P
jr ta bërë më konkrete atmos-
ferën e gëzimit dhe si për të dë-
shmuar fuqinë dhe guximin që jep
të besuarit e thellë te Perëndia, më
15 gusht, veç të tjerash, në qendër
të fshatit Dhrovjan ishte organizuar
edhe ceremonia për përurimin e
ujësjellësit të fshatit. Kryepiskopi
Anastas kreu Shërbesën e Ajaz-
mës në një çezmë të ndërtuar në
mënyrë tradicionale, e cila pikërisht
do të përjetësojë këtë vepër që zgji-
dhi nevojën më jetësore të bano-
rëve. Falë kontributit financiar, por
kryesisht besimit që ngjalli te komu-
niteti i banorëve se kjo vepër mund
të realizohej, i tërë ky ujësjellës u
realizua në tre vitet e kaluara nga
Kryepiskopi.
Fjala e kryeplakut dhe pllaka
përkujtimore e vendosur në oborrin
e kishës është shprehja e mirënjoh-
jes për Kryepiskopin qe bëri realitet
ëndrrën për të pasur ujë në fshat.
Dhe tashmë uji arriti jo vetëm në
fshat, por në shtëpinë e çdo banori
të Dhrovjanit. Për të realizuar këtë
(vijon në faqen 3)
vepër tejet të vështirë (lar-
gësia nga burimi 5.5 km dhe
niveli mbi 400 m, me ndërtim
stacioni pompimi, shtrim të
tubacionit dhe punime të
tjera si depo uji dhe veprën
e marrjes së ujit), u desh që
Kryepiskopi jo vetëm të
gjejë fondet, por edhe të
ndjekë me kujdes çdo fazë
të punimeve dhe të mbajë
shpresën gjallë se do të për-
fundonte vepra.
Në këtë gëzim të ve-
çantë ishin të pranishëm
edhe zv/Prefekti i Sarandës
z. Gj. Mano, deputeti dhe
Kryetari i PBDNJ V. Dule,
Kryetari i Komunës Th.
Kaishi etj. Kryeplaku P.
Taçi mbajti fjalën e rastit
mbushur me falënderime,
sepse Kryepiskopi para
disa vjetësh ndihmoi edhe
në përmirësimin rrënjësor
të rrugës automobilistike
dhe në restaurimin e kishës.
Kryetari i komunës Me-
sopotam, që përfshin në
administrimin e saj edhe
Dhrovjanin, në letrën e tij
të falënderimit dhe mirë-
njohjes për Fortlumturinë e
Tij, thekson mes të tjerash,
se së bashku me shkollën
profesionale “Apostull Pavli”
(që u themelua me kujdesin
e Kryepiskopit dhe funksi-
onon në qendër të komunës)
dhe këto punë në Dhrovjan
për të tjera ndërhyrje në
shumë fshatra të kësaj një-
sie administrative, Kryepi-
skopi Anastas është bërë
bamirësi i madh i zonës dhe
ka kryer në të punë qe fi-
nanciarisht kapërcejnë të
gjitha ndërhyrjet me finan-
cim buxhetor nga shteti.
(Korresp.
“NGJALLJA”)