Një bashkëmeshim i shkëlqyer, u krye nën drej- timin e Patriarkut Ekume- nik Vartholomeu I në Kapa- doki, Turqi, ku kanë jetuar shumë shenjtorë, me pjesë- marrjen e Patriarkut të Ale- ksandrisë Theodhorit dhe të Kryepiskopit të Athinës Je- ronimit. Në këtë bashkë- meshim merrnin pjesë edhe Mitropoliti i Volokolamskit Ilarioni, i cili përfaqësonte Patriarkun e Moskës Kirillin dhe Kryepiskopi i Komanës Gavriil, i Eksark Patriarkal i kolonive të traditës ruse në Evropën Perëndimore.
Mesha u krye në Kishën e Shën Theodhorëve të Ma- lakopisë, me praninë e hie- rarkëve, klerikëve, murgjve dhe murgeshave, si edhe të qindra besimtarëve nga Konstandinopoja, eparhitë e Fronit Ekumenik dhe nga Evropa.
Në fjalimin e tij Patriar- ku Ekumenik i ftoi kapa- dokasit të mos harrojnë dhe- un e të parëve të tyre. Ndërsa Kryepiskopi i Greqisë, Jero- nimi, u shpreh se gurët e Kapadokisë flasin dhe sje-
llin përpara nesh të krishte- rët që jetuan si orthodhoksë në këto vende dhe krijuan ikona e kisha të mrekullue- shme.
Mitropoliti i Volokolam- skit, Ilarioni transmetoi ura- tat e Patriarkut dhe të Kishës së Rusisë dhe iu referua hi- storisë së Rusisë dhe perse- kutimeve që pësoi Kisha e saj në dekadat e mëparshme. E duke përsëritur fjalët e pri- matit të Orthodhoksisë, i ftoi besimtarët të mos harrojnë dheun e të parëve të tyre, të mos braktisin kishat e Kapa- dokisë dhe të mbështesin Patriarkun Ekumenik.