– Filloi viti i ri arsimor në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, të hapura nga Kisha jonë –
F
illimit të vitit të ri shkollor 2010-2011, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Kishës sonë i dha bekim ditën e parë kryerja e Shër- besës së Ajazmës. Me qindra nxënës dhe më- sues përshëndetën 6 shtatorin, si një fillim i rë- ndësishëm në rrugën e gjatë dhe plot sfida të dijes. Institucionet arsimore të Kishës edhe këtë vit do të përgatisin me përkushtim njerëz jo ve- tëm me edukatë shkencore, por edhe me kulturë shpirtërore, për të dhënë me dinjitet kontributin e tyre në shoqëri. Ky është qëllimi kryesor që ka motivuar prej vitesh Kryepiskopin Anastas, i cili u ka ofruar fëmijëve dhe të rinjve kushtet më të mira të mundshme në “laboratorët” e ringjalljes shpirtërore e morale.
Shkolla 9-vjeçare shqiptaro- amerikane”Protagonistët” në Tiranë, bashkë me mjediset ba- shkëkohore, iu ka ofruar nxënësve sivjet edhe laboratorët e rinj të kimi- së dhe të fizikës, si dhe këndin spor- tiv. Ndërkohë, po punohet intensi- visht për hapjen e laboratorit të bio- logjisë dhe bibliotekës së shkollës.
Në bisedë me drejtueset e këtij institucioni mësuam se ka pasur një fluks të lartë kërkesash për t’u re-
Shkolla 9-vjeçare shqiptaro- greke “Frymë dashurie”, Du- rrës edhe këtë vit të ri shkollor do të vijojë të shfaqë reputacionin e mirë. Drejtori i saj, z. Kristaq Mile na tregoi se stafi pedagogjik ka qe- në në gatishmëri për të plotësuar të gjitha nevojat e nxënësve. Në gja-
Shkolla 9-vjeçare shqiptaro- greke “Frymë dashurie”, Gjiro- kastër ka hapur sivjet tri klasa me nga dy paralele, dhe ka në përbërje të saj rreth 70 nxënës. E vendosur pranë ambienteve të Mitropolisë, nxënësit e vegjël po ndjekin mësi- met, duke mësuar gjithashtu edhe gjuhë të huaja dhe informatikë.
gjistruar në shkollë. Ndërkohë që pas nëntë viteve punë dhe përpjekje është duke u përgatitur dokumen- tacioni për hapjen e shkollës së mesme, në mënyrë që nxënësit të cilët përfundojnë sivjet klasën e nëntë të vijojnë studimet në po të njëjtën shkollë vitin e ardhshëm.
Sivjet ofrohet edhe një shërbim i ri, faqja e re e internetit e shkollës, me të gjitha informacionet e nevo- jshme: www.protagonistschool.org.
shtë klasat e kësaj shkolle janë ulur mbi 100 nxënës, të cilët kanë një staf pedagogjik mjaft të kualifikuar.
Kisha ka siguruar bazën didakti- ke e mësimore dhe nxënësit janë pajisur me të gjithë librat. Që në di- tën e parë të mësimit nisi me rigoro- zitet realizimi i programin mësimor.
Gjatë bisedës me një prej drejtu- eseve të shkollës, znj. Zaharulla Çuri, mësuam se është siguruar gjith- çka e nevojshme që fillimi i shkollës t’i gjente mësuesit dhe nxënësit me kushtet më bashkëkohore për të zhvilluar mësim cilësor dhe përve- tësim serioz të dijeve.
(Vijon në faqen 2)
Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Sukth të Durrësit, çeli dyert e saj me prete- ndimin për të përgatitur nxënës të aftë për Kishën dhe shoqërinë. Drejtori i saj, z. Niko Përdhiku tha: “Kjo shkollë do nxjerrë nxënës jo vetëm për universitetet publike, por edhe për Akademinë theologjike, që
ata të dalin njerëz të aftë në jetë, të jenë edhe pranë Kishës”.
Pranimi u bë me konkurs dhe u regjistruan nxënës të cilët prem- tojnë shumë me dijet dhe anga- zhimin e tyre. Ata vijnë nga disa enori të Kishës sonë, ndërkohë që të gjitha kushtet për bazën didakti- ke dhe konviktin janë optimale .
Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër, ka nisur normalisht procesin më- simor. Në bisedë telefonike me drejtorin e saj, z. Thanas Bej, mësu- am se arritjet janë të dukshme në të gjitha drejtimet. Të rinjtë që për- funduan shkollën vitin e shkuar do- lën me rezultate të kënaqshme dhe do të ndjekin studimet e larta brenda e jashtë vendit. Ditën e parë të
fillimit të vitit të ri shkollor u krye Shërbesa e Ajazmës nga Mitropoliti Dhimitër. Gjithashtu ai realizoi një takim me prindërit, ndërsa nxënësit dhanë një program artistik.
“Mësimi ka nisur me sukses, nxënësit janë ambientuar me shko- llën dhe konviktin”- nënvizoi z. Bej. Shkolla vlerësohet për cilësinë, duke u renditur ndër më të mirat në rajonin jugor.
Shkolla e Mesme Teknike “Apostull Pavli”, në Mesopotam tëSarandës, ka hapur sivjet degën e re”Shërbime shëndetësore dhe sociale”. Sipas drejtorit të saj, z. Thoma Dalla, ka pasur interes të madh për të gjitha degët, sepse në përfundim të shkollës nxënësit sigurojnë menjëherë punë. Ai shtoi se vitin që kaloi diplomimi u krye më 23 qershor dhe të nesërmen disa prej tyre nisën punën në hidro- centralin e Bistricës, ndërkohë që të tjerët u punësuan në institucione të tjera. Fillimin e këtij viti të ri ar- simor e bekoi Mitropoliti i Gjiro- kastrës, Hirësi Dhimitri, i cili ndër
të tjera tha: “Jeni shumë të bekuar nga Perëndia që keni një dhuratë të tillë nga Kryepiskopi, siç është shkolla juaj me kushte kaq të mira dhe laboratorë nga më bashkë- kohorët. Ju duhet të dilni me rezul- tate të mira, që të ndihmoni në zhvi- llimin e shoqërisë. Bashkëpunoni më shumë me mësuesit, që të bë- heni njerëz të aftë” – theksoi ai.
Në këtë shkollë, sivjet është bërë ndryshimi i sistemit nga tre në katërvjeçar, sipas programit të mi- ratuar nga Ministria e Arsimit. Nxë- nësit vijnë kryesisht nga tre rrethe, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe zonat përreth.