu është një vazh- dimësi dhe një tërësi. Për të kuptu- ar një pjesë të jetës së tij, duhet gjithmonë të dihet e tëra, sepse një njeri është e gjithë jeta e tij. Prandaj do të doja të bëj një biografi të shkurtër të Kryepiskopit Anastas. Ai lindi në Pire në vitin 1929. Mba- roi shkëlqyeshëm gjimnazin në Athinë dhe, sipas dëshmive të nje- rëzve që e kanë njohur në ato vite, ai u shqua në të gjitha drejtimet, duke u bërë një shembull dhe fry- mëzim si për bashkëmoshatarët, ashtu edhe për më të vegjlit. Mund të studionte kudo dhe në çdo degë, por ai zgjodhi t’i shërbejë Perëndi-
së, duke studiuar në Fakultetin Theologjik të Universitetit të Athi- nës. Shembuj të tillë janë të rëndë- sishëm në kohën tonë, sepse shpesh prindërit nuk përpiqen që fëmijët e tyre të bëhen të drejtë e të sukses- shëm për Perëndinë, por të pasur dhe të suksesshëm për botën. Por dësh- mia e Shkrimit të Shenjtë dhe dësh- mia e shenjtorëve të Kishës sonë tregon se t’i shërbesh Perëndisë, është dhurata më e madhe dhe mu- ndësia për të pasur një jetë të plotë e të përjetshme. (Kush do të gjejë jetën e vet do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejëpërsëri (Math. 10:39). Kush e do jetën e vet, do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme (Jn. 12:25).
Po shkëlqyeshëm e mbaroi fa- kultetin dhe më 7 gusht të vitit 1960, plot pesëdhjetë vjet më parë, dorë- zohet dhjakon dhe iu përkushtua tërësisht një vepre themelore të Kishës, që për fat të keq ishte lënë për shumë kohë në harresë – misionit. Kontributi i tij në këtë fushë është i pakrahasueshëm, aq sa emri i tij është bërë sinonim i kësaj fushe. Ja si shprehet prof. Vajos Vajopulos i Universitetit të Janinës: “Pas shekujsh, falë Anastasit, u realizua zgjimi hierapostolik i Ki- shës Orthodhokse, çelja e horizon- teve të saj drejt gjithë botës.” Ky nuk është vetëm mendimi i tij, por me këtë pajtohen të gjithë në Ki- shën Orthodhokse – qofshin këta patrikë, hierarkë, priftërinj, laikë, si ata që janë brenda Kishës, ashtu edhe ata jashtë.
Gjatë këtyre viteve, ai shërbeu në Kishë si dhjakon, prift, peshkop, duke dhënë një kontribut të ja- shtëzakonshëm. Ai u përfshi perso- nalisht në misionet, duke shërbyer në Afrikë, por edhe në formulimin
e teologjisë së misioneve në kohët moderne dhe i frymëzuar në mesa- zhin e Ungjillit e duke u mbështetur në trashëgiminë e çmuar të mendi- mit orthodhoks, ai solli, nëpërmjet shkrimeve të tij, mendime dhe ide që ndihmojnë për të kuptuar më mirë misionarizmin. Në këtë fushë ai ishte krijues, sepse frymëzimi i tij vinte nga raporti i tij me besimin e tij – dashuria dhe përgjegjshmëria e krishterë për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë krijimin. Nga kjo da- shuri dhe përgjegjshmëri vjen ku- raja dhe guximi për t’u përballur me problemet dhe për të dhënë zgjidhje për to. Gjatë gjithë historisë së me- ndimit njerëzor, idetë më frytdhë- nëse dhe më jetike për të gjithë bo- tën nuk kanë ardhur vetëm nga ushtrimi intelektual i mendjes, por nga një angazhim i plotë i gjithë qenies njerëzore, shpirt, mendje e zemër. Prandaj është e rëndësi- shme të përmendet që përqasja që i bëhet problemeve të misionarizmit aktual nuk është vetëm thjesht një përqasje teorike, por një përfshirje tërësisht e tij në këtë fushë kaq të rëndësishme të Kishës.
Ai ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm në misionarizmin, por në mendimin e krishterë në tërësi, duke u bërë kështu një ndër mendimtarët më të shquar ortho- dhoksë në botë. Ka botuar mbi 240 artikuj dhe studime në vepra të ndryshme përmbledhëse e në revista shkencore. Tekste të tij janë bo- tuar në njëmbëdhjetë gjuhë të hua- ja. Libri Globalizmi dhe Orthodho- ksia, përkthyer në shumë gjuhë, është konsideruar nga shumë per- sonalitete botërore si një nga kon- tributet më të rëndësishme në për- pjekjet njerëzore për të përballuar sfidën e madhe të globalizmit. Për- voja e tij e gjatë sjell nëpërmjet fa- qeve të këtij libri mendime dhe ide
që ndihmojnë për të kuptuar më mirë globalizmin, të cilin bota po e përjeton sot, si edhe mundësitë për të gjetur rrugë, shpeshherë të reja, në ballafaqimin global me të.
Librat, esetë dhe artikujt e ndry- shëm të tij, ndonëse të shkruara në kohë të ndryshme dhe për auditorë të ndryshëm, përsëri kanë një uni- tet dhe kohezion të brendshëm, gjë që tregon se këta artikuj nuk janë të rastësishëm, por paraqesin me- ndimin e pjekur dhe të kthjellët të një teologu, përkujdesjen plot da- shuri të një bariu shpirtëror, si edhe përkushtimin e një të krishteri të përgjegjshëm për të tashmen dhe të ardhmen e njerëzimit
Dihet tashmë roli i rëndësishëm i Kryepiskopit në dialogun ndërfe- tar, por unë mendoj se kontributi i tij bëhet akoma më i rëndësishëm në pajisjen e këtij dialogu me mbë- shtetje teologjike. Zëra të tillë nuk janë të shumtë. Prandaj esetë e tij mbi dialogun ndërfetar janë të një rëndësie të veçantë për të gjithë mendimin e krishterë në përgjithësi dhe atë orthodhoks në veçanti. I mbështetur në traditën më të mirë orthodhokse, ofron diçka të veçan- të për të gjithë të krishterët.
Duke folur për jetën dhe veprën e Tre Hierarkëve, emër me të cilin ata njihen në Kishën Orthodhokse, Kryepiskopi Anastas thotë se ata, “kanë qenë faktorë të një ndry- shimi të thellë shoqëror dhe ri- përtëritës, me ide rrënjësisht re- formuese, që edhe sot mbeten të guximshme dhe aktuale.” Madje, mund të shtohet, në epokën tonë mesazhi i tyre është akoma më shu- më i nevojshëm. Ata, ashtu siç Ungjilli që predikuan, nuk i takojnë vetëm së kaluarës, por edhe jetës së Kishës sot edhe asaj të nesërme. Në të njëjtën linjë shkojnë edhe je- ta, vepra dhe shkrimet e Kryepi-
skopit Anastas. Prandaj unë men- doj se shkrimet e tij mund të radhi- ten në atë që mund ta quajmë shkri- me neopatristike, sepse kanë të njëjtin frymëzim, të njëjtën përgje- gjësi, të njëjtën fuqi guxuese dhe krijuese dhe të njëjtin qëllim – ndry- shimin dhe restaurimin e të gjithë krijimit, për të cilin u trupëzua, u kryqëzua dhe u ngjall Zoti ynë Jisu Krisht. Të mbyllesh dhe të izolo- hesh nga shoqëria, nuk është vizioni i krishterë. Krishti erdhi ta ndrysho- jë dhe ta shpëtojë botën. Të nisur nga ky besim, apostuj patën kurajën për të predikuar dhe dëshmuar në të katër anët e dheut. I mbështetur pikërisht në këtë besim mund të kuptohet vepra e madhe dhe kontri- buti i jashtëzakonshëm i Kryepi- skopit Anastas.
Ky personalitet poliedrik, që ia përkushtoi jetën e tij besimit dhe dashurisë për njeriun, me kontribu- tin e tij të jashtëzakonshëm për rigjallërimin dhe ridimensionimin e dialogut ndërmjet popujve të ndry- shëm në të gjithë botën, për res- pektimin e të drejtave të njeriut dhe të dinjitetit e lirisë së tij, është bërë një pikë referimi jo vetëm në fushën misionare dhe të dialogut ndërfetar, por edhe në atë të mendimit njerë- zor në përgjithësi. Kontributi i tij është i njohur jo vetëm në rajonin tonë, por në të gjithë botën.
Pa dyshim, një nga periudhat e rëndësishme të jetës së tij ka qenë shërbesa në Afrikë. Në vitin 1981 ai u ftua nga Patriku i Aleksandrisë për të organizuar Kishën Orthodho- kse në Kenia, që ishte në një gje- ndje shumë të vështirë. Kontributi i tij dhjetëvjeçar në Afrikë është i jashtëzakonshëm. Ai bëri të mun- dur ndërtimin e të vetmit fakultet orthodhoks në Afrikë. Gjithashtu ai (vijon në faqen 8)
50 vjet dhjakoni – një shembull për t’u ndjekur
(vijon nga faqja 6-7) ndërtoi kisha, shkolla, klinika mje- kësore dhe vuri themele të sigurta për të ardhmen e Kishës Ortho- dhokse në Afrikën Lindore.
Por kurora e veprës së tij është pa dyshim ringritja nga gërmadhat e Kishës Orthodhokse në Shqipëri, jo vetëm në kufijtë e saj të mëpar- shëm, por në ridimensionim të saj në një nivel shumë më të lartë e më të gjerë. Besoj se kjo vepër është vepra më e shquar e Kishës Orthodhokse në kohët moderne. Për këtë të falënderojmë Perëndinë që dërgoi një njeri, i cili bëri të mu- ndur atë që më vonë nga shumë njerëz u quajt mrekullia e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Kontributi i tij në rindërtimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri është i jashtëzakonshëm dhe i pashoq. Nën kujdesin e tij u ngrit Akademia Theologjike Orthodho- kse “Ngjallja e Krishtit” ku janë përgatitur rreth 140 klerikë ve- ndës. Nën drejtimin e tij, me fondet e siguruara po prej tij, janë ndërtuar mbi 100 kisha të reja, janë restau- ruar rreth 90 manastire dhe kisha- monumente kulture dhe janë riparuar 141 kisha të tjera. Vetëm për restaurimin e objekteve ortho- dhokse të kultitjanë shpenzuar nga Kisha jonë për këtë qëllim rreth 8 milionë dollarë, fonde të mbledhura nga Kryepiskopi Anastas.
Dashuria e tij për të gjithë nje- rëzit, pavarësisht nga origjina dhe bindjet e tyre, bënë që të krijonte një rrjet klinikash mjekësore në tërë vendin, ku dallohet Qendra Diagno- stike “Ungjillëzimi” në Tiranë, ku punojnë disa nga mjekët më të njo- hur të vendit dhe me një skaner shumë modern, i dyti në Ballkan.
Në fushën e arsimit, me kujde- sin personal të tij janë ngritur 14 kop- shte ditore, ku përparësi kanë fëmi- jët e familjeve në nevojë. Janë ndih- muar shumë shkolla publike, janë rikonstruktuar 10 shkolla dhe 6 kop- shte. Janë hapur shkolla 9-vjeçare dhe institute profesionale, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndë- sishëm për të gjithë vendin tonë.
Veprimtaria e gjerë sociale dhe humanitare e Kishës, nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, ka qenë e një rëndësie të veçantë. Janë për-
krahur një numër i madh progra- mesh sociale, ku përfshihen pro- jekte zhvillimi për zonat malore, zhvillimin e bujqësisë, ndërtime rru- gësh dhe ujësjellësish, programe për kujdesin shëndetësor, kontri- bute të mëdha për shkolla, jetimore, spitale, ndihma për institutet për persona me aftësi të kufizuara, azi- let, për të burgosurit, dreka për të varfrit etj. Gjatë vitit 1999, kur ve- ndi ynë priti valën e refugjatëve kosovarë, Kisha Orthodhokse Au- toqefale e Shqipërisë, me iniciativën dhe nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, në bashkëpunim me dona- torë dhe organizma fetarë ndërko- mbëtarë organizoi një program të madh ndihme, prej më shu-më se 12 milionë dollarësh. Dhe këtu kemi përmendur vetëm një pjesë të veprim- tarisë së madhe të Kishës në këto vite. Dhe pa asnjë dyshim, arkitekti dhe realizuesi i gjithë kësaj veprimta- rie ka qenë Kryepiskopi Anastas.
Kjo është pjesa e dukshme dhe e prekshme e kësaj vepre vigane, por unë do të doja të theksoja edhe një pjesë tjetër, e cila ndonëse nuk është aq shumë e dukshme, nuk është më pak e rëndësishme dhe për të cilën nuk është folur aq shu- më sa duhet. Kryepiskopi Anastas jo vetëm që arriti të realizonte ndër- timin e mureve të Kishës dhe infra- strukturën fizike të saj, por ajo që është akoma dhe më e rëndësishme është përpjekja për të dhënë një frymë të drejtë dhe të mirë brenda saj. Ai ka përhapur brenda Kishës një frymë pajtimi dhe falje dhe të gjithë ne që kemi qenë pranë tij gjatë këtyre viteve të ringjalljes së kishës në Shqipëri jemi dëshmitarë të kësaj. Prandaj shembulli i tij ësh- të i vlefshëm për të gjithë ne dhe për të gjithë rajonin, duke dëshmuar se mësimi i Zotit tonë Jisu Krisht “doni armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin” (Math.5:44), është i mundur të realizohet dhe se falja dhe dashuria duhet të mbizotërojnë mbi urrejtjen. Vetëm mbi këtë themel hyjnor mund të ndërtohet një shoqëri e shëndoshë dhe njerëzore.
Nëpërmjet shembullit të tij ai e ka forcuar tek të gjithë ne besimin e patundur te Perëndia. Sa herë që
është përballur me vështirësi dhe ngasje të ndryshme, ai nuk është tërhequr, por me besim të madh te Perëndia, i bindur se po bën punën e Tij, ai ka qëndruar i fortë si shkëmb, por me dashuri e dhemb- shuri, për ta mbrojtur Kishën dhe misionin e saj. Është bërë tashmë proverbiale thënia e tij se “Perëndia nuk do të na braktisë”, duke për- hapur kështu besim dhe shpresë në të gjithë besimtarët.
Do të doja të ndalesha përsëri në problemin e Autoqefalisë, për të cilën duhet të falënderojmë Krye- piskopin për kontributin e tij, jo vetëm në rikonfirmimin e saj, por edhe në forcimin e konsolidimin e saj. Më lejoni të citoj diçka që e kam shkruar pak kohë më parë në lidhje me këtë çështje. “…rasti i Shqipërisë ishte unik në historinë botërore. Ishte hera e parë që një Kishë gjendej pa hierarkinë e saj. Pati zëra të shumtë, ndërmjet tyre klerikë, teologë dhe kanonistë, në kisha të ndryshme nëpër botë, të cilët mendonin dhe shpreheshin se Autoqefalia e Kishës Shqiptare tash- më nuk ekzistonte, sepse nuk ekzi- stonte më një hierarki e cila do ta ushtronte këtë autoqefali. Prandaj, për të zgjidhur këtë çështje jetësore dhe kaq delikate e të rëndësishme për Kishën tonë, duhej patjetër një nismë ndërkombëtare. Zgjidhja e këtyre çështjeve nuk është aq e lehtë sa duket. Ka Kisha që kanë disa dekada dhe akoma nuk e kanë zgjidhur problemin e autoqefalisë. Prandaj nuk duhet ta harrojmë kontributin e Kryepiskopit Anastas në këtë drejtim, sepse kur atij iu kërkua nga Patriarkana Ekumeni- ke shërbesa në Shqipëri, ai vuri tre kushte për ta pranuar: Të ishte i pra- nuar nga komuniteti orthodhoks, nga autoritetet shtetërore të Shqipë- risë dhe të ruhej Autoqefalia e Ki- shës Orthodhokse në Shqipëri. Dhe mund të them me siguri që ishte auto- riteti i tij, i cili bëri të heshtin të gjithë zërat që ishin kundër autoqefalisë. Të gjitha veprat e tij flasin se ai e ka konsoliduar Autoqefalinë e Kishës dhe për më tepër unitetin e Kishës. Një njeri, i cili nuk do të donte të ru- ante autoqefalinë, nuk do të bënte për- pjekje të jashtëzakonshme për të arsimuar klerin orthodhoks këtu në Shqipëri. Akademia Teologjike në
Shën Vlash, Durrës, e cila përgatit klerikët orthodhoksë, u ngrit me iniciativën dhe përpjekjet e tij dhe me fondet e mbledhura po prej tij. Autoqefalia nuk realizohet vetëm me një dekret, por me ngritjen e një hierarkie kishtare, me përgatitjen e kuadrove të duhura për të drejtuar Kishën, me pajisjen e saj me klerikë dhe teologë dhe mbi të gjitha me autoqefalinë financiare.”
Ai ka qenë një bekim jo vetëm për Kishën Orthodhokse në Shqi- përi, por për të gjithë Orthodhok- sinë. Kam qenë i pranishëm në shu- më takime panorthodhokse dhe jam dëshmitar i kontributit të tij të pa- zëvendësueshëm në këto takime. Shumë herë ka qenë ndërhyrja e tij, aftësia e tij bindëse dhe besimi që kanë të gjithë primatët e Kisha- ve të tjera Orthodhokse tek ai, që të arrihej një mirëkuptim dhe një zgjidhje e pranueshme nga të gjithë, për të mirën e të gjithëve. Këto fja- lë i thonë shumë nga hierarkët or- thodhoksë në të gjithë botën.
Jeta e tij ka qenë një jetë e ku- shtuar Perëndisë dhe njeriut. Ai i ka sjellë një kontribut të çmuar teorik dhe praktik. Ai i ka shërbyer Kishës kudo si misionar e si teolog dhe ka sjellë një risi në fushën teo- logjike, sepse ai ka aftësinë të rigja- llërojë mendimin e Etërve të Ki- shës. Pikënisja e jetës së krishterë dhe themeli i shpresës sonë – shpre- het ai – është fakti se lavdia e Pe- rëndisë shpërndahet në mbarë kri- jesën dhe asnjë qenie njerëzore nuk mund të jetë krejtësisht jashtë përkujdesjes hyjnore.
Në këtë 50-vjetor të shërbesës së tij në Kishë, unë do të doja të shpreh falënderimin tim të madh për këtë dhuratë që Perëndia ka bërë në Kishën Orthodhokse kudo në botë dhe në veçanti për ne në Shqipëri dhe le të shërbejë jeta dhe vepra e tij si një shembull e frymë- zim për të gjithë ne. Do të doja ta përfundoja me fjalët e Kryepisko- pit, i cili na ka thënë shpesh që “Nuk dua admirues, por bashkëpunëtorë”; ashtu edhe ne nuk duhet të ndalemi vetëm në admirimin për jetën dhe veprën e tij, por edhe ta ndjekim atë pas, duke u bërë bashkëpunë- torët e tij në vreshtin e Perëndisë.