Programi i kampeve verore
me fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë
P
eriudha e verës është një gëzim i veçantë për
të rinjtë dhe të rejat orthodhokse. Është bekim
i madh që ata marrin pjesë në një nga veprimtaritë
më të mëdha që organizon Kisha jonë për formimin
dhe edukimin e brezit të ri. Sivjet, kampet kanë
nisur në muajin qershor dhe do të përfundojnë në
fillim të muajit gusht. Për djemtë është menduar
ndjekja e traditës në Manastirin e Hirshëm “Fjetja
e Hyjlindëses” në Zvërnec të Vlorës. Tre kampe,
për fëmijët, gjimnazistët dhe studentët, do të presin
me qindra të rinj nga të gjitha enoritë. Ndërkohë
edhe për vajzat do të ndiqet itinerari i zhvillimit të
tre kampeve në Manastirin e Hirshëm “Shën Joan
Vladimiri”, pranë Elbasanit. Programi do të jetë i
larmishëm dhe nuk do të mungojnë as risitë, të cilat
i tërheqin të rinjtë për zhvillimin e jetës së tyre shpir-
tërore dhe sociale.
Kampet do të zhvillohen nën kujdesin e Fort-
lumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili i konsi-
deron ato si “shkolla verore”. Ky është viti i 14-të i
zhvillimit të këtyre kampeve dhe mbetet një prej
aktiviteteve më të shumëpritura jo vetëm nga të
rinjtë, por nga i gjithë komuniteti orthodhoks.
Kampet do të zhvillohen:
Për djemtë:
Kampi I
Kampi II
Kampi III
Për vajzat:
Kampi I
Kampi II
Kampi III
21 qershor – 1 korrik;
9 korrik – 19 korrik;
26 korrik – 4 gusht.
1 korrik – 10 korrik;
13 korrik – 22 korrik;
26 korrik – 4 gusht.
Por këtyre kampeve iu shtohen edhe ato lokale,
si në Liqenas, në manastirin e Shën Joan Prodhromit
në Voskopojë etj., në Mitropolinë e Korçës; në Gliko-
mil, Manastirin e Shën Jorgjit, në Çukë etj., në Mitro-
polinë e Gjirokastrës etj., si dhe dhjetëra kampe dito
re e veprimtari të larmishme me fëmijë e të rinj.