PARAQITJE TË SKENËS SË LINDJES SË KRISHTIT NË PIKTURËN
MESJETARE TË SHQIPËRISË
Viktori Puzanova
QëH
në ditët e para të krijimit të Sektorit të istorisë së Artit Mesjetar, vëmendjen e ëpunëtorëve e tërhoqën, krahas me pikturat murale, edhe ikonat e vjetra që gjenden me shumicë nëpër të gjitha kishat e vendit tonë.
Mbasi u pastruan disa prej tyre dolën në dritë modele të shkëlqyeshme arti mesjetar me ngjy- ra të ndritshme dhe të gjalla, të punuara me një finesë shumë të madhe. Ndër tiparet kryesore të tyre shquajmë: kompozimin e përsosur, një ritëm dhe raport rigoroz të pjesëve të ndryshme, gamën e përmbajtur të ngjyrave në lidhje me vizatimin e imët, si pëlhura e merimangës e mjaft cilësi të tjera, që i shndërrojnë ato në vepra arti të shkëlqyera.
Në gjendjen që janë sot (përderisa mos të pas- trohen të gjitha ikonat, gjë që do të japë mundësi të saktësohen datat dhe të mund të bëhen disa korrigjime në përshkrimin e ngjyrave, ne mund t’i ndajmë të gjitha këto monumente të artit të vjetër të pikturës së vendit tonë në disa grupe, duke u mbështetur në tiparet e tyre specifike.
Element më i rëndësishëm, më i vlefshëm dhe grup më interesant për artin në përgjithësi (aq i pasur tek ne) janë monumentet e shekullit XIV. Në një grup tjetër duhen përmendur monumentet, që u aforizohen shumë këtyre dhe që ruajnë e zhvillojnë traditat bizantine në shekujt e pushtimit otoman. Midis ikonave tona të kësaj periudhe gjejmë ekzemplarë arti të lartë. Në to mund të shquhen mjaft imtësi krejt lokale, specifike. Këto ikona paraqesin një suk-ses të posaçëm për artin e Shqipërisë, mbasi japin mundësi të zbulohen veçoritë e shkollave lokale.
Siç dihet ikona është fryt i punës krijuese të një vargu shekujsh dhe i shumë brezave. Kjo duhet të plotësonte shumë kërkesa, qoftë kleri- ke, qoftë laike. Detyrat e saj u ndërlikuan gjith- një e më shumë. Perandoria bizantine diti ta shfrytëzonte atë për qëllime politike, ndërsa ki- sha për qëllime didaktike, duke e bërë atë “një predikim të heshtur” të Biblës për analfabetët.
Ikona ka një stil epik; lirika mungon thuajse krejt. Ritmi i brendshëm i ikonës është plot ma- dhështi, pa pasion dhe paraqet pushim dhe hesh- tje. Bota e paraqitur në të kërkon përpikmëri. Interesant është ligji i simbolikës së ngjyrave dhe vizatimeve, që vepron në të plot me hollësi që shpjegohen me vështirësi. Po çdo gjë këtu, kishte arsyen e veto Subjektet ishin gjithmonë
tradicionale, mishërimi i tyre urdhërohej me kanonë, ligji i të cilave duhej t’u nënshtrohej pa fjalë artisti. Piktori duhej të ruante traditën e konsakruar skemën e përgjithshme të veprës së tij, po në punimin e ikonës ai aplikonte të gjitha aftësitë e tij artistike, ku mund të paraqiste lirisht ndjenjat personale të ritmit, si e kuptonte koloritin dhe njohjen e ligjeve të strukturës.
Fuqia e shprehjes, bukuria e siluetave, kolo- riti-këto ishin momentet në të cilat mund të paraqiste egon e tij piktori i lashtë. Kështu lindën ato veçori të ikonës, që nuk janë shkruar asgjë- kundi: ligji i lëvizjes së vijave e fuqisë së tyre shprehëse dhe ligji i ritmit të brendshëm. Veçori që krijojnë variacione të pafund në skicat e si- luetave, qoftë si kompozim, qoftë si kolorit.
Më poshtë do të përshkruajmë tri paraqitje të temës së lindjes së Krishtit, ashtu siç i ka përfytyruar talenti i mjeshtrit të lashtë.
Skema e temës së lindjes së Krishtit, që u shpik në Bizant, është shumë interesant dhe plot me hollësi origjinale. Të gjitha grupet e ikonave kanë si bazë Ungjillin ose, epokrifët – legjendat.
Përsipër vihet zakonisht një grup engjëjsh që i këndojnë himne lindjes së Krishtit. Shpesh- herë, ata bisedojnë me barinjtë dhe u tregojnë lajmin e lindjes (Lluka II1-17). Qendrën e ikonës e zë zakonisht pamja e shpellës, ku qëndron shtri- rë Shën Maria. Rreth saj gjendet grazhdi i Krishtit të vogël (Lluka, II 1-7). Në shumicën e rasteve mbi grazhd gjenden një ka dhe një gomar. Ata e ngrohin Krishtin e vogël me frymën e tyre (Apo- krif). Përjashta shpellës nxitojnë “mbretërit”për t’iu falur dhe për t’i dhënë dhurata.
(vijon në numrin e ardhshëm)
Marrë nga revista “Tempulli”, nr.15.