EmailFacebookKontakt

Edhe këtë vit u organizuan më së miri kampet me fëmijët kosovarë

Nga Isidor Koti

Sapo shfaqet mikrobusi, ata gumëzhijnë dhe i për- shendesin duke rendur për t’i takuar. Me buzëqeshjen dhe çiltërsinë fëmijërore, ni- sin të këndojnë dhe të kër- cejnë sikur të jetë edhe piku i vapës, madje edhe në të ftohtin e pragvjeshtës. Ndo- nëse në klasat fillore, i kanë bërë miq të vjetër dhe shu- më të dashur. I quajnë më- sues, edhe pse janë disa të rinj vullnetarë që vijnë nga Kisha Orthodhokse Auto- qefale e Shqipërisë dhe

zhvillojnë me ta veprimtari edukative e lojëra argëtue- se. Përtej kësaj, fëmijët ko- sovarë dhe të rinjtë shqipta- rë kanë krijuar një lidhje të fortë vëllazërie, e cila reflek- tohet bindshëm edhe te ar- simtarët e prindërit. Më shumë se një dekadë miqësi që përjetohet dhe përcillet brez pas brezi përmes këty- re aktiviteteve, të cilat kanë lënë gjurmë të thella në kuj- timet e tyre.

Sivjet, pikërisht në ko- munën e Malishevës, gjatë periudhës 16-31 gusht u zhvilluan tri kampe në shko- llat e fshatrave Begaj, Ba- një dhe Carallukë e Posht-

me. Tema qendrore ishte “Bukuria e natyrës”. Çdo ditë fëmijët ndiqnin një dra- më në lidhje me aspekte të ndryshme të përkujdesjes së mjedisit në familje, në shkollë dhe në vend. Programi përmbante lojëra, kë- ngë, diskutime në grupe, punëdore e kokteil. Fëmijët ishin në aktivitet për rreth katër orë në ditë. Paradite merrnin pjesë fëmijë nga parashkollorët deri te klasat e katërta dhe pasdite nga klasat e pesta deri në klasat e nënta. Një ditë ishin pro- gramuar lojërat olimpike,

dhe në fund festa e përga- titur nga vetë grupet e fëmi- jëve pjesëmarrës.

“Ky aktivitet më pëlqen shumë dhe mezi ju pres të vini përsëri vitin tjetër” – thotë Erjona Krasniqi, nxë- nëse e shkollës “Imer Kras- niqi” në Carallukë të Mali- shevës. Ajo iu ka treguar plot zell edhe familjarëve e miqve të saj për ditët e kampit, mësimet dhe lojërat e shumta që zhvillohen çdo ditë. Fëmijët, më shumë se gjithçka tjetër, kanë pasur nevojë për aktivitete të kë- saj natyre, sepse edhe luaj- në, edhe gëzohen, edhe më- sojnë. Ky është një bashkë-

punim i frytshëm, duke i bërë edhe mësuesit e pri- ndërit të ndihen të kënaqur me lumturinë që ndiejnë fëmijët e tyre.

Drejtuesi i kësaj veprim- tarie, z. Nathan Hoppe tha para nxënësve kosovarë:

“Kemi gëzimin t’ju për- shëndesim nga Kryepiskopi Anastas dhe Kisha Ortho- dhokse Autoqefale e Shqi- përisë. Bukuria është një nga vlerat më të mëdha të jetës njerëzore. Kemi shu- më gjëra të bukura rreth e rrotull që duhet t’i vlerë-

sojmë dhe ky kamp shpre- sojmë të ndikojë në zhvilli- min e tyre”.

Në shenjë respekti për zhvillimin e kampeve me fëmijët, stafi pedagogjik i shkollës “Imer Krasniqi” kishte përgatitur një kokteil dhe një program të veçantë, shoqëruar edhe me një dhu- ratë mirënjohjeje Ndërsa drejtori i shkollës së fshatit Begaj, z. Izet Shala e konsi- deroi programin me shumë nivel. “Ne e vlerësojmë lart tematikën për mbrojtjen e natyrës shqiptare. Ishte një parapërgatitje e vlefshme e nxënësve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor” – tha ai.

(Vijon në faqen 4)

Edhe këtë vit u organizuan më së miri kampet me fëmijët kosovarë

Vizitë në 3 manastire
orthodhokse

jë luginë e gjelbër në bre- gun e djathtë te Lumbardhit, është vendi ku Manastiri i Deçanit ngrihet në madhështinë e tij she- kullore. Një oazë magjepsëse, rreth dy kilometra larg qytezës. Mbi këtë Manastir derdhet ajri i pastër i rrëzëbjeshkës. Dielli i perëndimit dhe i pemëve te lulëzuara fal një shkëlqim të argjendtë.

Grupi i të rinjve orthodhoksë shqiptarë do të vizitonte pikërisht këtë vend. Përgatitjet ishin bërë kohë më parë, prandaj zgjimi do të bëhej herët për t’u nisur nga Mali- sheva. Liturgjia Hyjnore dhe zëri engjëllor i murgjve u shoqëruan nga himnet e psalura edhe në gjuhën shqipe. Nuk ishte fare rastësi. Një prej murgjve fliste mjaft mirë shqip. Ai, bashkë me një prej vëllezërve të Manastirit e kishin mësuar brenda një kohe të shkurtër gjuhën to- në. Duke na shpjeguar me përpik- mëri historinë e këtij manastiri, na tregoi gjithçka, madje na ftoi të për- shëndesnim me kërkesën tonë edhe lipsanin e paprishur të shën Stefanit, ndërtuesi i këtij Manastiri, që qëndronte pranë portës së hie- rores. Pas ngrënies së mëngjesit bashkë me murgjit, vizituam edhe dyqanin e pasur kishtar, duke e vazhduar udhëtimin e asaj dite në Patriarkanën e Pejës.

Peja shtrihet në skajin veripe- rëndimor të luginës së Dukagjinit. Në rrugën që shpie në Grykën ma- gjepsëse të Rugovës është Patriar- kana e famshme me kopsht mahni- tës. Aty jetojnë murgesha dhe shër- ben si klerik një murg, i cili na sho- qëroi gjatë gjithë kohës së qëndri- mit. Udhëtimi i asaj dite do të mby- llej në Manastirin e Istogut, që mban emrin e shën Nikollës. I ve- ndosur në pjesën e sipërme të qy- tetit, rrëzë një kodre, ndonëse me pak murgesha, pritja ishte dinjitoze dhe ambienti mbresëlënës.