EmailFacebookKontakt

Në kishën e Ungjillëzimit në Divjakë

S

apo dëgjon Divjakë menjëherë të shkon mendja te plazhi me rërë të mirë, te laguna me gjallesat e saj, te pylli i veçantë me pisha, te prodhimet e freskëta, të bollshme, të ushqyeshme e plot shije etj., etj. Por kur vete atje sheh një qytet me plot shtëpi – vila të reja, një qytet që po urbanizohet.. .dhe pikërisht në qendër të tij dallon kishën me ka- mbanoren e saj. E pra, ky është që- llimi për të cilin kemi vajtur. I drej- tohemi asaj dhe shohim një kom- pleks të tërë, që pasi e viziton të nge- let në mendje: një hyrje me një por- të të kompozuar bukur; sapo kalon portën vë re lule me ngjyra lloj-llo- jesh e pra një lulishte të sistemuar e të mirëmbajtur; sheh pastërti… një kishë të vendosur në fillimet e një oborri me sipërfaqe mjaft të madhe, kishë të veçantë për nga lartësia, por dhe nga çatia mjaft e pjerrët….

Hyn në kishë, merr qirinjtë në banak, ku janë të ekspozuara për shitje mjaft libra e pajime kishtare; kryen ritet dhe fillon e përqendro- hesh në Liturgjinë Hyjnore, të cilën po e zhvillojnë atë Ilia Goga dhe atë Pandi Sota me psalt z. Jani Lala. Mediton…, por ndërkohë të tër- heq vëmendjen ikonostasi i ri, i gdhendur bukur dhe i kompletuar me ikona, të pikturuara nga ikono- grafët e Kishës sonë në Nazaret; të bëjnë përshtypje pikturat e pjes- shme murale të kohëve të vjetra në muret anësore, megjithëse të dëmtu- ara rëndë, por kanë mbetur më shu- më sesa gjurmë, të tërheq tavani i drunjtë në atë lartësi… Eshtë një kishë, që ndoshta si shumica e ki- shave të Myzeqesë do jetë e ndër- tuar në shekullin e XVIII-të.

Eshtë ditë jave e zakonshme, por kremtohet Shën Pandelejmoni (pra feston edhe atë Pandi, famullitari i kishës. Kjo ishte arsyeja që kishte ardhur nga Krutja atë Ilia, për të meshuar për kolegun, por njëkohë- sisht edhe për të takuar besimtarët e Divjakës e të zonës përreth, se- pse u kishte shërbyer atyre për rreth 2 vjet; po kështu edhe ikonom atë Tertio Gjoka nga Lushnja). Në kishë vë re një pjesëmarrje të kënaq- shme si nga besimtarët vendës, ash- tu edhe nga pushuesit e radhës në plazh. Pasi kryen dhe shërbimet e

çastit, prifti merr urimet e besimta- rëve që rrinin e bisedonin në hajatin e kishës. Aty takojmë edhe Aleksin me Vasilin, personat që merren me llogaritë, (duhet theksuar se të dy janë ndër më të rregulltit sekretarë – llogaritarë dhe janë shumë të kuj- desshëm në detyrat e tyre, sidomos në shlyerjen e detyrimeve).

Lëviz në oborrin e kishës; këna- qesh me atë jeshillëk dhe ndërkohë mëson se divjakasit janë shumë besimtarë. Ndërmjet tyre ka mjaft të devotshëm që bëjnë shumë për kishën. Fjalët më të mira thuheshin veçanërisht për Anastas Priftin apo inxhiniere Pellagjinë…. Kontributi i tyre shihet qartazi: te shatërvani i ndërtuar bukur, në lulishten që po sistemohet anash dhe pas kishës, te pusi i shpuar për ujë, por dhe te shtrirja e sistemit të vaditjes me pika, te zona memoriale pas altarit

me pllakën përkujtimore për të fje- turit, që ishin të parët e besimtarëve të sotëm, ku në të veçohen emrat e tre priftërinjve ikonomë, vendalinj: atë Aleks Lala, atë Spiro Prifti dhe atë Isak Tani – si simbol i të tërë atyre që e deshën kishën, punuan për të dhe fundja fjetën të nderuar e respektuar nga shoqëria dhe që patën fatin të përcillen sipas riteve orthodhokse. Sistemi i kaluar nuk i ka trembur besimtarët divjakas; ata vazhdonin në fshehtësi ritet e fesë së tyre.

Dëgjon plane për disa ndërtime, për restaurime të muraleve (janë ofruar shumë familje për të kontri- buuar, madje duke zbatuar traditën e hershme të pikturimit të kishës sipas shenjtorëve mbrojtës të fa- miljes….), dhe… konkludon se prifti me këshillin e kishës, të mbështe- tur fuqimisht dhe nga besimtarët,

kanë bërë dhe bëjnë një punë të mirë për mbarëvajtjen e fesë. Edhe marrëdhënia me të zgjedhurit e qytetit i ka dhënë zgjidhje disa problemeve…., po ashtu edhe mbë- shtetja e vazhdueshme e Mitropoli- së së Beratit dhe e Kryepiskopatës së Hirshme ka ndikuar në këto arritje.

Megjithatë kërkohet më tepër ndihmë, sidomos në ndërtimin e ndonjë objekti social – kulturor që ta zbukurojë tërë atë oborr dhe të japë ndikim në jetesën e përdit- shme; fonde në zënien e rrjedhjeve nga çatia, që po shkakton mjaft dëm; por kërkohet edhe mbështetja e Bërthamës së Trashëgimisë për të shfrytëzuar sa më drejt gatish- mërinë e mjaft familjeve divjakase që ofrohen për të restauruar pikturat murale në muret anësore të kishës.

Kristofor Beduli