EmailFacebookKontakt

Mbledhje e përgjithshme e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

U festuan 50 vite shërbimi në Kishë të Kryepiskopit Anastas

Në datat 6 dhe 7 gusht në Manastirin e Ri të Shën Vlashit u bë një mbledhje e përgjithshme e klerikëve të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ajo iu dedikua rinovimit të tyre shpirtëror nëpërmjet shërbesave të përbashkëta, temave të mbajtura nga Kryepiskopi e Mitropolitët, diskutimeve e pyetjeve etj.

Në këto ditë u festua dhe një përvjetor i veçantë, që solli gëzim mes pjesëmarrësve dhe urime të shumta: 50 – vjetori i dorëzimit në dhjak i Kryepiskopit Anastas, që do të shënonte nisjen e një rru- gëtimi shpirtëror të jashtëzakonshëm, brenda të cilit duam të veçojmë mrekullinë e ringjalljes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Hirësi Joani, Mitropolit i Korçës, mbajti në mbledhje temën, që lidhej me përvjetorin e dorëzimit që kremtonte Kryepiskopi Anastas “50 vjet dhjakoni – një shembull për t’u ndjekur”, të cilën po e botojmë.