EmailFacebookKontakt

Vizitë në bashkinë e Gjirokastrës

K

ryetari i Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur . Bime e ftoi Kryepiskopin Anastas të vizi- tojë selinë e bashkisë, vizitë që u realizua të hë- nën në mëngjes. Kryetari i Bashkisë dhe dy nën- kryetarët e pritën përzemërsisht Kryepiskopin dhe vijoi një bisedë e ngrohtë.

Kryetari i Bashkisë u shpreh me fjalët më të ngrohta për veprën e Kryepiskopit Anastas për ringritjen e Kishës Orthodhokse në vendin tonë, por edhe për veprimtarinë publike më në përgjithësi dhe në mënyrë specifike në promo- vimin dhe thellimin e vazhdueshëm të përvojës

së vyer të bashkekzistencës dhe bashkëpunimit të komuniteteve fetare. Foli gjithashtu për per- spektivën që hapet edhe për komunitetin Ortho- dhoks në Gjirokastër me ndërtimin e Kishës së re Katedrale të Ngjalljes së Zotit, si edhe kom- pleksin arsimor që do ta shoqërojë.

Kryepiskopi, në përgjigje të mirëseardhjes së ngrohtë, foli për interesimin me të cilin ndjek veprën që po realizohet në qytet, si një portë hyrëse e rëndësishme e Shqipërisë. Në veçanti, ai iu referua çështjes së trashëgimisë kulturore që Gjirokastra e ka të pasur dhe se Kisha Ortho-

dhokse e ka dhënë e para shembullin, jo thjesht duke blerë një kompleks banesash tradicionale dhe duke e restauruar atë, por, kryesisht, duke i ridhënë jetë, duke e përdorur atë si qendër administrative e shkollë.

Kryepiskopi pati gjithashtu rastin të theksojë se, si Kisha e re, edhe ndërtesat e tjera të kom- pleksit që do të ndërtohet janë projektuar me kujdes dhe do të zbatohen me ritme intensive, por sidomos me merak, në mënyrë që të zbu- kurojnë qytetin.

U theksua se takime të kësaj natyre dhe në veçanti bashkëpunimi mes autoriteteve lokale dhe Kishës janë në dobi të komunitetit dhe të qytetit, janë në mbështetje të perspektivës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tij.

Në këtë kuadër, z. Bime e falënderoi Kryepi- skopin për dhurimin së fundmi, për Bashkinë, të një numri koshash për mbeturinat urbane, në kuadër të një programi mjedisor.

Kryepiskopi shoqërohej nga Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri.

Kjo vizitë u pasqyrua në mënyrë të zgjeruar në median lokale me komentet më të mira për punën dhe gjithçka që ofron në Gjirokastër dhe komunitetin lokal të saj Kisha Orthodhokse e personalisht Kryepiskopi.