Lindi (më 367-368) në
Konstandinopojë, nga prindër tepër të shquar (zyrtarë), të cilët vdiqën he- rët. Ajo u rrit nga Theodho- sia shpresëtare, motra e Shën Amfilohit të Ikonisë (23 nëntor). Sipas një tjetër versioni, nëna e saj ishte po kjo Theodhosia. Ati i saj quhej Selefki. Më 386 u martua me guvernatorin e Konstandinopojës, Nevri- dhin, por ai vdiq shpejt, duke e lënë atë vejushë dhe ka mundësi edhe të virgjër. E famshme për pasurinë, bukurinë, zgjuarsinë, eduki-
min dhe karakterin e saj nuk e pranon ndërmjetimin e perandorit Theo- dhosi i Madh (17 janar) për një martesë të dytë. Dhe kalon në filantropi me aq shumë zell, saqë patriarku Shën Nektar (11 nëntor) e dorëzon dhja- koneshë edhe pse ishte e re dhe e mban si këshilltare të tij (atëherë gratë mund të merrnin vetëm gradën e parë të priftërisë). Tani ajo i përkushto- het bamirësisë në çdo fushë dhe shpërndan pasurinë e saj të paimagjinu- eshme pa kursim dhe pa u menduar – kjo e fundit e detyroi më vonë shën Joan Gojartin (13 nëntor) ta qortonte atë. Admirimin dhe mirënjohjen e tyre vijnë që t’ia shprehin edhe patriarkë. Në kohë të ndryshme u njoh me shenjtorë të ndryshëm, si me Amfilohin, Epifanin e Qipros (12 maj) dhe Grigor Theologun (25 janar). Madje ky i fundit i përkushtoi martesës së saj një poezi “Nxitje (ose këshillë) drejt Olimbiadhës”, ku na jep idealin e bashkëshortes së krishterë. Por kryesisht oshënarja ka qenë fëmija shpirtërore e përkushtuar e Krisostomit dhe e përkrahu në mënyrë të paparë në përpjekjet dhe luftërat e tij në fronte të shumta. Njëkohësisht ajo ishte igumene në manastirin që ndërtoi, me 250 murgesha. Kur Gojarti u internua, omologjetja e papërkulur iu nënshtrua përndjekjeve dhe shpif- jeve të armiqve të tij. Që nga internimi kryepiskopi e inkurajonte, duke i dër- guar 17 letra, që njihen si kryevepra. Ato na zbulojnë thesarin e virtyteve të saj. Edhe ajo u preh në internim, në Nikomedi, më 25 korrik 408.
Atë Justini