EmailFacebookKontakt

Një rrugë me emrin e Kryepiskopit Anastas, në Këlcyrë

K

ëshilli Bashkiak i qytezës së

Këlcyrës ruante një surprizë të këndshme për Kryepiskopin Anastas: me vendimin njëzëri të tij, një nga rrugët në qendër të qytezës mori emrin e Kryepiskopit Anastas. Në ceremoninë e vendosjes së plla- kës së mermertë me emrin e rrugës mori pjesë edhe vetë Fortlumturia e Tij.

Shumë besimtarë, së bashku me priftërinjtë e tyre, si dhe autoritetet lokale të qytetit organizuan një pri- tje të ngrohtë për Kryepiskopin. Në kishën e Ungjillëzimit të Perëndi- lindëses dhe Ngjalljes së Zotit u bë një lutje e shkurtër dhe Kryepisko- pi, i shoqëruar gjithmonë nga Hirë- sia e Tij Dhimitri, bëri një përshë- ndetje të ngrohtë, duke iu referuar si përparimit të jashtëzakonshëm që është shënuar në Kishën Ortho- dhokse në përpjekjen për ringjalljen e saj pas persekutimit ateist shu- mëvjeçar, ashtu dhe përpjekjes që duhet të vazhdojë çdo besimtar në veçanti që të rinovohet shpirtërisht dhe të përforcojë besimin e tij te Perëndia.

Kryetari i Bashkisë së Këlcy- rës, z. Agron Tahiri, në sheshin para Bashkisë lexoi vendimin lidhur me nderimin e Fortlumturisë së Tij. Ky nderim bëhet në personin e Kryepiskopit Anastas për punën dhe veprën e tij shumëdimensionale për ringjalljen e Kishës Orthodho- kse, promovimin e bashkekzisten- cës paqësore dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në vend, por në veçanti për kujdesin e Tij për Këlcyrën.

Në Këlcyrë kisha madhështore në qendër të qytetit, që nderon Un- gjillëzimin e Perëndilindëses dhe Ngjalljen e Zotit, ka qenë ndër ve- prat e para që realizoi Kryepiskopi. Gjithashtu, ndër klerikët e parë që ai hirotonisi është prifti famullitar i Këlcyrës. Në vazhdim, Fortlumtu- ria e Tij u kujdes edhe për pajisjen e brendshme dhe zbukurimin e kishës. Me kujdesin dhe burimet financiare të Kryepiskopit gjitha- shtu u ble në krah të saj një godinë, që shërben si qendër rinore dhe shpirtërore. Shumë afër me qyte- zën, në Grykën e Këlcyrës, nga ana e Kryepiskopit u ngrit nga themelet manastiri i ri i Shën Nikollës, i cili

ishte shkatërruar plotësisht. Ai përbën vend lutjeje për banorët e zonës (jo vetëm për të krishterët).

Më e rëndësishme ndër të gjitha këto për Kishën Orthodhokse dhe Kryepiskopin Anastas mbetet ndihma që është dhënë në mbë-

shtetje të rinisë. Shumë të rinj dhe të reja nga zona kanë vazhduar ose vazhdojnë shkollën me bursë të dhënë nga Kryepiskopi në vatrat arsimore të Kishës, ndërsa dhjetëra të tjerë vit pas viti marrin pjesë në kampingjet rinore.

Në vazhdim vijoi një pritje si- mbolike në qendrën shpirtërore, ku u shkëmbyen përshëndetje dhe u dha një program i shkurtër me saze popullore tradicionale nga të rinjtë e Qendrës Shpirtërore Orthodho- kse të Këlcyrës.