EmailFacebookKontakt

Patriarku Kirill klerit: Përdorni Internetin

Liturgji Hyjnore në Kapadoki Patriarku Kirill klerit:
Përdorni Internetin

P
atriarku i Moskës Kirilli
mbështeti përdorimin e
Internetit gjatë një takimi
me klerikë në dioqezën e
Tver-it. Sipas tij kleri, për-
veç detyrave të zakonshme
baritore, duhet të ndërmarrë
detyrën e misionarit nëpër-
mjet internetit dhe blog-eve.
Patriarku deklaroi që çdo
dioqezë, çdo enori duhet të
krijojë një faqe të vetën në
Internet, në mënyrë që ajo
të përhapë Ungjillin kudo, por edhe të krijohet mundësia e
diskutimit të drejtpërdrejtë me të rinjtë nëpërmjet email-ve.
Gjithashtu, Fortlumturia e Tij deklaroi që çdo enori du-
het të disponojë bibliotekë, me libra të shtypur, por edhe
elektronikë. Gjithashtu, në zonat e thella numrin e celularit
të priftit duhet ta dinë të gjithë banorët e rajonit.