M
ë 24 gusht ne kremtojmë Shën Kozmain e Kolkondasit, një nga
figurat më të ndritshme të martirëve të krishterë.
Njeri me dije dhe horizont të gjerë kulturor, Shën Kozmai ishte
gjithashtu një predikues i shkëlqyer, me vullnet të fortë dhe veprimtari të
palodhur. Si i tillë, ai dinte se e vetmja udhë për të thelluar besimin e
krishterë në shpirtin e popullit ishte përhapja e dritës, çelja e shkollave
gjithkund: Dhe jo vetëm kaq, por edhe mbajtja e tyre duke pranuar çdo
sakrificë.
Vepra e tij në vendin tonë la gjurmë të pashlyeshme, siç thotë edhe
Fortlumturia e Tij, Kryepiskop Kisi: “Në ato kohëra kaq të zorshme të
frikës, ai, me mundime të mëdha dhe me rreziqe të patregueshme, shëtiti
anembanë Shqipërisë; derdhi pasurisht dritën dhe mësimet e tij të çmue-
shme, dhe u përpoq të forconte, të inkurajonte popullin e dëshpëruar”.
Mësues dhe predikues i shkëlqyer