“Aktet e terrorizmit dhe ndërgjegjja fetare”
Ceremoni e shkëlqyer në Universitetin e Qipros
për nder të Kryepiskopit Anastas,
i cili u nderua me titullin “Doktor Nderi”
M
ë 17 qershor, Universiteti i
Qipros organizoi një cere
moni të shkëlqyer me rastin e de-
korimit “Doktor Nderi” (Doctor
Honoris Caussa), i Fakultetit të
Shkencave Sociale dhe Shkencave
të Edukimit, të Kryepiskopit të
Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqi-
përisë, Imzot Anastasit.
Duke i uruar i mirëseardhjen
Kryepiskopit, në fjalën e tij Rektori
i Universitetit të Qipros, Profesor
Stavros Zenios, tha: “…Listës së
personaliteteve të shquara që nde-
rojnë Universitetin tonë i shtohet
sot edhe Fortlumturia e Tij, Krye-
piskopi Anastas, gjë e cila përbën
nder të veçantë për Institucionin
tonë”.
Dekani i Fakultetit të Shkenca-
Më pas u vazhdua me shfaqjen e një materiali të shkurtër filmik, ku jepeshin çaste nga puna hiera- postolike e Kryepiskopit Anastas, veçanërisht në Shqipëri, për rilindjen nga hiri i persekutimit ateist të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale.
Pasi veshi timvanin akademik dhe iu dorëzua per- gameni i vendimit, Fortlumturia mbajti ligjëratën e tij me temën tepër bashkëkohore: “Aktet e terroriz- mit dhe ndërgjegjja fetare”.
Fillimisht Kryepiskopi shprehu përgëzimet e tij për Universitetin e Qipros, për zhvillimin e tij të shpej- të, aktivitetin e tij shumëplanësh, duke mbështetur në mënyrë të qenësishme shoqërinë qipriote në përparimin e saj. Në vazhdim, u fokusua në trajtimin e temës mbi terrorizmin, që mbizotëron në disku- timin mbarëbotëror, në mënyrë të posaçme nga gru- pime ekstremiste islamike, në emër të besimit fetar. Ligjërata ishte në sinkron të plotë dhe me informa-
(Vijon në faqen 4)
ve Sociale dhe Shkencave të Eduki- mit, Profesor Athanasios Gagatsis, lexoi vendimin e Senatit të Universitetit për dhënien e titullit më të lartë të Universitetit, atë të shpalljes “Profesor Nderi”, duke iu referuar mes të tjerave faktit që vendimi ishte i njëzëshëm. Vendimi, përtej referencave për arritjet në sektorin e hulumtimit shkencor nga ana e Kryepiskopit, thekson edhe faktin se “…Kryepiskopi u shqua për prurjen e tij tejet të rëndësishme në kul- tivimin e ndërgjegjes fetare dhe në forcimin e unitetit mbarëbotëror”.
Me një fjalim plot emocione për personalitetin dhe veprën e Kryepi- skopit foli Profesori i Asociuar i Departamentit të Edukimit, Stavros Fotiou, i cilimes të tjerash tha: “…në jetën dhe veprën e Fortlumturisë bashkekzistojnë harmonikisht dhja- konia hieratike, hulumtimi shken- cor dhe dëshmia sociale. Si një fi- gurë kulmore e Kishës, e shoqërisë, e arsimit, si shërbëtor i denjë i Ki- shës Orthodhokse, mësues i dallu- ar akademik, bashkëbisedues eku- menik i shquar, Kryepiskopi i Shqi- përisë Anastasi kontribuon në dialogun mbarëbotëror për mirë- kuptimin dhe solidaritetin mes njerëzve dhe popujve…”.
“Aktet e terrorizmit
dhe ndërgjegjja fetare”
(vijon nga faqja 3)
cionin e përditësuar lidhur me trajtimin e fenomenit nga pikëpamja e informacionit, trajtimi shkencor dhe teologjik. Mes të tjerave, Kryepiskopi tha: “…çdo krim që bëhet në emër të fesë është krim ndaj vetë besimit fetar. Çfarëdo lloj dhune në emër të besimit fetar dhunon, në të gjitha kuptimet e fjalës, vetë besimin. Asnjë konflikt luftarak nuk është i shenjtë. Paqja, vetëm ajo, është e shenjtë”.
Përveç autoriteteve drejtuese dhe të profesoratit të Universitetit të Qipros, ceremoninë e nderuan me praninë e tyre Kryepiskopi i Qipros, Krisostomos II, ish-Presidenti i Qipros, z. Jorgos Vasiliou, deputetë, di- plomatë etj.
Vlen të theksohet, se Ligjërata e Kryepiskopit u mbajt në kuadër të Ligjëratës së Vitit në kujtim të Dinos Levendis, që organizon çdo vit Universiteti i Qipros në bashkëpunim me Fondacionin “A. J. Levendis”.
Me rastin e vizitës dhe qëndrimit në Lefkosia, Kryepiskopi Anastas pati disa takime të tjera.