24 qershor 1992 – Përvjetori i zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit në krye të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë
N
ë datën 24 qershor, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye një Liturgji Hyj- nore panegjirike me rastin e 18-vje- torit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë.
Kjo ditë e shënuar ka një rëndësi të veçantë jo vetëm sepse i hapi rrugë ringritjes kanonike të Kishës sonë, por në radhë të parë ajo shënonte rifitimin e Autoqefalisë së saj, të vënë në diskutim nga shkatë- rrimi që kishte lënë pas regjimi komunist.
Në Liturgji bashkëmeshuan të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë, Kryepiskopi Anastas, Hirësia e Tij Ignati, Hirësia e Tij Joani, Hirësia e Tij Dhimitri, dy episkopët ndihmës, Hirësia e Tij Nikolla dhe Hirësia e Tij Andoni, dhe kryesekre- tari i Sinodit Protopresviter Jani Trebicka.
Në Liturgji merrnin pjesë edhe shumë besimtarë të të gjitha mo- shave, të ardhur edhe nga dioqezat e tjera, nxënës të Akademisë Teo- logjike të Shën Vlashit dhe të shko- llës së mesme “Kryqi i Nderuar”, Sukth.
Në fund të Liturgjisë, në emër të Sinodit të Shenjtë dhe të gjithë besimtarëve, përshëndeti Kryepi- skopin Anastas, Mitropoliti i Korçës. Hirësia e Tij Joani, duke u nisur nga e kremtja e ditës vlerësoi lart veprën e Fortlumturisë së Tij, duke thek- suar veçanërisht ndjenjën e mirë- njohjes së thellë për të dhe nevojën për ta pasur edhe për shumë vite akoma në krye të Kishës sonë.
Pastaj, të gjithë të pranishmit, morën pjesë në pritjen e rastit në sallën e godinës së shkollës së re “Protagonistët”, në oborrin e kishës “Ungjillëzimi Hyjlindëses”, ku pa- tën mundësinë t’i shprehin edhe personalisht urimet e tyre Kryepi- skopit Anastas.
***
Ngjarja më e shënuar në jetën dhe shërbesën e një Primati është
dita kur ai zgjidhet në krye të Kishës që drejton. Është dita që merr uri- met nga homologët dhe bën bilan- cin e një jete në shërbim të besimit. Por, kur flasim për Kryepiskopin Anastas, 24 qershori i vitit 1992 është shumë më tepër se kaq. Në një të kremte të shënuar, si ajo e lindjes së Shën Joan Pagëzorit, atij i ngarkohej një mision dhe kryq i rëndë: Të drejtonte Kishën e shka- tërruar të Shqipërisë, të bënte atë që dukej e pamundur: ta ringjallte mbi gërmadhat e lëna nga sistemi komunist.
Që kur erdhi si Eksark Patriar- kal, në verën e vitit 1991, Episkopit (i hirotonisur si i tillë më 1972), Mi- tropolitit të Andrusës Anastasit, i ishte shfaqur përpara një imazh apokaliptik i besimit: Pa kisha, pa objekte administrative, pa klerikë dhe sidomos, me disa breza njerë- zish të mbajtur me dhunë larg besi-
mit dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë. Shumëkush do të ishte dekurajuar, por jo veprimtari i dalluar apostullor i ditëve tona, që kishte kaluar më përpara vështi- rësitë e Afrikës dhe të lëvizjes ekumenike botërore.
Ai e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, tek formimi i klerit dhe ringritja e tempujve, për ta shtri- rë gjithmonë e më tepër edhe në fushat e tjera dhe sidomos në atë të ndihmës sociale. Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtimi dhe aftësitë e rralla, që bënë që besim- tarët orthodhoksë të vendit tonë të vlerësonin se ai ishte personi i për- shtatshëm për ta vazhduar këtë vepër. Ky vlerësim iu shpreh Patri- arkanës Ekumenike në mars të vitit 1992, nga një delegacion i gjerë zyr- tar kleriko-laik i Kishës sonë, që bëri një vizitë pranë saj.
Më pas, më 30 maj 1992, Kë-
hilli i Përgjithshëm i Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë i drejtohej me një kërkesë zyrtare në emër të besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut. Në të, pasi lavdërohej e vlerësohej lart puna e jashtëzakonshme e Ek- sarkut, theksohej, se, që Kisha t’u përgjigjej nevojave të shumta, që të shpejtohej riorganizimi i saj mbi baza kanonike, që të rikthehej e barabartë në gjirin e kishave motra, ishte nevoja që të ngrihej sa më shpejt një hierarki e aftë për të për- balluar këto detyra. Ndaj, si Kisha mëmë, që kishte dhënë autoqefali- në, i takonte Patriarkanës Ekumeni- ke të përdorte të drejtat e detyrat e saj për plotësimin kanonik të struktu- rave të Kishës sonë, duke nisur nga Kryepiskopi, ku vlerësohej se Prof. Dr. Anastasi ishte personi më i për- shtatshëm për të marrë këtë dety- rë. Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, pasi shqyrtoi këtë kër- kesë, duke pasur parasysh se nuk kishte mbetur i gjallë asnjë episkop me origjinë shqiptare, duke marrë në konsideratë punën e shkëlqyer të Imzot Anastasit, vendosi më 24 qershor 1992 zgjedhjen e Tij Krye- piskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Nuk ishte ky një fron i rehatshëm, ishte një kryq i rëndë, të cilin Fortlumturia e Tij e ngriti me guxim e vetëmohim dhe arriti të realizojë atë mrekulli që jetojmë të gjithë sot.