EmailFacebookKontakt

Veprimtaritë për fëmijë mbyllen me pelegrinazhe dhe ekskursione

M
e ardhjen e stinës së ngrohtë
të verës, Zyra Kombëtare e
Fëmijëve mbylli aktivitetin e saj
vjetor në shtatë qendrat e Tiranës:
pranë Kishës “Ungjillëzimi i Hyj-
lindëses”, në Bathore, pranë Shkollës
së Kuqe, në Selitë, në qendrën
“Thavor”, në Qytetin Studenti dhe
në qendrën e fëmijëve pranë komu-
nitetit rom. Me mbylljen e këtyre
aktiviteteve u zhvilluan pelegrina-
zhe dhe ekskursione të veçanta për
këta fëmijë, të cilët kanë qëndruar
gjithmonë pranë veprimtarive shpir-
tërore dhe edukative të Kishës.
Këto ekskursione u mirëpritën
me gëzim nga fëmijët pjesëmarrës
që u zhvilluan në datat 16 maj, 22
maj dhe 12 qershor. Të organizuar
në grupe të gjithë fëmijët së ba-
shku me drejtuesit e tyre u nisën
drejt bregdetit, ku një pjesë e tyre

Veprimtaritë për fëmijë mbyllen
me pelegrinazhe dhe ekskursione
vizitoi dhe Manastirin e Hirshëm të
Shën Vlashit, si edhe Gjirin e Lalzit.
Gjatë kohës së ekskursionit fë-
mijët të organizuar në grupe, dolën
shëtitje gjatë bregdetit, luajtën,
kënduan, soditën natyrën e mreku-
llueshme që Perëndia i ka dhuruar
njeriut etj. Ekskursioni bashkë me

natyrën e ngrohtë solli ditë të paha-
rruara në mendjet e tyre të vogla,
gëzim edhe hare dëgjohej nga zërat
e tyre. Aktivitete të tilla nxitin, inku-
rajojnë edhe i motivojnë fëmijët që
të jenë gjithmonë më pranë Kishës
Orthodhokse, si e ardhmja e saj.
Gabriel Bërdufi