NGA KOMUNIZMI ATEIST DREJT
KAPITALIZMIT ATEIST: A PO E ZËVENDËSON SHQIPËRIA NJË FORMË
TË VARFËRISË SHPIRTËRORE ME NJË TJETËR?
Anastasia Pamela Barksdale, M. Div.
“…mblidhni thesare në qiell, atje ku nuk ka as tenjë, e as krimb, që t’i brejë…. Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë dhe zemra jote.” (Mt. 6: 20-21)
N
ga këndvështrimi i një të krishtereje orthodhokse amerikane që jeton në Tiranë, gëzohem me lirinë e re të besimit dhe ripërtë- ritjen e Kishës Orthodhokse; më në fund errësira e rreth 50 viteve persekutimi dhe intolerance fe- tare nën komunizmin ateist u zhduk. Sot pas 20 vjetësh nga rënia e komunizmit, Shqipëria ndo- dhet në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një perspektivë e cila ofron mundësi të shumta: tregun botëror, ekonominë globale, kufij të lirë, të cilat të gjitha së bashku prem- tojnë për një rritje ekonomike dhe shpresë për të ardhmen. Kjo shpresë sinjalizon plotësimin e ëndrrës për liri, që shqiptarët prisnin gjatë regjimit komunist. Por megjithatë, ndërsa shqiptarët, të etur, kërkojnë të marrin gjithçka që ofrojnë shoqëritë perëndimore nëpërmjet formave të ndryshme të demokracisë dhe ekonomive kapitaliste, pyes veten nëse të krishterët në Shqipëri do të gjejnë lirinë e vërtetë të besimit për të cilën ata luftuan, apo do të përballen vetëm me një formë tjetër të ateizmit? A rrezikon Shqipëria të shkëmbejë një formë të varfërisë shpirtërore me një tjetër?
Gjatë shekullit të 20-të, ateizmi u ndërthur me ideologjitë komuniste në Shqipëri, në Evropën Lindore, Rusi dhe në Lindjen e Largët. Thelbi i kësaj ideologjie ishte transformimi heretik i natyrës dhe misionit të vërtetë njerëzor. Duke u rebeluar ndaj pabarazive midis shtre- save sociale dhe shpërndarjes së pabarabartë të pasurive materiale, pasuesit e Marksit dhe Leninit u përpoqën të fusin një vizion idealist të një shoqërie pa klasa. “Vëllazëria universale e njeriut” që ata kërkonin të arrinin me detyrim, ishte në fakt një transformim i botëkuptimit të krishterë për njeriun të krijuar prej Perëndisë sipas shëmbëlltyrës së Tij, si dhe i misionit të njeriut për t’u bërë i ngjashëm me Perëndinë, duke jetuar në unitet me të gjithë njerëzit dhe gjithë krijesën.
Megjithëse qëllimi i komunizmit ateist ishte të krijonte një shoqëri të drejtë, ai ishte tepër larg kësaj dhe solli si rezultat diktatura të ashpra, të cilat e zhvlerësuan rëndësinë dhe veçantinë e njeriut. Njeriu u bë i varur ndaj idealeve dhe qëllimeve të shtetit për të ashtuquajturën të mirën e përbashkët. Më në fund kjo ideologji dhe vizioni i saj dështuan dhe shpirti njerëzor u rrënua, për shkak të humbjes së ngjashmërisë së tij me Perëndinë. Shkëndija e jetës venitej
ndërkohë që njerëzitjetonin në dëshpërim. Sot ka liri fetare dhe shumëllojshmëri besimesh, ka demokraci shoqërore dhe një shpresë të re për ngritjen e standardeve të jetesës dhe frikë në një shtet diktatorial, të pamëshirshëm dhe të paarsyeshëm, ku besimi dhe komuniteti rrëno- heshin e shpresa për të ardhmen vdiste.
Por ndryshimi erdhi shpejt në Shqipëri dhe bashkë me të edhe përmirësimi i njeriut. Shqip- tarët duan të kenë mënyra jetese evropiane e amerikane, të cilat sjellin pasuri materiale; duan mundësi për arsimim, punë, përkujdesje shë- ndetësore, udhëtime dhe para. Por këto mënyra jetese sjellin gjithashtu mjaft aspekte dhe vlera të deformuara të shoqërive perëndimore si: imoralitetin, krimin dhe lakmi të shfrenuara.
Në të gjithë botën njerëzit po përqafojnë fuqishëm një tendencë të re globale që është konsumizmi.
Konsumizmi është një rregull social dhe ekonomik i bazuar në zhvillimin gradual dhe rritjen e dëshirës për të përftuar të mira materiale në sasi sa më të mëdha. j
Në një ekonomi globale njerëzit kanë pra- nuar rolin e konsumatorit, i cili ka si qëllim të kërkojë sa më shumë; dhe sa më shumë që të kërkojë dikush, aq më mirë është për ekonominë globale
Shoqëria që udhëhiqet vetëm nga vlerat e ekonomisë kapitaliste kultivon konsumimin te popullsia e vet. Konsumizmi është një lloj tjetër herezie dhe shtrembërim i njeriut, ashtu siç ishte edhe ideali komunist i vëllazërisë universale një shtrembërim i dashurisë së vërtetë vëllazërore dhe i komunitetit; konsumizmi i jep dikujt sensin e gabuar të identitetit të tij dhe e zëvendëson atë me sensin e krenarisë, zotërimit, lakmisë, konkurrencës, dhe zilisë për fqinjin dhe zotërimet e tij. Imazhi dhe vlera e vetvetes bazohen në atë që ai apo ajo zotëron, në pasuritë materiale, në sendet. Ky fiksim i njerëzve për gjërat materiale, i cili në fakt e mpin shpirtin, i largon nje- rëzit nga natyra e tyre e vërtetë njerëzore, e krijuar sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë me Perëndinë
…Për shqiptarët, të cilët i mbijetuan perseku- timit të komunizmit ateist, jeta sot duket sikur ka kaluar nga njëri skaj i lavjerrësit në skajin tjetër.
Nga të qenurit një punëtor i panjohur, i nënshtruar ndaj qëllimeve të përbashkëta, nje- rëzit sot janë bërë konsumatorë me dëshira të pafundme, të pangopshme dhe boshe, duke i bërë këto qëllimin e vetëm të jetës së tyre. Por
a ka ndonjë zgjidhje për këto dy herezi? Po, por është diçka që bota rrallëherë e ka parë të zbatohet: një komunitet ku të jetohen dhe të demonstrohen mësimet e Krishtit, si e vërteta, drejtësia, mirësia, përulësia, keqardhja, bujaria dhe dashuria për të tjerët. Një komunitet ku njeriu ka vlerë, sepse është i veçantë, një fenomen i papërsëritshëm, një krijesë e Perëndisë së gjallë, i bërë sipas shëmbëlltyrës dhe ngjash- mërisë me Të, që duhet prej Tij pa kushte dhe është i destinuar për një jetë të përjetshme…
Për 2000 vjet me radhë të krishterët kanë qenë vazhdimisht një forcë për ndryshimin e botës. Por sot duhet të pyesim veten: “Si do mund dashuria e Perëndisë, nëpërmjet nesh, të transformojë këtë botë të konsumimit dhe të ekonomive globale në një “mbretëri të Perëndi- së?” A është gabim të duam të përmirësojmë jetën tonë; të nxjerrim ushqime të shëndetshme për të ushqyer familjet tona; të veshim rroba që janë të pastra e të rehatshme; të ndërtojmë shtëpi të sigurta, si dhe të krijojmë një ambient të qëndrueshëm për të rritur fëmijët tanë; të bëjmë punë që të ketë kuptim, dhe të ofrojmë mundësi për përparim, arsimim, i cili t’i përga- tisë punonjësit për t’u shërbyer të tjerëve? As- kush nuk e mohon se këto janë aspirata të vlef- shme për çdo lloj shoqërie apo kulture, por gji- thashtu nuk duhet të mjaftohemi vetëm me ato që na nevojiten dhe me atë çka është e mirë për veten tonë dhe të afërmin. Ne biem viktimë e “viçave të artë” të lakmisë, krenarisë, zilisë, identitetit të gabuar dhe vlerave të konsumizmit.
Kur flasim për varfërinë apo pasurinë e vër- tetë, duhet t’i referohemi Jisu Krishtit, i Cili është Shpëtimtari ynë jo vetëm në jetën e përtejme, por në “jetën e vërtetë”, e cila fillon në këtë botë…
Marrë me shkutime nga revista
“Kërkim”, nr. 5