EmailFacebookKontakt

Shën Kozmai për misionin e të krishterit

Shën Kozmai për misionin
e të krishterit

“Duke studiuar Ungjillin e shenjtë dhe hyjnor, kam gjetur shumë mësime të cilat janë perla, diamante, thesare, pasuri, gëzim dhe kënaqësi. Midis të tjerash, kam gjetur edhe mësimin ku Krishti na thotë: ‘asnjë i krishterë, qoftë burrë a grua, nuk duhet të kujdeset vetëm për veten, se si mund të shpëtojë, por duhet të kujdeset gjithashtu edhe për vëllezërit dhe motrat e tij, që ata të mos bien në mëkat’.”

“Nëse do të mund të ngjitesha në qiell dhe të thërrisja me zë të madh, t’i predikoja botës mbarë se vetëm Krishti është Biri dhe Fjala e Perëndisë, Perëndia i vërtetë dhe jeta e të gjithëve, do ta kisha bërë.

Por, për shkak se nuk mund ta bëj këtë gjë
të madhe, bëj këtë të voglën. Shkoj nga
një vend në tjetrin dhe i mësoj vëllezërit e
mi, jo si mësues, por si vëlla.”
“A na ka dhënë Zoti pasuri? Është
detyra jonë të hamë e të pimë aq sa na
mjafton dhe të kemi rroba aq sa na duhen.
Ato që ngelen duhet t’i ndajmë për të
varfrit. Perëndia nuk na ka dhënë pasuri
me qëllim që ne të hamë e të pimë me
teprim dhe të bëjmë rroba të shtrenjta e të
ndërtojmë shtëpi madhështore, ndërsa të
varfrit vdesin nga uria. E pra, e tillë është
detyra jonë. Kuptojeni këtë. Që sot veproni
kështu dhe do të shpëtoheni.”