Metamorfoza e Shpëtimtarit
Transformimi ynë personal
Nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës,
Kaninës dhe gjithë Myzeqesë,
Hirësi Ignati
“Nukjua bëmë të ditur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht duke shkuar pas përra- llave të thurura me mjeshtëri, por duke ju treguar se me sytë tanë e pamë madhërinë e tij.”
(2 Pjetri 1:16)
M
etamorfoza u bë pak para kryqëzimit të Zotit, dome- thënë në shkurt. Por, përse Kisha e kremton në gusht? Sepse e krem- tja është e ngazëllueshme dhe nuk shkon me periudhën e zisë së Kre- shmëve të Mëdha. Kështu admiroj- më edhe urtësinë e Etërve të Shenj- të, të cilët caktuan që Metamorfoza të kremtohet më 6 Gusht, 40 ditë para lartësimit të Kryqit të çmuar më 14 Shtator, e kremte e barabar- të me të Premten e Madhe dhe të Shenjtë, ditën e pësimeve dhe kry- qëzimit të Jisu Krishtit.
Shkaku për shpalljen e kësaj të
kremteje është si më poshtë: Zoti
kishte parathënë shumë gjëra te
nxënësit e Tij, për rreziqet, për pësi-
met dhe vdekjen e Tij, dhe madje
për vdekjen e vetë atyre nga idhuj-
tarët dhe armiqtë e Ungjillit. Dhe
sigurisht, të gjitha rreziqet, vuajtjet
dhe vrasjet janë të përkohshme dhe
i përkasin jetës së tashme. Por, ato
që kanë një rëndësi thelbësore janë
të mirat e jetës së përjetshme, tek
të cilat duhet të shpresojë njeriu.
Kështu pra, Zoti, duke dashur të
informojë nxënësit e Tij dhe të tre-
gojë haptazi cila lavdi na pret pas
kryqëzimit dhe vdekjes, lejon të shi-
kojmë një tregim të vogël të asaj
lavdie. Dhe ashtu siç shpjegon
himnografi i frymëzuar: “Që, duke
parë mrekullitë e Tij, -nxënësit- të
mos tmerrohen nga pësimet e Tj”.
Prandaj, sipas tregimit të Ungji-
llit, Zoti zgjodhi tre nga nxënësit e
Tij, Petrin, Jakovin dhe Joanin,
bashkë me të cilët u ngjit në malin
Thavor që të lutet. Të lodhur nga
rruga, të tre nxënësit e Tij, ranë në
gjumë të thellë. Por, ajo që dalluan kur u zgjuan ishte një pamje madhë- shtore. Fytyra e Zotit shkëlqente si dielli dhe rrobat e Tij ishin të bardha si drita. Madje Jisui ishte rrethuar nga Moisiu dhe Ilia. Kjo ngjarje e mrekullueshme është Metamorfoza Zotit. Por, cili është kuptimi i fjalës metamorfozës dhe cili është qëllimi i ngjarjes?
* *
Fjala metamorfozë do të thotë ndryshim i lavdishëm dhe qëllimi i kësaj ngjarjeje ka kuptim të dyfishtë për secilindo besimtar. Na tregon, nga njëra anë, lavdinë që na pret në qiell dhe nga ana tjetër, qëllimin e jetës sonë mbi tokë. Nuk kemi qëllim tjetër mbi tokë përveç trans- formimit tonë personal.
* * *
Nëse lindja e Jisu Krishtit shpreh bashkëzbritjen e Tij Hyjnore; nëse Kryqëzimi tregon zbrazjen nga lav- dia e perëndishme, përulësinë e skajshme dhe sakrificën e Tij të madhe; nëse Ngjallja shpall fuqinë e Tij; Shpërfytyrimi i Krishtit zbulon lavdinë e pashprehur të personit të Tij hyjnor. Lejon tre nxënësit e Tij, që e shoqërojnë përgjatë ngjitjes së Tij në Thavor, të bëhen “shikues të madhërisë së Tij” (V. 16). I denjë-
son të marrin përvojë “të lavdisë së Tij madhështore”. Këtë ngjarje tronditëse kremtojmë sot. Kësaj i referohet, në pjesën e Apostullit që dëgjuam, apostull Petri me fuqinë dhe sigurinë e dëshmitarit okular, një nga ata “që ishte” bashkë me Krishtin në malin e shenjtë të Tha- vorit, siç shkruan ai vetë. Sa e mre- kullueshme, sa madhështore skena! Dy nga personalitetet më të rëndësishme të Dhiatës së Vjetër, profetët e lavdishëm Moisiu dhe Ilia bashkëbisedojnë, me Zotin që është transformuar, “për ato që do t’i ndodhnin Atij” (Mark. 10:32). Është aq e madhe drita e saj, aq i madh shkëlqimi i Zotit, saqë nxënësit dëshirojnë të mos mbarojë kurrë. Petri nuk mund të përmba- het nga ndjenjat e shumta që i
përmbushin shpirtin dhe propozon: “Zot, mirë është që të mbetemi ne këtu” (Math. 17:4).
* * *
Dhe kur Petri ende nuk kishte mbaruar së foluri, papritur, një re e ndritshme, tregim i prezencës Hyjnore, mbuloi Zotin dhe profetët. Dhe një zë i qetë por edhe autoritar, i mbushur me lavdi e madhështi, zëri i Atit Qiellor, u dëgjua të thotë: “Ky është Biri im i dashur, që e pël-
qeva. Atë dëgjoni.” (Math. 17:5). Atij i detyroheshin bindje dhe nën- shtrim të plotë. Jisu Krishti nuk është vetëm njeri; është edhe Perë- ndi. Është Perëndi-njeri.
* * *
“Atë dëgjoni”
Kjo ishte një përgjigje ndaj kër- kesës së Petrit: “mirë është të mbe- temi këtu” (Matheu 17:4). Çdo gjë që është e kënaqshme duam të mos ndërpritet. Çdo gjë që është e pa- pëlqyeshme duam të mbarojë. Nje- riu është i gatuar për të kënaq- shmet. Për gëzimin dhe lavdinë. Prandaj nxënësit e Krishtit, sapo u gjendën në një gëzim dhe lavdi të pashprehur, brenda transformimit të Jisu Krishtit, nuk donin të mba- ronte kurrë.
“Mirë është të mbetemi ne këtu”
Të njëjtën gjë ndien edhe çdo shenjtor që jeton brenda hirit të metamorfozës. transformimi nuk është vend, por mënyrë jetese. Është fjala, ”Atë dëgjoni”, që u tha Ati Qiellor nxënësve të Jisu Krishtit. Ai që dëgjon Zotin Krisht transformohet. Ai që nuk ndien të transformohet çdo ditë, çdo orë, çdo moment, do të thotë se nuk dëgjon zë- rin e Perëndisë. Dëgjon zëra ma- shtrues. Që të dëgjojmë zërin e Pe- rëndisë duhet të transformohemi. Jo materialisht, por të transformo- hemi cilësisht, së brendshmi, shpir- tërisht. Të bëhemi përthithës të mi- rë të hirit.
Tri transformime mund të ndo- dhin tek njeriu: Ai dinak, kur i ligu shtrembëron shpirtin. Ndryshimi i mirë, kur njeriu bëhet gjymtyrë e gjallë e Kishës. Dhe ndryshimi për- fundimtar dhe i përjetshëm, që do të jetë trupor dhe shpirtëror, në ar- dhjen e dytë të Jisu Krishtit, kur njeriu do të vendoset në Mbretëri- në e Perëndisë.
Të gjithë ne kërkojmë ndryshi- me. Na pëlqen të ndryshojmë ide. Të ndryshojmë qytete, rroba, para, stoli. Duam gjithmonë të kemi diç- ka të re. Por të gjitha këto, janë të jashtme, sipërfaqësore. Nuk janë
(vijon në faqen 8)
Metamorfoza e Shpëtimtarit
(vijon nga faqja 7) thelbësore. Brenda tyre sjellin pri- shjen dhe vdekjen. Një është rino- vimi i vërtetë: Transformimi ynë personal më Krishtin.
Transformimi ynë, sigurisht, nuk do të bëhet me fuqitë tona, por me hirin dhe fuqinë e Atij, i Cili do të na mbështesë në luftën tonë shpirtërore, që të arrijmë në desti- nacionin tonë. Njeriu është aq i dobët në vetvete saqë tërhiqet shpejt nga mëkati që e pushton leh- të. Dhe shpirti i tij helmohet, njollo- set dhe deformohet. Dhe fjala e Apostull Pavlit: “mos u pajtoni me frymën e kësaj bote” (Rom. 12:2), pikërisht nga ky rrezik do që të na
shmangë. Ky pajtim, domethënë njëjtësimi i mënyrës së jetesës me njerëzit mëkatarë, dalëngadalë e deformon njeriun. Duhet të bëjë pi- kërisht të kundërtën ashtu si reko- mandon në të njëjtin varg Apostulli: “por shndërrohuni me anë të për- tëritjes së mendjes suaj”. Dome- thënë të shndërroheni shpirtërisht duke përvetësuar ndjenja të kri- shtera dhe duke jetuar jetë të vir- tytshme.
Por, edhe në fjalë të tjera të apostullit dëgjojmë: Ne të krishterët që përpiqemi, kemi luftë të dyfi- shtë. Të zhveshim çdo gjë mëkata- re dhe të vishemi me shenjtërimin, të vërtetën, virtytin, me Krishtin. Kjo
është rruga që na udhëheq në transformimin etik. Na këshillon: “Ecni si bij Drite” (Efes.5:9). Jetoni si bijtë e dritës, të ndritshëm dhe të transformuar në brezin tuaj.
* * *
Vëllezërit e mi të dashur më Krishtin. Njeriu bashkëkohor lufton të arrijë majat e dijes, të artit dhe të kulturës. Mirë bën. Në natyrën e tij është. Por humbet gjithçka kur nuk ngjitet edhe në majën e Thavo- rit. Vetëm nga atje mund ta shikojë qartë gjithësinë. Të ndiejë misionin e tij dhe të arrijë transformimin e tij personal. Mjafton të ngjitet me besë dhe përulësi. Mesazhi i qiellit
për tokën është: “shndërrohuni ditë për ditë me anë të përtëritjes së mendjes suaj” (Rom. 12:2). Nëse e dëgjojmë, atëherë do mu- ndemi edhe ne të themi në mënyrë të vetvetishme “mirë është të mbe- temi ne këtu” (Math. 17:4). Atë- herë jeta e Krishtit do të jetë jeta jonë. U bëftë.
(Kjo temë u mbajt nga Hirësi Ignati në mbledhjen e përgjith- shme të klerikëve, në Manastirin e Shën Vlashit, 6-7 gusht 2010.
Në numrin e ardhshëm do lexoni temën e Hirësi Joanit, “50 vite shërbimi: Shembull për t’u imituar”)